Dialog erotik

0
248
Ilir Muharremi - Thyerja

Niki: Italia ka plazhe të bukura.
Dani: (gjysmë i zhveshur) Po Spanja?
Niki: (gjysmë e zhveshur) Për plazhe?
Dani: (ia masazhon shputën e këmbës) Makinat? Të pëlqejnë makinat?
Niki: Më shumë më pëlqejnë lulet e fushës.
Dani: (duke qeshur) Po, ato nuk kanë nevojë për asgjë.
Niki: S’janë të varura nga askush. Rriten si të duan… të bukura dhe të lira!
Dani: Thjesht të mrekullueshme!
Niki: Në librin “Lulet e së keqes” të Bodlerit…..
Dani: (e ndërpret duke ia masazhuar shputën e këmbës) A ka ndonjë gjë në atë libër, pak më afër? Më afër se plazhet e Italisë ose Spanjës, apo ti? (Qesh) Nuk ke qenë kurrë në bregdetin e Italisë?
Niki: Po më paragjykon?
Dani: (ngrihet, i afrohet ) Po! Po të paragjykoj! (afrohet, ia ledhaton flokët, pastaj fytyrën, e puth, shmanget pak me mirësjellje) Pse nuk marrim disa ditë pushim dhe të
shkojmë?

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.