SHAQET AJDIN AJDINI (1898-1943)

0
Dëshmorët për Shqipëri etnike - lapidar MK

Pllaka përkujtimore e dëshmorëve të rënë për Shqipëri Etnike.

DËSHMORË PËR SHQIPËRI ETNIKE

NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI

Shaqet Ajdini lindi në vitin 1898, në fshatin Kastriot (Sërbicë), të Kërçovës. Babai i tij Ajdini ka pasur edhe një vëlla, i cili në kohë të Turqisë, ka ushtruar detyrën e hoxhës në fshatin Kastriot (Sërbicë). Përveç riteve fetare në fshat, ka ushtruar edhe detyrën e mbajtjes së mësimit fetar në gjuhën turke, por gjithashtu edhe mësimin nga lënda e matematikës në gjuhën shqipe pranë medreses së xhamisë të fshatit, për nxënësit e moshës së re. Nga biseda me nipin e tij Xhevdetin, por edhe nga goja e disa bashkëbiseduesve tjerë nga ky fshat, dëgjova se hoxhë Ajdini, ndër të parë ka dhënë bazat e arsimit në gjuhën shqipe, për grup moshat e reja, që pastaj u trashëguan nga brezat që pasuan më vonë në këtë fshat.

Ajdini i Ajdine për trashëgimtarë pati tre djem: Dervishin, Shaqetin dhe Remziun. Unë kësaj radhe nuk do të përqëndrohem te të tjerët, por do të mundohem sadopak, të jap një pasqyrë atdhedashurie për dëshmorin sypatrembur nga Kastrioti (Sërbica), Shaqet Ajdinin, i cili doli me pushkë në dorë për të mbrojtur jo vetëm fshatin e tij Kastriotin, por edhe Shqipërinë Etnike. Me këte ideal edhe ra dëshmorë në luftë ballë për ballë kundër forcave bullgare, që kërcënonin Trojet Etnike Shqiptare, në rajonin e Debërcës, te fshati Slivovë, jo shumë larg Mramorecit, në ditën e parë të festës fetare “Bajramit”.

Shaqet Ajdini që në moshë të re, sikurse edhe shumë shqiptarë kërçovar, merr rrugën e kurbetit. Asaj kohe si qendër kurbeti ishte Bukureshti i Rumunisë, i njohur jo vetëm si vatër kurbeti, por edhe vatër e patriotëve shqiptarë nga vise të ndryshme ku jetonin shqiptarët. Vatër, ku shkonin të verbër e këtheheshin me sy. Sepse, atje mësonin shkrim leximin në gjuhën shqipe. Këte rrugë e ndoqi edhe Shaqeti, duke fituar para për familjen e tij, por u pais edhe me dituri në shkrim – lexim nga gjuha shqipe. Kjo kohë për deri sa ai qëndroi atje në Bukuresht, atij i ndihmoi për të zgjuar edhe ndjenjat kombëtare – atdhetare.

Pasi bën kurbet një kohë të gjatë atje në Bukuresht, këthehet në vendlindje, në Kastriotin e tij të dashur, aty fortë pak para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Kohë, kur Kërçova ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë Etnike. Duke vërejtur gjendjen që ishte krijuar në vend, i frymëzuar me ndjenja kombëtare për deri sa ishte në Bukuresht, i bashkohet forcave të Ballit Kombëtarë, të udhëhequr nga dy Mefailat e Zajazit me shumë shokë. Duke qenë i frymëzuar nga Rilindasit tanë të shquar atje në Bukuresht të Rumunisë, për bashkimin e tokave shqiptare në një Shqipëri Etnike, mori për detyrë që të mbrojë tokat shqiptare nga hordhitë sllave, qofshin ato serbe apo bullgare. Ishte kohë kur edhe Kërçova me rrethinë ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë Etnike.Trimi nga Kastrioti u betua së bashku me shumë trima tjerë nga Kërçova se do t’i mbronin Ttrojet Etnike në jug – lindje të Kërçovës, për të mbrojtur kufirin aso kohe shqiptaro – bullgar në rajonin e Debërcës.

Sipas rrëfimit të gjyshit tim Emin Çeliku, por edhe nga vetë goja e nipit të dëshmorit Xhevdetit, dëgjova se trimi sypatrembur nga Kastrioti, duke lëvizur për gjatë kufirit me çetën e tij shqiptare, sulmohet nga një aradhë bullgare. Zhvillohet një luftë e ashpër ku forcat shqiptare zbrapsin bullgarët.

Nuk shkon shumë kohë, rrëfente gjyshi, forcat bullgare sulmojnë përsëri në atë pjesë të kufirit. Përsëri forcat shqiptare zbrapsin bullgarët, por në këte luftë bie dëshmorë trimi i Kastriotit Shaqet Ajdini dhe Sali Useini nga fshati Tuhin i Kërçovës. Përderisa, ka dhënë shpirtë trimi nga Kastrioti, tregonte nipi i tij Xhevdeti, trimi lëshon kushtrimin me fjalët: ,,Rroftë bashkimi kombëtarë! Rroftë Shqipëria Etnike! Me dorë burra, bini dushmanit, nuk kemi tokë për t’i dhënë bullgarit… Ka qenë dita e parë e festës së “Bajramit”, më rrëfente bashkëbiseduesi im, nipi i dëshmorit, Xhevdeti, e trupi i pajetë i Shaqetit dhe Saliut sillet dhe varroset secili në fshatin e vet, me nderime familjare nga familjarët e tyre si dhe të fshatarëve tjerë.

Ata dhanë jetën si dëshmorë, por vepra e tyre atdhetare, nuk do të vdesi kurrë, e neve na mbetet që t’i përkujtojmë dhe nderojmë veprën e tyre. Shpirti i tyre i bardhë, le të pushojë në Parajsë, sepse ato nuk vdiqën por në zemrat tona kanë lindë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.