Luizi fitoi…! – gazeta DITA

0
281
Luizi fitoi

Gazeta DITA

Luizi fitoi…! Sepse të gjithë shqiptarët Protestuan, me pankarta-sms në duar, sipas metodës së re të mosbindjes civile, me telefon! Sms-të i shpëtuan të gjithë nga anonimati, frika, identifikimi antiqeveritar, antiopozitar, antipolitik.

Luiz Ejlli nga Shkodra i shpëtoi.

Miliona votuan dhe Luizi fitoi, jo çmimin, ai është shumë pak. Fitoi kurorën e mbretit të shpresës. Fitoi kurorën që e kanë zhyer të gjithë vipat e shqiptarisë bashkë.

Kush Luizi? Ky mashtrues i vockël ordiner, parazit, talent’humbur, përtac & llapaqen profesionist?! Ky është mbreti i shpresës?? Po “Luizi”, me mbiemër apo pa mbiemër, nga Shkodra ose Vlora, pak rëndësi ka. Por po, Luizi!

Luizi që sfidoi jo konkurrentët e Big Brother-it, të cilët nuk e kuptuan kurrë kë kishin përballë dhe përse “magjia” dhe gërrhitja e tij nuk luftohej dot. Ata nuk e kuptuan kurrë që “Luizi” nuk ishte ai vetë, por të gjithë ata shqiptarë… me miliona.

Të gjithëve bashkë nuk mund t’ua dalësh dot. Nuk ua vjedh dot mesazhet “zgjedhjet”, se janë 99.9% “luizejllër”.

Ata gjetën tek ai, Saliun e ’91, bjond e kokëblu bashkë, pikasën Ramën e 2013, “azer xhevapin dhe mashtruesin e demokracisë”, pikasën “shkërdhatokracinë” e Nanos kur të linte “xhenazen” dhe vetë shtetin në bixhoz, gjetën këngët, e reja e të vjetra të çdo treve e tavoline që Luizi ua shtroi me kërcimin e tij atipik, në televizor.

Ata gjetën tek “Ejlli” dështimin që kthehet në trofe brenda “1” dite. Sa hap dhe mbyll sytë ata, si Ejlli u bënë milionerë, me vajzën më të bukur trofe në krah, me makinën më luksoze që vozit pa semaforë në Tiranë e Prishtinë. Me vëmendjen totale që Kadare, Rexhep Qosja bashkë me Mbretin Charles do e kishin zili! Jo të gjithë shqiptarët i njohin të tre njëherësh, por Ejllin, të vetmin Luiz, po!

Vazhdimi lexohet në DITA online.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.