Dua Lipa, syni i keq mos t’paftë !

0
397
Muhamet Shatri - Seit Lipa - Ramiz Abdyli

Prof. Dr. Muhamet Shatri, prof. Dr. Seit Lipa (gjyshi i Dua Lipës, ish drejtor i IH) dhe prof. Dr. Ramiz Abdyli. Shtator 1980, Prishtinë

Kur studioja letërsinë në Universitetin e Prishtinës, ishte dëshirë imja që shkallën e tretë të studimeve ta vazhdoj në një universitet evropian më me qejf në Gjermani, të studioj folkloristikën por për shkak të kushteve jo të mira ato dëshira mbetën vetëm dëshira të parealizuara, mbetën ëndërra.

Prandaj, edhe tash sa herë që dëgjoj ndonjë fjalë të urtë të mençur popullore ose ndonjë fjalë të urtë nga ndonjë shkrimtar, shkencëtar, filozof, njeri i ditur, menjëherë e shkruaj në bllokun tim, fletoren e nëse nuk kam fletore e laps, i shkruaj në telefon e pastaj, i përdori mundësisht aty ku e kanë vendin.

Për Dua Lipën, e cila me këngë e me zërin e saj të bukur na prezenton kulturën tonë e ate moderne evropiane kudo që udhëton nëpër botë, në koncerte, stadiume e në natyrë sepse nuk ka teatër, sallë e palesër sportive që i zë gjithë ata njerëz.

Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Edhe kësaj radhe Dua Lipa më ndali nga ajo që kisha mendua të shkruaj pas një pushimi disa ditor, të vazhdoj me pjesë nga libri im në proces që u bë si kënga e Urës së Shejtë*)

Kisha vendosur që ti këthehem punës me librin tim, aty ku e kisha lënë para disa javëve, mahive, meseleve (anekdotave) dhe fjalëve të urta nga Turjaka. Kisha zgjedhur disa mahi, gjithësejtë dhjetë copa që në ditët në vazhdim ti publikoj. Dhe përsëri Dua Lipa u bë shkaktare që unë të vazhdoj me disa fjalë të urta, shprehje e besëtytëni*) që po i thotë Dua në televizionet e botës, televizione që mezi presin me e pasur Duan mysafire.

Disa nga shprehjet me të njohura që i tha Dua tash së voni janë:

”Kur të kruhet hunda, preke prapanicën”, ”kur (dhe pse) duhët duhet të veshësh mbathjet mbrapsht”, ”mos hidh plehrat natën”, ”mos puno të premteve…!”

Dua e tha edhe të sharën më të shpeshtë që e përdorin shqiptarët ”Ta q**** nonën”.

Këto dhe shumë shprehje të tjera, shumica e shqiptarëve i kemi dëgjua nga gjyshet e nënat tona sa e sa herë dhe ende i përdorim. Ato, prandaj e kanë rëndësine e vlerën edhe më të madhe kur i tregon një nga personaleitetet, pa fije dyshimi me të njohur në botën e muzikës, Dua Lipa.

Dua Lipa vallëzon nën tingujt e muzikës shqipe, vallëzon shqip

Këto shprehje që këngëtarja zëmadhe, Dua në show programet te “Graham Norton Show”, te “Jimmy Kimmel Live” i tha e buzëqeshur, i shqiptonte si një plakë me shumë ëndje e origjinalitet. Shumica nga ne, shqiptarët e Kosovës i kemi dëgjua sa e sa herë, në mënyra të ndryshme varësisht nga katundi e krahina ku kemi jetua.

Te ne thonin edhe: ”Kur të kruhen vetllat, merr ngrykë dikund (vjen dikush mysafir)”, ”Kur të këndon (krrakat) sorra herët në mëngjes në pemën a gardhin e oborrit, prit mysafirë!”, ”kur të kruhen shputat e këmbëve, të del ni udhë”,kur të kruhët dora e shmajtë, merr e kur të kruhët dora e djathtë (paguan), merr pare”, ”ânerr me pa se ki gjet pare, nuk âsht mirë”, ”n`sarrnishta mas shko dath”!, ”Gjarpnit, shtypja kryt”, ”Me pa qenin ânerr (thuhet) ke hasëm (armiq)”, ”Kalit çifteli, mas i hyp”!, ”ni shpi qi s`ka razi (nuk pajtohen, nuk e dëgjojnë të zotin e zotin e shtëpisë), bletët ikin e nuk këthehen më, vdesin e delet (dhetë) nuk shkojnë marë, ngordhin”. 

Dua, faleminderit që po i tregon botës së qytetëruar për një pjesë të jetës tonë materiale e shpirtërore. Mjerisht në traditën tonë të lashtë e të pasur kemi pasur edhe fjalë e shprehje nënçmuese e poshtëuese për femrat, për gratë e vajzat tona: ”gruas nuk duhët besua”, ”natës, hasmit e grues nuk i besohet”, ”grues e tokës ajamin nuk ia kam gjetur kurrë” (nuk e kam kuptua), ”grueja e shti dreqin n’gastare”, ”gruja i ka floktë e gata e met e shkurta”, ”gruaja nuk bân me t`than udha marë se t`shkon udha mrapsht”, ”pula qi knon (si knusi), duhet me ia hjek kryt” (aludohet në gruen) etj. Këto shprehje ndoshta nuk janë shumë të njohura dhe nuk do të dëshiroja të janë por e vërteta eshtë se janë thënë e janë përdorur edhe në jetën praktike.

Dritëro Agolli ”Mundja e Lekë Dukagjinit”, faqja e parë

Shprehjet shqiptare që Dua Lipa tregoi në emisionin e “Jimmy Kimmel Live” e morën botën.

Këngëtarja, Dua ishte e ftuar në “Graham Norton Show” ku tregoi se kur na kruhet hunda, tregon që do të zihemi me dikë apo do të bëhemi me nerva dhe për t’i shpëtuar kësaj, duhet të prekim lehtë të pasmet (dmth bythen).

”Ne kemi supersticione. Kur na kruhet hunda domethënë që do bëhemi me nerva dhe prekim prapanicën që ta ndalojmë këtë të ndodhë”, tha Dua ndërsa të ftuarit qeshën.

Dritëro Agolli ”Mundja e Lekë Dukagjinit”, faqja e dytë nga libri me poezi ”Antologjia e letërsisë shqiptare 2”

Kqyre hunen!

”Nëse ke një ngjarje të rëndësishme dhe nuk do të prekesh nga syri i keq duhet të veshësh mbathjet mbrapsht” tha Dua duke shpërthyer të qeshurat në publik.

Zakonisht plakat na thonin kqyre hunën kur e shihnim fëmiun që fillonte me ecur e prindi gëzohej. Gëzimi i shihej në fytyrën e prindit, babës e nënës, atëherë gjushja i thonte prindit:

– Kqyre hunen!
Syni i keq mos t’paftë!

Plakat iu thonin fëmijëve po edhe nusve të bukura:”syni i keq mos t’paftë”! E për mos me të marrë mësyshi, duhët me i la sytë por më së pari me dorën e lagur me prek … organin gjenital dhe … prapanicën, për me tu largua m`syshi, ose mos me marrë m`sysh prej atyre që e kanë synin e keq.

Unë personalisht e kam njohur dhe kam bisedua me një plak, Bislim Beçukun për ”syrin e keq, sytë e këqij”. Ai më tregonte se një njeri plak që edhe unë e njihja, nëse dikush e kishte një mëzat të hishëm, duhej ruajtur që mos ta sheh ai (H. R.) sepse mëzati ngordhte (cof-te) menjëherë.

Me i vesh teshat mbrapsht, nëse nuk e ka ditur ai që I ka veshur, do të ket fat.

Foto e marrë nga ”Më erdhi një grua shqiptare e hipur mbi mushkë e njomë dhe e hirshme” – Kujtimet e panjohura të mjekut italian”, Alma Mile

Dua është e njohur pothuajse në gjithë botën, por këngëtarja Dua Lipa nuk e harron asnjëherë prejardhjen. E njëjta saherë i është dhënë mundësia ka treguar se vjen nga Kosova dhe është shqiptare.

Në paraqitjet televizive Dua nuk harron të tregoi për origjinën e saj, si në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, se është shqiptare.

Për origjinën e saj Dua foli së fundmi në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night.

Gjatë emisionit ajo zbuloi edhe të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit, ku mes të qeshurash, Seth përsëriti disa herë shprehjen, duke shikua nga kamera.

Mos hidh plehrat natën! Është një shprehje që tregon sjellje të kulturuar për mbrojtjen e natyrës.

Në një shkrim para disa ditëve, (“Flasin mirë e punojnë keq…!”, 16 Shkurt 2024) pata shkruajt për Dua Lipën dhe disa nga shprehjet popullore, shumë popullore që ajo i përdori në një show program:

“E kish një dërrasë mangu”,
“I ka bosh rrush e kumbulla”,
”Sa për sy e faqe”,
 “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”,
”Kap njanin e mshoj tjetrit”.

Dhe sa e sa shprehje të tjera shqipe shqiptarqe për punën, dembelinë, ”burrninë” e agallarëve, burrava që rrinë hijeve të pemëve gjithë ditën e gratë e ngrata punojnë, ruhën deri më sot e Dua ndoshta edhe nuk i ka provua por i ka dëgjua nga nëna, gjyshja apo ndonjë plakë e afërme. Gruaja shkon në mal për dru, në mulli me blu, në arë me korr grurin e djepin me fëmiun e vogël disa muajsh e qet në krah. Mjerisht që gruaja shqiptare nuk kishte më shumë se dy duar.

Këto ndoshta nuk janë të mjaftueshme sa duhët por, i gjejmë edhe në art, në pikturë, në poezi, tregime e romane, (e më pakë) në teatër e në film. Zakonet prapanike kundër grave i gjejmë edhe te të huajt që kanë ardhur si turistë apo me punë, e (më pakë) studjues.

Por, më mirë se gjithkush tjetër, Dritëroi i madh në poemën “Mundja e Lekë Dukagjinit”*) e përshkruan luftën që bën burri kundër zakoneve të këqia

Unë po i paraqes dy shembuj, jo të mirë (shembuj të këqinj) që vetëm Dua Lipa e Nora Gjakova e mundën atë të keqe të bacës Lekë (Kanunit): poezinë programatike të A. Z. Çajupit ”Fashati im”*) dhe Kujtimet e një mjeku italianMë erdhi një grua shqiptare e hipur mbi mushkë e njomë dhe e hirshme”*)- Kujtimet e panjohura të mjekut italian në Shqipërinë e Luftës së Parë Botërore: Burrat tymosin duhan dhe

Po sot kemi femra shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi që ishin si Nora Kelmendi *) e na zbardhën fytyrën. Ato, femrën shqiptare e paraqesin sikur (të ishin) Orët e Zanat e malit. Janë zonja, bukuroshe, trimëresha e dashtë Zoti nesër bëhen edhe nëna e gjyshe me shumë e shumë fëmijë, mbesa e nipa edhe më të zonjat e më të zotët se nënat e gjyshet e tyre, se baballarët e gjyshërit e tyre, sikurse Dua Lipa, mbesa e Seit Lipës, ish drejtorit të Institutit të Historisë në Prishtinë (tash: IH “Ali Hadri”*).

Po të kishim pasur Dua Lipën, Orën, Norën, Kelmendin e Krasniqin, sigurisht se nuk do të kishte pasur jetëgjatësi Kanuni deri tash, dmth zakonet e vjetra prapanike ku grueja ishte “… me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuem të fmive… me i a ruejtë nderen burrit, me i rrogue pa zhibla, me i ndejë nen sundim, m’u pergjegjë detyrve të kunorës, me rritë e me mkambë fmin me nderë, me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja), mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave*)

*) Ura e Fshajtë

Ura e Fshajtë është zonë e mbrojtur natyrore në kanionin[1] e Drinit të Bardhë dhe është monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Ura gjendet në fshatin Fshaj ndërsa gjithë zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).

Sipas legjendës, urën e ndërtonin tre vëllezër. Ata punonin ditën e natën, ura shembej. … . Prandaj sa herë që thuhët si ”Ura e shentë”, don me thënë, di çka që nuk është krye, që nuk shkon mirë e marë.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ura_e_Fshajt%C3%AB

*) BESËTYTNI f.

Përfytyrim gabuar, sipas të cilit disa ngjarje e dukuri merren si shenja të fshehta, që parathonë të ardhmen ose që sjellin të mirën e të keqen. Njeri me besëtytni.

 *) Mundja e Lekë Dukagjinit
https://www.kultplus.com/poezi/mundja-e-leke-dukagjinit/

*) Fshati im, Andon Zako Cajupi
https://www.kultplus.com/poezi/fshati-im/

*) “Më erdhi një grua shqiptare e hipur mbi mushkë e njomë dhe e hirshme”- Kujtimet e panjohura të mjekut italian në Shqipërinë e Luftës së Parë Botërore: Burrat tymosin duhan dhe… Gazeta shqiptare, 07:46 – 12.02.24
https://gazetashqiptare.al/2024/02/12/erdhi-nje-grua-shqiptare-e-hipur-mbi-mushke-e-njome-dhe-e-hirshme-kujtimet-e-panjohura-te-mjekut-italian-ne-shqiperine-e-luftes-se-pare-boterore-burrat-tymosin-duhan-dhe/

*) Nora e Kelmendit

Nora e Kelmendit ishte një fisnike shqiptare e shekullit të 17-të që është shndërruar tashmë në legjendë për bukurinë dhe trimërinë e saj.[1]

Ajo njihet edhe si “Helena e Shqipërisë” për bukurinë si dhe për faktin që shkaktoi një luftë të madhe. Eshtë quajtur gjithashtu Brünhilde shqiptare, pasi ajo vetë luftëtarja grua më e rëndësishme e historisë së Shqipërisë.[2] Ekzistojnë dy versione të Norës legjendare: të dyja përfundojnë me Norën që vret një Pasha të Ushtrisë Osmanë, i cili kishte premtuar se do ta bënte Malësinë hi në qoftë se Nora nuk do bëhej gruaja e tij.[3]

*) Instituti i Historisë – Prishtinë
https://sq.wikipedia.org/wiki/Instituti_i_Historis%C3%AB_-_Prishtin%C3%AB

 *) ”Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit”, me disa ndërhyerje, 27 TETOR, 2019
https://www.kultplus.com/libri/gruaja-ne-kanunin-e-leke-dukagjinit/

 Artikujt për Duan që i përdordora:

 Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik“, Gazeta Express, 25/02/2024
https://www.gazetaexpress.com/dua-lipa-tregon-besetytnite-e-shqiptareve-ne-emisionin-britanik/

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik“, 25/02/2024
https://gazetametro.net/dua-lipa-tregon-besetytnite-e-shqiptareve-ne-emisionin-britanik/

Të veshësh mbathjet mbrapsht …”, Dua Lipa habit studion me bestytnitë e shqiptarëve, LAJMIFUNDIT / 25 SHKURT 2024
https://lajmifundit.al/showbiz/te-veshesh-mbathjet-mbrapsht-dua-lipa-habit-studion-me-bestytnite-e-shqi-i1252826

Dua Lipa tregon të sharën e preferuar në shqip, shkrihet së qeshuri“, December 13, 2023
https://historiashqiptare.net/dua-lipa-tregon-te-sharen-e-preferuar-ne-shqip-shkrihet-se-qeshuri/

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit, ku mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

Ftesë në 5, ‘Mos hidh plehrat natën’, Dua Lipa tregon bestytnitë shqiptare, 22 Janar 2021, Pjesa 2
https://www.outube.com/watch?v=_XeJXVBz_kU

“Dua Lipa vallëzon nën tingujt e muzikës shqipe”, E mërkurë, 4 Gusht 2021
https://www.albinfo.ch/dua-lipa-vallezon-nen-tingujt-e-muzikes-shqipe/

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 25, 26, 27 shkurt 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.