Milazim Zeqiraj
Kur durimi u sos,
studentët me zjarr në gji,
e nisen vallen në sheshin Skënderbe,
për Shqipëri të re,
Në protestë me flamurin kuqezi në dorë,
krah për krah plaku dhe i riu,
për një vend me drejtësi.
që iu ndriçonte në sy.
Zemra për Shqipëri iu rrah në kraharor,
si zogjve në pranverë,
si lumenjtë që çajnë borën,
për t’i dhënë tokës jetë të re.
Flamurin kuqezi lart e mbanin,
zërin e ngritnin me dinjitet,
kundër bijve të vet,
që me udhëheqje,
vendit e kanë tretë,
Për muaj të tërë,
çdo mbrëmje në Sheshin Skënderbe,
jehonte zëri i rinisë,
i nënave me fëmijë,
i punëtorit, pensionerit —
të gjithë bashkë si një.
Një zë plot shpresë e guxim,
i ndezur nga dashuria për jëtë të re.
Studentët paqesor
me flamur në dorë,
duke e ndëru atdheun,
Kërkesat e tyre të drejta,
nuk duhet të shuhen me dhunë e injorim.
Në sheshin Skënderbe,
të gjithë bashkë me një qëllim,
që vendi të këtë zhvillim e përparim.
Për 135 ditë në sheshin Skënderbe,
zëri i tyre u përplas
me muret e indiferencës, injorimit dhe ofendimit
nga biri i tyre,
që dikur ishte zgjedhur me shpresë.
Studentet në marshin paqësor,
nuk kërkojn rrahje e keqtrajtim,
por një vend në shoqeri,
kushte për mësim e studim,
që pas studimeve,
të punojnë me dinjitet,
në vendin që i rriti,
e jo larg tij, në mërgim.
Pushteti zërin e tyre e injoroi,
intelektualët u stepën,
akademikët e profesorët nuk ju ndihmun,
gazetarët zërin e tyre pak e dëgjuan.
Nga opozita, disa ishin pranë tyre,
por bësimi tek ata ishte tretur,
sepse rinia nuk kërkonte fjalë boshe,
por vepra që ndërtojnë jetën.
Në protestë ecnin krah për krah,
të vjetër dhe të rinjë,
me buzëqeshje e shpresë,
duke dëshmuar se një komb
bëhët i fortë kur bashkohet
për drejtësi.
Pushteti nga fillim i injoroi,
i përbuzti dhe i etiketoi;
tani po u përgjigjet me dhunë,
me polici të armatosur deri në dhëmbë,
sikur donte të tregonte,
se rinia është armike e atdheut të vet.
Kjo dhunë ndaj studentve në Tiranë,
kujtimi me dëgon larg,
atje në Prishtinën në vitit tetëdhjetë e një,
kur studentët u ngritën për të drejta e barazi,
atëhere pushteti i ndëshkoj me dhunë.
Dhunusit me pendrek ishin shqiptar,
si këta sot në Tiranë.
Ajo historia nuk duhet të përsëritet,
as në Tiranë, as në Prishtinë;
se gjaku i rinisë nuk është çmim,
për gabimet e pushtetit.
As liria nuk është dhuratë,
që pushteti e jep sipas dëshirës.
Pushteti për pak lavdi,
e tret qiellin e rrënjëve tona,
e harroj sofrën që e rriti.
Me poloci po dhunon zërin e shpresës
që duhej t’i ujiste me drejtësi.
Krah hijeve me veprime të errta.
mbolli mjegull,
vendit i hapi plagë në plagë,
kurse rinisë, në vend të shpresës,
ia hapi rrugën e mërgimit.
Por jo! studentët nuk heshten,
treguan se mërgimi nuk është endërr e tyre.
Dhuna e policisë kundër rinisë,
në sheshin Skënderbe,
na ka prek thellë.
Ajo nuk ka vend aty ku rinia kërkon drejtësi.
Përgjigjja duhet të jetë: dialogu, mirëkuptim e përgjegjësia.
Urojmë që Shqipëria të jetojë,
me dritë,
me paqe
e me liri,
për të moshuarit që mbollën kujtesën,
për rininë që kërkon drejtësi,
për fëmijët që meritojnë të rriten
në një atdhe me dinjitet.
Le të valojë flamuri kuqezi
jo mbi frikë,
por mbi dashuri,
jo mbi heshtje,
por mbi të vërtetën,
jo mbi dhunë,
por mbi drejtësi.
Se Shqipëria nuk është pronë e pushtetit,
por shtëpia e çdo shqiptari.
14.10.2026











