Ambrozia Meta
“Nuk bëra pasuri t’ja lija trashëgim Shqipërisë. Po ju lë një atdhe amanet”, – tha Ismail Qemali.
Sot, edi rama deklaroi se ai do çojë në vend.
amanetin e të parëve tanë, amanetin e Gjergj Kastriotit, të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve të luftës, të martirëve të diktaturës…
Të gjithë ata, lanë amanet atdheun.
Paradoksale është të dëgjosh, si mund të flasë për amanetin e tyre, njeriu, i cili në 12 vite në pushtet ka falur dhe shitur tokën publike të Shqipërisë.
Amanetin e Skenderbeut, të Ismail Qemali, të rilindasve, dëshmorëve dhe martirëve e ka përdhosur edi rama, duke i dhënë tokën e atdheut, Zamir Manes, Shefqet Kastratit, Artan Dulakut, çiftit Gjikuria, Bashkim Ulajt, Pëllumb Salillarit, Gjokës dhe investitorëve strategjikë aktorë.
Tokën për të cilën kanë dhënë jetën dëshmorët, me një firmë, rama ja fal oligarkëve që shërbejnë si bankomat i tij. Për të zgjatur ditët në pushtet, i vë në dispozicion Shengjinin, Melonit ndërsa Sazanin dhe Zvërnecin e fal për krushqinë me Shtëpinë e Bardhë.
Ky është dëmi më i madh dhe i pakthyeshëm që i ka bërë Shqipërisë.
Prandaj edi rama, i cili e ka me merak vendin e tij në historinë e Shqipërisë, duhet ta dijë se kur të vijë koha, emri i tij do shkruhet me gërma të vogla, si të ishte një send dhe ai do mbahet mend përgjithmonë si Kryeministri që fali atdheun e tij.