Engjëllushe Sheme Koltraka Trojvogjli
Me moshë mijëra vjeçare
Nëpër shekuj qëndresa shqiptare
Qëndresa zhvillohet nëpër sheshe
Në sheshe nuk ka më buzëqeshje.
Në Shqipëri komandojnë bandat
Dikur fitoren e vendosnin shpatat
Paqësore protestat e Qershorit
Sot Tirana i ngjanë Trojvogjlit.
Nga dhuna arratisen kujtimet
Dhuna i arratisi gëzimet
Dhuna mbolli hidhërimet
Dhuna solli arrestimet…
Sot u arrestua shqiptaria
Mbi rininë u sul barbaria
Barbaria i tërhoqi zvarrë
U gjakosën sheshe e trotuarë.
U trazuan kujtimet e mia
Kujtimet që shkroi historia
Njëzet e nëntë Qershori dikur
Shënoi fitoren e madhe për flamurë.
Trojvogjli te Kuke Kastrioti
Aty lindi Gjergj Kryezoti
Lavdinë e tij e rriti moti…
Në sytë e mi nuk u tha Loti!
Shtohet loti në sheshin e Tiranës
Për të dhunuarit qanë zemra e nënës
U dhunuan djemtë e shqiptarisë
Pse demaskojnë vjedhjet e Lubisë…
Pse kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
I cili mburret se është vllau i Vuçiqit
I cili arreston heronjtë e Luftës
Ata që Lirinë e sollën me grykën e pushkës.
Dritan Goxhaj, hero i gjallë
Po tregon trimëri të rrallë
Ai luftoi për vëllzerit kosovrarë
Pse do Çamërinë e heqin zvarrë!!!
Kur lexoj Heroi pesë pika
Hajdutëria u drithërua nga frika…
Me hajdutërinë nuk ka negociata
Hajdutëria më e zezë se nata!
Qëndresa shqiptare nuk njeh parti
Ka vetëm një zemër plot shqiptari.
Me babë e nënë, me burrë e grua
Rreth një flamuri janë bashkuar.
Tek rinia sot është shpresa
Në zemrat rinore mal është qëndsresa
Që do të shemb malin e hajdutërisë
Shqiptaria të shpëtojë prej skllavërisë.
Hajdutërisë i janë errur sytë
Në të katër anët i ngrihen stuhitë
Stuhia do i gropos në të madhen vorbull
Stuhia po i fshin rreth e rrotull.
Qëndresë bëmë pesëqind vjet
Edhe pse kalatë u shkërmoqën krejt…
Edhe pse na i rrafshuan kullat
Edhe pse ballit iu shtuan rrudhat.
I bëmë ballë dhunës së Anadollit
U premë kokat përbindëshave të Stambollit
Me teh të shpatës pritëm krajlat e Serbisë
Kurrë nuk u thye qëndresa e shqiptarisë.
Pesëdhjetë vjet përballuam luftën e klasës
Kur në pranga dëgjonim rënkimin e babës
Kur si ujëvarë rridhnin lotët e nënës
Kur dëshmitar kishim dritën e hënës.
Sot na tërhoqi zvarrë hordhia e krimit
Që janë beniamimët e teorisë së Stalinit
Që përdorin patronazhistët si leva të spiunimit
Patronazhistët zëvëndësojnë punonjësit e sigurimit.
Teoria e Stalinit e do popullin e të varfër
Të mos ngopet kurrë kur ulet në sofër
Popullin shtype si kalin e punës
Se kështu i nënshtrohet më kollaj dhunës.
Mafja punon pa shkresa, pa vula…
Ta lë kotecin të thatë pa pula!
Nuk të lë të vjelësh pjergullën e rrushit,
Mishin e do të pjekur në zgarë të prushit.
E pi shishen e verës tridhjetë mijë euro
Po nuk pinë drogë, bëhen me nerva!
Shkatërrojnë çdo gjë që iu del përpara…
Bujkut në arë nuk i mbinë më fara.
Minatorit në galerë i fiket kandili
Kruspulloset pensionisti si kërmilli
Në spital i sëmuri sheh vdekjen me sy
Vuajtjen ia vari në qafë popullit si stoli.
Në kurriz të popullit majmen oligarkët
Se në Kuvend i kanë ortakët
E shfrytëzojnë popullin me forma të reja
Nga Zoti në kokë u rëntë rrufeja!…
Me vjedhjet jeni bërë të pështirë.
Populli tash po u njeh mirë.
Sdao të mbuloni njëri-tjetrin
Hajduti i ri ngjanë me të vjetrin.
Pa kur diskutoni në sinkron
Secili Kryeministrin më shumë lavdëron
Secili të lëpijë pret një kockë
Se pa kocka nuk jetoni dot…
Sot provokuat qytetarinë
Qytetaria tregoi pjekurinë
Përballë qeverisë paçavure
Qëndron qytetaria plot me nure.
Qytetarisë mos ia qani hallin.
Në Europë rriti vajzën e djalin.
I shkolloi deri në Amerikë
Fatet e Kombit i mbrojnë pa frikë.
Tash që u mbuloi turpi
Thoni:-Punë të mirë bën hajduti…
Tash që faqja u është nxirë
E quani hajdutin shqiptar i mirë!
Kush do t’ua gdhend kokën?!!!
Me hajni çuditët botën…
Po u dalin shumë të pa lara
Nuk po gjeni kush është e para…
Hajni e krime keni aq shumë
Nuk ua lanë dot asnjë lumë
Do t’u pastroj sot qëndrestari
Që ka gen të pastër shqiptari.
Malet shqiptare plot me shqiponja
Për Atdhe zgjuar rri vetë Dodona
Zgjuar rri dhe Gjergj Kastrioti
E duam Atdheun siç na e fali Zoti!
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar










