Koment
Skënder MULLIQI
Si duket BE-ja do të jetë ende e largët për vendet e rajonit. Dyert e BE-së ndoshta më arsye janë mbyllur edhe kushedi për sa kohë për Ballkanin, por po mbyllen edhe për teket e burokratëve të Evropës. Nuk po kemi propozime konkrete dhe as ndonjë motivim shtesë.Brexi i Britanisë të Madhe sikur ka lënë shumë dilema për të ardhmen e kësaj strukture evropiane. Duhet BE-ja të jetë më e çartë për rrugët që duhet kaluar vendet e rajonit, për të ardhur deri të anëtarësimi.
Të bëjnë porosi shumë më të çarta për liderët e shteteve të Ballkanit, që ata të sillën shumë më ndryshe së deri më tash. Të bëhemi të sinqertë Makron para disa vitesh ka dëklaruar së nuk do të këtë zgjerim të BE-së, ndoshta ka pasur sinqeritet në paraqitjen të tij. Të jemi të çartë, ne njerëzitë e Kosovës e veqmas strukturat më të larta të pushtetit, kemi përgjegjësi për afrimin apo për largimin e inkuadrimit në BE. Me marrveshjet gojore të Brukselit dhe të Ohrit të pranimit të planit evropian për normalizim të marrdhënjeve të ndërsjella Kosovë-Serbi, janë dhënë disa oferta joshëse nga BE-ja.
Edhe e dhëna së ende po përballemi më korrupcion dhe krim të organizuar, nuk flasin mirë. Pastaj, largimet masive për në shtetet e BE-së, kanë peshën e vet. Ka edhe shumë çka për tu thënë lidhur më këtë temë, pse Ballkani ende nuk ka përparime për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar, e është në zemer të Evropës. Brukseli duhet të korrigjojë edhe arrogancat e veta, para së të na dërgojnë porosi apo të qesin kushte të reja!