Doli nga shtypi libri ”THESAR KOMBËTAR…” vëllimi 13

0
191
Thesar kombëtar - 13

Doli nga shtypi libri ”THESAR KOMBËTAR…” vëllimi 13, organ kryesor i Shoqatës së Shkrimtareve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS)

Prishtinë, 11.05.2023

Në Thesarin Kombëtar 13 të radhës është e pranishme puna kolektive, puna në grupe, kështu që shumë shkrime janë përgatitur nga grupe pune. Këto grupe janë të përbëra kryesisht prej aktivistëve dhe veprimtarëve të angazhuar e të dëshmuar në përpjekjet e gjata, vetëmohuese e të pandërprera në shërbim të atdheut e kombit. Deri më tani kemi mbi 40 grupe pune, të cilët punojnë dhe veprojnë në mënyrë kolektive. Te përfshirja e gjinive letrare ShShAShS-ja synon që ta ndërtojë një fizionomi standarde, e cila do të aplikohet në secilin numër të botuar të Thesarit Kombëtar.

Do të botohen edhe krijime letrare në prozë, poezi dhe gjini të tjera të letërsisë, por edhe krijime të tjera artistike nga fushat e arteve të bukura, si dhe informacione për veprimtari e vlera të ndryshme në shërbim të progresit, artit, kulturës dhe të tërë asaj që jetën për njeriun e zakonshëm e bën më cilësore dhe më të bukur. Fizionomia e numrave të ardhshëm do të vijë duke u përmirësuar, duke u standardizuar dhe duke u përsosur dita-ditës, gjithnjë në shërbim të atdheut, kombit dhe artit.

Anëtarësia, mbështetësit dhe kontributdhënësit e Shoqatës, për vitin 2023, janë:

Hysen Ibrahimi, Isak Bunjaku, Ali Preteni-Lushi
Saranda Iseni, Afërdita Hoti, Bajram Uka
Fetah Bahtiri, Miftar Havolli, Burim Uka
Osman Ahmetgjekaj, Selami Çitaku, Xhavit Recaj
Albert Jashari, Isuf Islami, Xhevahire Nimani,
Mone Juniku, Ismajl Binakaj, Shukrije Jashari,
Avdyl Uka, Adnan Jetullahu, Hysni Bahtiri,
Remzi Basha, Mustafë Kabashi, Lulzim Dogani,
Elhame Gjyrevci, Sami Ahmeti Galica, Vehbi Llozana,
Idriz Gashi, Ymrije Beqiri, Ali Zejnullahu,
Fahredin Berisha, Sahit Berisha, Rexhep Jashari,
Xhavit Çitaku, Ali Gjyrevci, Tahir Llapashtica,
Rrahman Rrahmani, Ramadan Hyseni, Ismet Smajli,
Drita Nikoliqi Binaj, Naim Murseli, Imri Trena,
Halim Hoti, Keçë Marku, Bekim Abazi,
Sadulla Zendeli Daja, Agim Gjinovci, Avdullah Abazi,
Mursel Shkupolli, Bahri Shyti, Sadik Vrajolli,
Robert Hoti, Nesim Rexhepi, Agim Zeneli,
Besim Latifi, Lulzim Baruti, Lulzim Meholli,
Avdi Rama, Liza Sylaj, Enver Qupeva,
Adem Ahmeti, Blerim Ibrahimi, Zymer Qupeva,
Bahri Zeneli, Fazli Ibrahimi, Avni Ismaili,
Emine Hoti, Mentor Duraku, Muharrem Binaku,
Rashit Gashi, Rauf Ibrahimi, Zeqir Kurti,
Driton Rrahmani Shefki Ollomani, Avni Januzi.

Fizionomia e numrave të ardhshëm sipas kontributdhënies të fuqishme të anëtarësisë, do të vijë duke u thelluar, gjithnjë në shërbim të atdheut, kombit, artit dhe kulturës.

ShShAShS-ja me përpjekjet e saj gjer më tani ka arritur t’i mbajë gjashtë sesione shkencore: Ängelholm, 2 qershor 2012, Landskrona, 25 maj 2013, Uddevalla, 31 maj 2014, Falkenberg, 30 maj 2015, Lund, 28 maj 2016, Prizren 25 korrik 2018, Suedi dhe në Ängelholm më 18.2.2023 ka mbajtur Akademi shkencore për 500 vjetorin e Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës me pjesëmarrje të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me kryetar Akademik Skender Gjinushin.

U shtyp në shktypshkronjën ”Printingpress” Prishtinë.

Me respekt: Administrata e Shoqatës

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.