(Vetëm eja)

1
275
Leonardo Nika

Leonardo Nika

Vetëm eja të të kem pranë meje
Shpirti po më digjet si flakë rrufeje
Kthehu vajzë e bukur ku je arratisur
Të shohësh zemrën time sa shumë është mërzitur

Preferoj të bëhem zog
Mbi supin tënd unë të qëndroj
Ushtar i bindur për ty do jem
S’e kaq shumë të dashuroj

Oh.. Sa shumë afër dua të të kem
Rrufe’Pritëse për ty do jem
Flaka ty s’të djeg s’e unë nuk e lejoj
Jam gati për ty botën ta pushtoj

Unë lutem për ty kudo që të jesh
Të jetosh sa më bukur tamam si një princesh
Dashuria për ty kurrë s’do më mbaroj
S’e edhe i vdekur unë nuk do të harroj

Ti je akoma ylli i jetës sime
Je futur shumë thellë në zemrën time
Je futur aq thellë sa nuk del dot
Më lejoni të qaj me lot

Dhe sikur të dua ndonjë vajzë tjetër
Ti për prapë për mua je brengë e vjetër
Përmes vargjeve unë të kujtoj
Për t’ju dëshmuar s’e nuk të harroj

Sa të madhe e kam për ty dashurinë
Mund të pyesësh veç perendinë
Por jam i bindur që me beson
Sa shumë zemra ime të dashuron

Fantazoj sikur jam me ty
Dhe loti më vjen në sy
Shpsh në ëndërr ti më del
Dhe shtëpia më duket por si hotel

Rrotullohem në shtrat por s’më zë gjumi
Lotët më rrjedhin por si lumi
Fotot e tua shpesh i shoh
Pa ty as dielli nuk më ngroh

Ndjehem i lodhur i këputur në bel
Çfar ka hëna që më nuk del
Ndoshta për mua po vajton
S’e shpirti im të dashuron

Kur do vij ajo ditë që të takohemi
Me njëri tjetrin të përqafohemi
Si shtërvan më derdhet loti
Oh.. Çfar lojrash luan zoti

Sikur zoti ta ketë shkruar
Ne të dy për tu takuar
Të të them nga afër të dashuroj
Dhe diellin dhe hënën për ty do ta rrëzoj

(Autori i poezisë) (Leonardo Nika)
(Dt. 7 maj 2023)

1 KOMENT

  1. Leonard Nika me te lumte ajo PENE… Ç’flas dhe une, ajo ZEMER:
    Kete poezi thurur pwr ate zonje te nderuar; *vertet ZOTI shkruar!
    Une gjysh mes MSAJIT te oqeanit me zemer te LEXOJ;
    Urimet me te mire – ZEMRE, nis DITEN te UROJ !
    Mbrodhesite ju shoqerofshin ne ATDHE i KALOFSHI–
    …Me LENTE ZOTI si 87 vjecar mes Tij… ESHTERAT te me PREHEN!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.