Edhe Hanifen dojmë me bâ synet

0
174
Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Hoxhë, a t’ka met edhe najsen tjetër pa thân?”, publikuar më 23 Mars 2024

Nga Ditari im, pjesa e shtatë (7)

Shaban Shaqa, djali i Shaqë Kamerit, mahalla e Nurqve të Turjakës a kânë djali ma i madh i Shaqës. Mas Shabanit Zoti ia ka falë Shaqës edhe dy djem, Ilazin e Zeqën.

Shabani si ma i madhi e djalë hasreti*) qi ish, pleqtë kishin qef me bâ synet*) sa janë gjallë e ai kante*). Shaqa, baba i Shabanit për me e marrë me t` mirë e mi ja hjekë*) tutën*) Shabanin i thonte:

– Shaban, shuj mas kaj se edhe Hanifen*) dojmë me bâ synet.
Ni plak i ngat me gjak kur e nin tuj thân Shabanit se edhe Hanifen dojmë me bâ synet, i bërtet Shaqës:
– Shaqë, a edhe ma shumë pa don me çurudit*) Hanifen-a?

Fjalothi:
*) Hasreti*), djalë i vetëm, pa vëlla tjetër
*) Synet, me bâ synet: SYNET m. – zakon i Pejgamberit Muhamed.
Prerje e lafshës së organit mashkullor të fëmijëve sipas udhëzimeve fetare të myslimanëve dhe të hebrenjve; të përgjakurit, rrethprerje. I bënin synet fëmijët me berberë.
*) Me bâ, (ka) me bërë (folje)
*) Kante, qante
*) Hjekë, largua
*) TUTË f.
Frikë; drojë. I hyri tuta. E ka zënë tuta. I shtiu tutën. Nuk di ç’është tuta.
*) Hanifja, motra e Shaban Shaqës
*) çurudit nga ÇORODIT kal.
Bëj që dikush a diçka të humbasë vetitë e mira e thelbësore, e prish, e zvetënoj. Çorodit njeriun.
I prish mendjen për ta futur në rrugë të gabuar; e hutoj për të mos pasur një botëkuptim të qartë e për të mos vepruar drejt. Çoroditin lëvizjen.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 25 mars 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.