DONACIONI I FONDIT MONETARY NDËRKOMBËTAR 16,500,000.00 $

0
144
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Përderisa, në vitin 2017 Ҫmimi i shitëblerjes nga Gjeneralja paqësore Suzan ishte 5.000.000,oo dollarë, dhe ai tjetri nga një pjestar i familjes 18.5 miljonë euro, u refuzuan, plotë pas pesë viteve të këtyre dy Ҫmimeve marramendëse, pse mos të refuzohet edhe ky Donacion ndërkombëtar 16,500,000.00 $ i vitit 2023?!

Ҫmim i radhës si donacion nga fondi monetary ndërkombëtar 16,500,000.00 $, “si kompensim i viktimave të mashtrimit dhe Covid 19, dhe krizës në shumicën e vendeve në luftë dhe 6 të fundit, një tërmet me magnitude 7.8 shkatërroi zona të mëdha të Turqisë qëndrore dhe Sirisë veriperëndimore”.

Donacion, të cilin nuk e dua dhe pranoj si shkrimtar. Edhe, pse: është qindra herë më i madh se Ҫmimi NOBEL. E, unë si shkrimtar, ato para nuk kam ku t’i shpenzoj përsëgjalli. Shkaku, se: Erdhi, “armiku i padukshëm” Koronavirusi me masa qeveritare. Pandemia. Lufta, në Ukrainë. Ikën Gratë e mia besnike. Izolimi nga familja. Miqtë.

Viktimat e pafajshme natyrore, apo njerëzore të cilët, unë si shkrimtar i mbi shtatëdhjetë titujve të librave në poezi dhe prozë, i përkthyer edhe në disa gjuhë botërore, nuk mund t’i këthej në jetë me këtë donacion nga fondi monetary ndërkombëtar 16,500,000.00 $…

Kujdes: adresa e emailit të pronarit.

Yahoo/Inbox
Mykola Azarov <agreg7037@gmail.com>
Bcc: datekceliku@yahoo.com

Mon, Mar 20 at 12:59 AM

Kujdes: adresa e emailit të pronarit.

Unë u drejtova nga shefi im Z. Warren E. Buffett për t’ju dërguar Kartën e Çertifikuar të ATM-së në shumën prej {16,500,000.00 $, si kompensim i viktimave të mashtrimit dhe Covid 19, dhe krizës në shumicën e vendeve në luftë dhe 6 të fundit, një tërmet me magnitudë 7.8 shkatërroi zona të mëdha të Turqisë qendrore dhe Sirisë veriperëndimore.

Ju duhet ta konsideroni veten me fat që merrni këtë email. Adresa juaj e emailit u zgjodh në internet gjatë kërkimit të rastësishëm.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se paratë tuaja janë ngarkuar në kartën tuaj të certifikuar të ATM: 4225 8411 2063 2045 është miratuar në favorin tuaj. Kodi juaj personal i identifikimit (Kodi PIN i ATM) është 3401 dhe ju mund ta ndryshoni atë menjëherë sapo të merrni kartën tuaj të certifikuar të ATM-së. Vlera e kartës së certifikuar të ATM-së është 16,500,000 $. Ju këshillojmë që një shumë maksimale ditore e tërheqjes prej 10,000,00 $ në ditë lejohet. Karta juaj e certifikuar e ATM-së është një “Kartë ATM e Certifikuar me Inter Switch” dhe kjo do të thotë që ju mund të bëni tërheqje në çdo vend ATM dhe Qendër ATM sipas zgjedhjes suaj, kudo në botë. Por kufiri i tërheqjes suaj mbetet ende në 10,000 dollarë në ditë ose ekuivalenti në monedhën tuaj vendase.

Ky program dhe donacion është vetëm për ata që janë viktima të zonave të mëdha të Turqisë qendrore dhe veriperëndimore të Turqisë të shkatërruar nga tërmeti dhe përpjekje për të kompensuar të gjitha viktimat e mashtrimit dhe Covid 19.

Këto para aktualisht janë të bankuara me departamentin e remitancave të fondit monetar ndërkombëtar. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të na kontaktoni tani me detajet e mëposhtme për të mundësuar që fondi juaj të përpunohet dhe t’ju lëshohet brenda kornizës kohore të përcaktuar.

Ju lutemi na përcillni të dhënat tuaja personale si më poshtë.

1) Emri i plotë
2) Adresa e plotë
3) Numri i telefonit
4) Një kopje e dokumentit të identitetit ose Foto

NB: ky fond do t’ju dorëzohet përmes dërgesës me kartë ATM.

Edhe një herë, urime.
Përshëndetjet e mia.

* * *

Fatmirësisht, që nga viti 2017 deri Ditën e Sotshme të vitit 2023, gjatë hudhjes të këtij Libri me Hënë për Nesër në laptop, nuk m’u paraqitë asnjë Mike besnike për ndihmë materiale, asnjë politikan me poste qeveritare, polic letrar, asnjë avokat “mik” i pasurive të trashigimtarëve të mi familjarë nëpër botë me përjashtim të Hënores, pas një takimi të rastësishëm ballë për ballë, afër “Qendrës Tregtare”, në Shkup.

Pas shkëmbimit të disa fjalëve ”artistike” përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me prapavijë erotike: E ke telefonin tim, borxh ta kam një kafe. Paraqitu ta pimë së bashku në ndonjë tavernë në Qytetin e Qyqeve!…

* * *

Edhe, pas rrokullisjeve të disa gotave të rakisë rrushit, që m’i solli në shtëpi Lam Lami i Qabesë, në bisedë e sipër m’i deshifroi edhe targat e regjistrimit të makinës (xhipit) Korando: SK – VB 032. Simbole, që sipas tij donin të thonin: “Vabilonsko Bratstvo”, përkthim në gjuhën shqipe sipas Lam Lamit: Vëllazëria Babilonase?!

Lami Lami i Qabesë, që shoqëria dhe Shteti “përbashkët” me disa emëra, e kishin hudhur në rrugë mes kontenierëve të bërllokut, dhe i derxhur me vite nëpër burgjet e botës mes librave të Masonëve, sot m’i deshifronte shkronjat dhe numrat e targës të “xhipit”, që e kishin djegur pasmesnate (2012), dhe thyer xhamin e pasëm para dritareve të shtëpisë në vitin 2017, në lagjen “Çair” të Shkupit autorë ende të panjohur dhe të zbuluar nga policia?!…

* * *

Burra e gra besnike, Sot rrini dhe flini rehat në “Shtëpinë Publike”! Ferexhezezën, pasmesnate e rrëzova bythekrye në shtrat, edhe në këtë Libër për Nesër. Vërtetë, si personazh të romanit “Hënorja” e shpëtova nga vetëvrasja fizike, ama nuk arrita dot ta shpëtoj nga vetëvrasja artistike. Përpak, para Agimit desh u çmendë mes shtamave me verë dhe librave të “rrezikshëm” nën çati, në Shtetin e “përbashkët”.

Faqeve të këtij Libri për Nesër, për ta mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të Dexhallit, që e kishin pushtuar në fund të Livadhit dhe e rrihnin pamëshirë nateditë, duhet të keni durim deri në fund të romanit “Hënorja”.

Ferexhezeza, edhe dy net rresht më vodhi nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku më dha “bakllavë” turke deri në mëngjes tek Plepat e Kishës, në Strugë.

Herët, papritmas në breg të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet. U çmend përtej kufiri. Përpak desh fluturoi në Qiell. Edhe, mes dallgëve të mëngjesit, desh më mbyti në Liqe. Mezi dola not me pak shpirt në breg.

Rrugës për në Shkup, përmes Grykës Radikës: Edhe njëherë, keq e pushtuan xhindet e Dexhallit, i volli gati edhe zorrët nga inati. Përpak, desh e lash mes maleve të Dibrës. Grykës Radikës, ku Hajredin Pasha e kishte humbur ushtrinë nga kryengritësit shqiptar, jo më pak se dymbëdhjetë mijë. Që, sipas këngëtarit popullor ia kishin gri kryengritësit shqiptar, dhe stërgjyshi im kaçak në “llogore, ende në vorre pa i shti”.

Shkupin atë ditë, ende pa zbardhë agimi e pushtuam në gjumë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.