T O K S I K E

0
590
La-ilustrim

Arben Çokaj

TOKSIKE

Ajo
ishte një vajzë
që kishte para…

por e thatë nga ndjenjat…
e palumtur në ftohtësinë
e saj…

Ajo, e donte kaq shumë veten,
sa nuk kishte vend për tjerët
në mbretërinë e saj…

Nuk mund ta çoje një bisedë
deri në fund, as mish as peshk
me të!
S’kishe asgjë prej saj…

E dyzuar, me dy personalitete
shtegtonte sa te njëri, te tjetri
në varësi të gjendjes emocionale
të saj…

Ndizej papritur, si barut,
Shpërthente,
Pavarësisht sjelljes tënde…
Me të mirë e me të keq, bashkë

Sillej si i thoshte Muhoja
inkoherente, nga shekulli i 7-të,
dhe “dijetarët” injorantë
islamë…

Kështu i ngrysi ditët
në pritje të përhershme,
që zgjidhja t’i vinte
nga lart…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.