Shpërndarja territoriale e popullsisë në Mal të Zi
sipas përkatësisë kombëtare identike si në vitin 2003!
Diskursi demografik
Publikimi definitiv i rezultatëve nga regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi të mbajtur në vitin 2023, eliminoj spekulimet në lidhje me ndryshimet e mundshme në strukturën kombëtare të popullsisë, sepse kemi të bëjmë me të dhënat pothuaj identike sikurse në vitin 2011, duke dëshmuar se ky është vendi me multinacional në Evropën Juglindore
Nail Draga
Opinioni i gjerë është innformuar se të dhënat paraprake mbi regjistrimin e popullsisë, familjeveve dhe të banesave në Mal të Zi që është mbajtur nga 3-28 dhjetor 2023 nga ana e MONSTAT-it u prezantuan me 25 janar, ku numri i përgjithshëm i popullsisë është 633.158 banorë apo për 2.1% më tepër së në vitin 2011(620.029 banorë). Në Mal të Zi janë 217.441 ekonomi familjare dhe 396.873 banesa.
Ndërsa me një vonesë të konsiderueshme të dhënat definitive u prezantuan në konferencën për media me 15 tetor, që kanë të bëjnë me strukturën kombëtare të popullsisë, gjinisë, moshës, gjuhës, fetare e shtetësisë.
Spekulime me strukturën e popullsisë
Pikërisht në mungesë të publikimit zyrtar të strukturës së popullsisë në kohën e duhur nga individë të ndryshëm janë prezantuar informata sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë. Një çështje e tillë ka të bëjë kryesisht ne lidhje me numrin e të deklaruarëve në aspektin kombëtar si malazez dhe serb, sepse në sajë të raporteve politike viteve të fundit në Mal të Zi kjo çështje është politizuar shumë.
Ndërsa nëse analizojmë të dhënat nga regjistrimet e kaluara te popullsisë (1948-2011) ka fakte të mjaftueshme se janë bërë falsifikime numërike në këtë drejtim, e ate kryesisht në favor të malazezëve e në dëm të popujve tjerë, që ishte në kundërshtim me realitetin në këtë mjedis multinacional. Ne këtë aspekt falsifikime janë bërë edhe ndaj shqiptarëve qe dëshmohet nëse analizohen të dhënat sipas vendbanimeve te banuara me popullsi shqiptare në viset e tyre si popullsi autoktone në këtë mjedis, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.
Struktura gjinore, moshës dhe e shtetësisë
Sipas strukturës gjinore në Mal të Zi 316.862 e banorëve janë femra(50.8%), ndërsa 306.807(49.2%) janë mëshkuj. Mosha mesatare e popullsisë në Mal të Zi është 39.7 vjet, që është për 2% më e lartë se në regjistrimin e vitit 2011, ndërsa femrat në mesatare janë me të moshuara për 2.5 vjet, se sa mëshkujt. Në Mal të Zi janë 78,4% e popullsisë madhore.
Shtetësinë e Malit të Zi e kanë 565.804 individë apo 90.73%, ndërsa ate të dyfishtë 10.691( 1.71%). Po ashtu duhet cekur së këtu janë 46.878 (7.52% shtetas të huaj me vendqendrim në Mal të Zi, ndërsa 240(0.04%) janë pa shtetësi të asnjë shteti, ndërsa 20 banorë nuk janë deklaruar.
Struktura kombëtare e fetare pa ndryshime të mëdha
Sipas strukturës kombëtare janë deklaruar: malazez 256436(41.1%) serb 205370(32.9%), boshnjakë 58956(9.45%), shqiptarë 30978(4.97%), musliman 10162(1.63%) rom 5629(1%) dhe kroat 5150(0.97%) dhe nuk kanë dashur të deklarohen 17.907(2.88%). Në këtë kategori kësaj here bëjnë pjesë edhe ruset 12824(2.06%).
Ndërsa sipas strukturës fetare janë deklaruar: ortodokse 443.394(71.1%), islame 124.668(19.9%), katolike 20.408(3.2%), ateist/agnostik 14.260 dhe nuk janë deklaruar 10.691(.093.
Ndryshime për gjuhën amtare
Si gjuhë amtare qe e kanë gjuhën malazeze janë deklaruar 215.299 qytetarë(34.52%), serbe 269.307(43.18%), boshnjake 45.500(7.30%), shqipe 32.725(5.25%), ruse 14.731(2.36%), serbokroate 13.232(2.12%) dhe nuk janë deklaruar 10.691(1.71%).
Nëse krahasojmë të dhënat për përkatësinë kombëtare e ate gjuhësore, del qartë se te malazezët ka defekte identitare, sepse rreth 6% e malazezëve nuk janë deklaruar se gjuhën malazeze e kanë amtare por ate e kanë serbe(!).
Nga ana tjetër serbët në këtë aspekt kanë rritje të dukshme për 10% qe dëshmohet se gjuha serbe është e para në Mal të Zi. Dhe një konstatim i tillë është në favor të partive politike serbe të cilat janë deklaruar se do të përpiqemi qe gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi, sepse ate e flasin numri më i madh i qytetarëve në këtë mjedis. Po ashtu edhe të boshnjakët numri i atyre qe gjuhën boshnjake e kanë gjuhë amtare është me i ultë se ata qe janë deklaruar të tillë në aspektin kombëtar për 2.48%!
Ndërsa e kundërta në këtë aspekt është duke ndodhur me shqipfolësit, të cilët në aspektin gjuhësor janë më të numërt se ata të cilët deklarohen në aspektin kombëtar, për 0.28%, çështje e cila meriton një analizë të veçantë, për ata komuna ku shqiptarët janë popullsi autoktone.
Gjysma e popullsisë në katër komuna
Më së shumti banorë ka Podgorica – 179.505, e më pas Nikshiqi 65.705, Tivari 45.812 dhe Bijello Pola 38.662 banorë. Në këto katër komuna është e koncentruar 52.9% e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.
Më së paku banorë kanë Shavniku 1.569, Plluzhina 2.177, Zhablaku 2.941 dhe Andrijevica 3.910 banorë.
Në krahasim me vitin 2011, nëntë komuna kanë rritje të numrit të banorëve, ku rritjen më të lartë e ka Budva.
Ndryshime në aspektin regjional
Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, në aspektin regjional, del se regjioni Verior në Mal të Zi, është i përfshirë nga dukuria e shpopullimit sepse për pesëdhjetë vjet 1971-2023, numri i banorëve ka rënë për 70.617(30.66%) nga 230.309(1971) në 159.662(2023).
Nga ana tjetër regjioni Qendror ka pasur rritje për 106.944 banorë(34.54%) nga 202.612(1971) në 309556(2023). Po ashtu rritje ka pasur edhe regjiioni Jugor për 65.277 banorë(39.81%) nga 96.683(1971) në 163.960(2023).
Dukuria e tillë e shpopullimit të popullsisë, dëshmon pabarazinë e zhvillimit ekonomik në aspektin regjional, e cila në sajë të parashikimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku me atraktiv do të jetë regjioni Qendror e ai Jugor.
Shpopullimi, dukuri shqetësuese
Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2011 në Mal të Zi ishin 43 vendbanime pa banorë(3.3%)ndërsa tash ky numër është rritur në 74(5.1%) e numrit të përgjithshëm në Mal të Zi.
Nga ana tjetër është rritur dukshëm edhe numri i vendbanimeve nga 10 banorë e më pak qe janë 304 (20.8%) ndërsa në vitin 2011 ishin 120 apo 9.2%. Një e dhënë e tillë dëshmon se për disa vite në vijim një e katërta e vendbanimeve do të jenë pa banorë, që është dëshmi e migrimit të popullsisë, përkatësisht e shpopullimit të vendbanimeve!
Regjistrimi ma transparent deri më tash
Duke marrë parasysh se të dhënat nga regjistrimi i popullsisë sipa marrëveshjes të cilët i kanë nënshkruar faktorët politik, janë realizuar dy procese të veçanta, dhe ate në kotrollën e të dhënave, ku qytetarët kanë pasur mundësi ti realizojnë përmes softverit(1-7 tetor) të dhënat për veçoritë etniko-kulturologjike, por edhe kontrollën e të dhënave nga përfaqësuesit e partive politike, andaj me të drejtë mund të thuhet se kemi të bëjmë me regjistrimin me transparent deri më tash, me tërë mekanizmin kontrollues, si asnjëherë deri më tash.
Këtij konstatimi duhet shtuar të dhënat se procesi i regjistrimit të popullsisë u politizua nga partitë politike e sidomos ata serbe, por një veprim i tillë nuk ndikoj në ndryshimin mekanik të strukturës kombëtare të popullsisë, sepse ajo mbeti pothuaj identike si në regjistrimin e vitit 2011 pa ndryshime të mëdha që është pranuar nga strukturat politike e qeveritare në vend, nga del se Mali i Zi vazhdon të jetë mjedisi me heterogjen në aspektin kombëtar, gjuhësor e fetar në Europën Juglindore.
(Nëntor 2024)