24 MARS 1999-2024 – çlirimi i Kosovës

0
87
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

U bënë 25 vjet kur filloi çlirimi i Kosovës që u ekzekutua nga SHBA, me ndihmën e Britanisë së Madhe. Ky ishte intervenimi i parë dhe i fundit i organizuar nga NATO në 75 vjetët e ekzistimit të saj.

Deri më sot asnjë plumb, as i kalibrit më të vogël nuk u ishte drejtuar asnjë anëtari të NATO-s, në territorin e ndonjë shteti anëtar, sepse nuk guxon askush të sulmojë, e jo se nuk kanë interesim dhe dëshirë shtetet grabitqare.

3000 pilotë Amerikanë dhe të tjerët nga NATO-shtetet, rrezikuan jetët e tyre për 78 ditë, duke e çliruar Kosovën, dhe duke u përpjekur të ketë sa më pak viktima civile dhe ushtarake.
Pilotët për rrezikimin e jetës së tyre e meritojne së paku një objekt memorial, dhe dekoratën më të lartë shtetrore Kosovare.

Pas 78 ditëve të çlirimit të Kosovës, ishte 12 qershori i vitit 1999 dita e parë e lirisë pas afërsisht 600 vjetëve të okupimit aziatik, dhe europian të viteve 1918 – 1941, 1945 – 1999.

Liria që ekzekutoi SHBA ua mundësoi të gjithë qytetarëve të Kosovës të jetojnë ashtu si duan dhe dinë.
Dikush punon, dikush në pension, dikush punon në postë, në RTK, qeveri, në KEK, dikush hapë Postë, RTV private.

Dikush shetitë, dikush vjedh, lavdon, proteston, ankohet për gjthçka, dikush kënaqet me gjithçka, dikush prapë vjedh, dikush mëson-studion, lahet në pishinë, paguan tatim, merret me sport, grahë veturën normalisht e dikush si egërsirë.

Disa ndërtuan mijëra, fabrika, shoping qendra fantastike si Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall etj.

Dikush shkon në Gjermani, Zvicër e dikush në Siri, dikush bëhet ushtar, biznismen, ingjinier, polic, zjarrfikës, dikush voton, shkon në deti për 2 orë, punon si bujk, disa luten në faltore kulti, shumica nuk luten.

Disa luten në bastore dhe kazino, dikush i plaçkitë të dyjat, dikush bënë pastrimin kimik, pastron rrugët, e dikush paret.
Liria vlen për të gjithë duke përfshirë edhe mosmirënjohësit, apo urrejtësit sadist të lirisë, çë është donacion Amerikano-Britanik.

Liria Amerikane prodhoi 180 000 biznise, 375 000 punëtorë të regjistruar, dhe afërsisht 300 000 të paregjistruar, të cilët nuk i regjistrojnë qeveritë, si dhe 400 000 nxënës/studentë, 200 000 banesa dhe 170 mijë shtëpi të reja, dhe dy auto-rruga fantastike.

Liria Amerikane ua mundësoi 1.2 milion Kosovarëve të diasporës, që u larguan në periudhën 1965 – 1997, të kthehen dhe të jetojnë në Kosovë, ose të zhvillojnë turizmin duke e vizituar lirisht Kosovën, e shumë prej tyre duke e krahasuar me Zvicrën, që i ka 733 vjet liri e pavarësi, dhe duke dhënë mendimin krahasues gjenial, se në Zvicër është më mirë se në Kosovë.
Liria vlen edhe për 10 mijë OJQ, shumica prej të cilave lirisht gënjejnë me “surveja” dhe anketa, “strategjia” të ndryshme, dhe paguhen të vërtetojnë se në Kosovë nuk është mirë.
Liria është edhe për të qeverisur secili në mënyrën e vet, dikush si hajn monopolist, si cubë-komitë, si qeveritar i mirë, si socialist, si sadist, si diletant, dikush si kryetar komune që e ndalon festimin e 4 Korrikut në Prishtinë.
Amerika ka investuar në siguri dhe liri të Kosovës, që ua mundësoi shteteve tjera përfitime duke investur mjetet financiare të Kosovës, në Aeroport, Elektro-Kosovë, faltore kulti, ndërsa shteteve te BE-se të investojnë në KS.
Amerika dhe Britania e Madhe deri më sot nuk kanë përfituar asnjë cent nga investmet e tyre që arrijnë shifrën afërsisht 60 miliardë $, për këto 25 vjet të sigurimit të lirisë, me prezencë ushtarake, dhe përmes investimeve ekonomike të USAID-it, DFID-it.
 Por Amerika dhe Britania kanë përfituar titullin humanitarë: çlirues të popullit Shqiptarë, që nuk e shijoi lirinë 6 shekuj.
Kjo ishte pra kënaqësia-interesi i Amerikës dhe i Britanisë.

Ndërsa kjo është informatë për ata që thojnë se USA dhe UK kanë interes ekonomik në KS:
Për shembull vetëm në Alaska gjenden afërsisht 250 “Trepça”, ose vetëm ura e famshme “George Washington Bridge” e ka pasë buxhetin nga qarkullimi i automjeteve në lartësi prej 3.7 miliardë $ për vitin 2023.

Njerëzit që kurrë nuk i kanë ndihmuar askujt, kurrë nuk do të kuptojnë ndihmën Amerikane, dhe gjithmonë do të komentojnë se Amerika ka interes “gjeostrategjik”.
Përndryshe nocioni:” gjestrategjia” është nocioni më i keqpërdorur nga injorantët primitiv mos-mirënjohës, për të minimizuar ndihmën madhështore Amerikano-Britanike.

Amerika dhe Britania e Madhe do të ekzistojnë edhe pa Kosovë. Kosova pa prezencën Amerikane nuk ekziston, më shumë se 2/3 ditë.

Amerika nuk do të luftojë dy herë për të njëjtën çështje, qoftë me qeverisje Demokrate ose Republikane.
Amerikë dhe Britani e Madhe, faleminderit për 25 vjetët më të mira në historinë e shkruar dhe të njohur të Kosovës.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.