CIKLI I POEZIVE PËR PRESIDENTIN DR. IBRAHIM RUGOVA

0
188
Ibrahim Rugova

Foto e bërë më 5 Maj 1992 në Kuvendin e parë të LDK-së në Prishtinë

Milazim Zeqiraj

(Në përkujtim të 80 vjetorit të lindjës së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe 18 vjetorit të shkuarjës në amshim).

Gjamë e madhe në Kosovë

E dielle më 21 januar 2006,
kur ishim gadi për festë familjare,
ljami pikëllus në TV Gjermane,
ndërroj jetë Presidenti i Kosovë Ibrahim Rugova.

Stanguam, Kosova u goditë rënd edhe një herë,
vdekja e President, mallkim për ne,
në rrugtimin tonë plot gurë.

Mëndime të shumta në kokë,
e zemër të ngrirë,
pytja se si do të bëj vendi
në kët udhëkryq politik
pasi mbeti si fëmiju pa nënë.

Populli i Kosovës filloj gjamën,
ashtu si kur vdiq Skënderbeu,

Pritjet e gjata të popullit për homazhet,
acari i januarit si pengon.

24.1.2006 Offenburg

Porosia e Presidentit Rugova

Porosia e fundit e Presidentit,
punoni pa ndërpre,
që Kosova të bëhet shtet i pavarur e demokratik.

Vizioni i Ti për Kosovën,
punë, durimi dhe urtësi
ishte moto e jetës së ti.

Fjalimet e përseritura shumë herë:
„Bashkëpunim më Europën
dhe në miqësi të përhershme më Amerikën”
se aty është Dielli jonë.

Rrugtimi i Presidentit drejt lirisë së vendit

Në fillim të rrugëtimit politik
vëndit drejtim perëndimor i shënjëstroj,
Kosova „Shtëpia e Zotin dhe mikut“
më miq e promovoj.

Popujt e vegjël shpesh janë pa fat,
dhunën e armikut e kanë vështirë më tregu,
do tjerë mëndojnë se janë dikushi
rrugët e jetës fillojnë më ju trasu.

Rugova ishte i qetë,
durimin e kishte dhunti,
punojë pa ndërpre,
propagandën e armikut për Kosovën,
në prendim e kjartësoj,
vëndit i dha drejtim perëndimorë,
në botë miqësi për Kosovën krijoj.

Kosovën e udhëheqi më mënquri,
Lirin ja solli,
Pavarësin e relizoj
Demokracin e trasoj.

Kthimi i Prsidentit Rugova në Kosovë
(Burgosja e Presidentit)

Pas takimit në Rambuje e Paris,
Prsident Rugova kthehet në Prishtinë,
fatin e vet më popullin për ta ndarë,
pasi shumica e delegacionit mbesin në Tiranë.

Më 24.3.1999 kur NATO fillon bombardimet
e caqeve serbe në Kosovë, Serbi e Mal të Zi
Presidenti Rugova i përjeton në Prishtinë.

Serbija për qëllime politke
Ate më familje, truprojë e gazetarë
më polici në shtëpin e Ti në Prishtinë i bllokoj.

Për disa javë i burgosur më familjë qëndron,
Kosova dhe Bota për jetën e Ti dhe familjës
ishte pa informacion.

Kasapi i Ballkanit më dhunë e detyroj
në Beograd më të bisedoj,
pas ati takimi falë presionit ndërkombëtarë
President Rugova kalon në perëndim
për një kordinim më të mirë,
për lirin e vendit punoj.

Lajmi së President Rugova
është liru nga kidnapimi,
populli ndiu gëzimin
së liria e Kosovës ishtë Ai vete.

3.2.2006 Offenburg

Bombardimi e NATO-s dhe hakmarrja e Serbisë ndaj shqiptarve

NATO më 24.3.1999
filloj bombardimi i caqeve serbe
në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Serbia për të krijuar mosknaqësi
në Botë dhe shtetet fqinjë,
nis hakmarrjën vrastare
ndaj popullit shqiptarë në Kosovë
më ekzod, vrasje e kallje
e donte Kosovën pa shqiptarë,
ashtu si Kosovën lindore më 1877,
që në dimrin e ati viti 720 fshatra i ka tretë,
që nga atëhere deri më sot
armiku shekullor krimime vrastare ka berë
në popullin shqiptarë.

Serbia për krime ndaj popullit shqiptarë
është e njohur në histori.

Populli i Kosovës pas datës 12.6.1999

Pas lufte populli kishte frustrim,
nga masakrat dhe shkatrrimet,
por shpresa ishte tek Presidenti Rugova
se Ai din të krijoj shpresë e qetësi.

Populli nuk ishim pragmatikë,
ishin realist dhe ajo u pa.

Vizioni i Presidentit Rugova për Kosovën

Vizioni i Ti për Kosovën,
ishte rrugtimi për
Liri,
pavarësi,
demokraci,
më hymn” Kur ra kushtrimi“,
dhe flamurin Daradan.

Punoj pa ndërpre
më politikë paqësore aktive
e pakuptueshme për ne në fillim,
e në prapaskenë organizoj
forcën mbrojtëse e qujtur FARK
e në luftë vëproj si UÇK.

Punoj për vendin dhe popullin,
për Kosovën e lirë dhe të pavarur
deri në amshim.

Shkurt 2006

Sëmundja si mallkim

Kur Presidenti Rugova i zhvillonte bisedimët në Wien,
Z.Atisari ishte afër më dukumentin për Pavarësi,
Ai diagnostifikohet në Prishtinë më sëmundje të rënd
për te dhe për ne një stuhi e rëndë,
si ajo në marsin e vitit 1999,
kur Serbija e burgosi në Prishtinë.

Edhe pse i sëmuar rënd,
punoj pa ndërpre
për Pavarësin e Kosovës.

Në Prishtinë vëndosi gurthemelin
për Kathedralën Nënë Tereza
dhe autostradën për Tiranë
që ishin premtim i dhënë
kur Dielli nuk dukej në horizont.

Sëmundja në verën e vitit 2005 hapin ja zvogloj,
kurse më 21 janar 2006 hapin ja ndaloj,
por projektin madhor,
Liria,
Pavarësin dhe
Demokracia për Kosovën nuk ndaloj.

President Rugova na mungon çdo ditë,
e mungesa e Ti, frigë na shton në rrugëtimin tonë
lavdi për jetë e mot.

Shkurt 2006

Lajmi pikëllues

(Kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 80 vjetorit
 të lindjes dhe dhe 18 vjetorin e shkuarjës në amshim)

Lajmi pikëllues më 21.1.2006 në çdo televizion
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova,
Arkitekti e shtetit të Kosovës,
Politikani paqësor,
Gandi i Ballkanit,
në Prishtinë në moshën 61 vjeqare ndrroj jetë.

Pikëllim e lot mbarë shqiptar
si në kohën kur vdiq Skënderbeu.

Populli i shqiptar i Kosovës
në kët udhëkryq polik
mbeti si fëmiju pa nënë.

2.

President Rugova vëndin e udhëheqi
më durim e mënquri.
Propagandën e errt për Kosovën
në perëndim e ndriti,
e tani e vërteta në rrugtimin tonë po shkelqen
si rrezja e Diellit në agim.

3.

Shalli rreth qafe ikonë e pa shpjegur,
durimi dhe urtësia kulturë njërzore,
puna brilante shkencore,
vizioni politike i brymosur
më forcën e Skënderbeut
dhe urtësin e Nënë Terezës,
rrugtim i ndritur për Kosovën,
në stuhin e kohës.

Të shpejt e kishe të kuptuarit,
të ngadalshme përgjegjën,
e stoik në qëndrime.

Ikonë e letrave shqipe,
në politikë qëndrestar,
Lirin dhe Pavarësin vendit ja solli
Kosovën e rënditi karrshi shtetëve demokratike,
për këto projekt më parë askush nuk e bësoj.

23.01.2006 Bad Peterstal

Në rrugë për homazhe në Prishtinë

Janauar më temperatura deri -30 C,
udhtim nga Gjermania për në Prishtinë
për vdekjën e Presidentit Rugova,
një emër i madh në historin tonë.

Vdekja e Presidentit të parë të
Republikës së Kosovës
fjalë e re në fjalorin tonë.

Më 25.1.2006 më aroplan nga Zürichu
më shumë mërgimtarë tjerë,
për homazhe në Prishtinëmë.

Më autobus nga aroporti deri Kuvend
si delegacion i mërgimtarve ne kishim përparsi
për homazhe ndaj kolonës së gjatë në atë acarë.

Njërzit duke pritur në kolonë të piklluar
e ngushllionin njëri tjetrit
se Ai ishte i të gjithve
dhe të gjithë e kishin pjesën e pikllimit të vet.

Homazhet në Kuvendin e Kosovës nuk pushonin
nga mëngjës deri natën vonë
nga data 21.1.2006 deri 25.1.2006.

Madhështia e ceremonis së varrimit

Të nesërmën më 26.1. 2006
kolona e gjatë e njërzve në rrugët e Prishtinës
nga Kuvendi i Kosovës deri të salla 1 Tetori.
Të gjithë u rreshtuam dhe prisnim,
e para syve tanë parakaluan delegacione
vëndas dhe botës.

Ceremonia e varrimit tregoj
se ne dimë të organizojmë
gëzime e vdekje vet,
që janë standart i shtetit tonë.

3.2.2006 Bad Peterstal

Rrezistenca paqësore aktive model i veqant në Botë

Rrugtimin paqësor për Lirin dhe pavarësin e vendit
e udhëheqi më vizion dhe guxim,
Botës i trgoj se shqiptari në Kosovë
ështe aty dem baba dem.

Presidenti Rugova ishte
simbol i lirisë,
rezistencës paqësore
model i veqant në Botë.

Vendit i solli dinjitetin e humbur ndër shekuj,
Vulën dhe flamurin Dardan,
Hymnin kur ra kushtrimi në Kosovë,
kurse endrrën e popullit shqiptar
për Liri dhe Pavarësi e bëri realitet
që më parë shumëkush nuk bësoj.

24.01.2006 Offenburg

Kosova krenare më bijt e vet

Kosova në kët fund shekulli
krenare më fëmijt e vet.

Më bamirsën Nënë Tereza,
Presidentin Rugova,
heronjet e lirisë
Adem Jasharin, Ahmet Krasniqin,
Agim Ramadani,Sali Çekun, Fehmi e Xheve Lladrovci,
Rrustem Bruqin, Sadri Ramqaj , Ismet Bicaj
e shumë e shumë tjerë të vargisur në altarin e lirisë.

Gjamë e madhe në Kosovë

Gjamë dhe e Pame e madhe u hap
në Kosovë, Shqiperi e mërgatë
në çdo shtëpi dhe insitucion
njeri tjetrit e ngushllonim.

Më 27.1. 1999 pasi ngushllova familjën
e ata më ngushlluan.
Në Istog i ngushllova disa miq
Haki Rugoven, Fadil Feratin, Milazim Maraj
e më von veprimtarin Dr.Enver Sadikaj
që më lot në sy ngushllimin e pranoj.

Një fjalë e ti në shenjë mllefi ai u shpreh,
Unë dhe Presidenti çka i bërem Zotit
më kët sëmundje të rënd na dënoj
ku ne tër jetën për njërzit kemi punu
tani jemi të pa forcë më këtë sëmundje më luftu.

Edhe dajën Sejdi e vizitova dhe ngushllova,
ai më tregoj se gjyshin mirë ja kam njoftë,
Ne, tek Rrust Rugova nadë kemi pas
se shumë për vendin dhe popull ka punu
por çetnikt-partizan pas luftë
më Ukën e ri e kan pushkatu.

1.2.2006

Homazhe para arkivolit

Populli në radhë të gjatë duke pritur,
për homazhe nga mëngjesi dëri në mbramje,
më lot të ngrira në faqe,
acari i januarit nuk i pëngon,
për ti dhën lamtumirën e fundit
Presidentit historik.

Të gjithë përkulen para arkivolit
më lot në sy dhe zemër të thyar.

Vdekja e Ti plagë për Kosovën
në kët kohë pa kohë,
në kët udhëkryq politik.

2.
Në kohë të veshtira për Kosovën
projektin për
Liri,
Pavarësi,
Demokraci
ishte projekt i Ti.

Liria e Kosovës realitët më 12.6.1999,
për Pavarësi bisedimet i filloj
por nga sëmundja e rëndë
s’mundi vet ta përjetojë.

3.
President Rugova,
ishtë shembull i veqantë politik
se si të sillem më miq,
që Kosovën ta bëjmë
shtet të pavarur dhe demokratik.

4.
Më Ju rrugtimi i jonë
për Liri e Pavarësisë ishte i lehtë,
tani rrugtimi i jonë pa Ju
nuk do të jetë i lehtë.

5.
Ditët e 12 e zisë në Kosovë kaloj,
mungesa e Juaj mbeti,
në familje,
në ne,
kurse Kosova në kët udhëkryq politik
mbeti si natë pa henë.

6.
Populli në këto ditë zie
dha mesazh të qartë politik,
tregoj frigën për të ardhmën tonë,
kurse nga politikajt kërkoj përgjegjë
por ate nuk e muar kurr.

Ditët kalojnë,
populli prap në përditëshmëri,
në heshtje e frigë për të ardhmën mëndon.

Nuk e pritëm vdekjën,
por vdekja e Ti
ishte mallkim për ne.

21 janari mbetet ditë e përkujtimit,
e homazhit tek varri.
akademi përkujtimre,
dhe takim për të treguar të arriturat tona.

7.
A do të na gjykojnë gjëneratat që vijnë
pse nuk bëmë ne më shumë për ty Rugovë,
sa bëre ti për ne e për Kosovë.

8.
President Rugova në misionin politik
popullin dhe vendin e rrezatojë,
në Prishtinë, Europë dhe Waschington.

Kur takohej më lidërt e botës,
Z.Klinton,Z.Toni Bler, Z.Zhak Shirak, Z.Schrodër
Z.Kofi Ananan, Z.Athisar, Z.Havel e shumë të tjerë
fjala e parë ishte lutja e ti:
Ju lutem shpetonin popullin tim,
mos e lëndoni Kosovë,
Pavarësia është kompromisi i jonë.

9.
Pas lufte Kosova në liri rritej
Presidenti në bisede më miq në Europë dhe Amerikë,
fajala e parë dhe e fundit ishte
ju lutem nifni Pavarësin formale të vendit,
se ajo tani Kosovës në liri po i mungon.

10.
Pse zgjodhe januarin më kët acar për të ikur,
se në kët muaj kemi vajë e gjamë
kur vdiq Skenderbeu,
Vëllazërit Gervalla, Enver Maloku
Komandat Hajdari e shumë e shumë tjerë.

11.
Dimëri të përcjelli nga lindja dëri në amshim,
u rrite në përkujdesjën e nënës Sofë,
më mallë për baban,
durimin e patë armë për qëndrim.

Punove pa ndërpre tër jetën
si shkenctar i letrave shqipe,
si President në fillim
Kosovës i dhe orjentim perëndimor,
pas liris më 12.6.1999
për Pavarësi punove pa u lodh.

Në bisedime në Wien më Atisari
Pavarësin e Kosovës kompromis e pranove
konturat e saj i trasove
që Kosova e pavarur të realizohet.

12.
Ju, vazhdimsi e kolosve kombëtar,
stuhive më durim ju qëndrove.

Politika e juaj paqësore
model i veqant në botë
tani kur na mungon,
jemi mbet si pika në lis,
frigë kemi më ja nisë
në rrugtimin tonë politik.

13.
Çka nuk tha për ty,
frigacak, pijanec, katolik, vendin po e dëmton
shumë atentate ndaj jush u organizuan
por Ju në rrugtimin tënd për Kosovën
nuk kishte forcë që ju ndalon.

Ju nuk u trazuat në rrugë tënde
për të mirën e vendit punuat pa pushuar
duke kriju miq në Europë dhe Amerikë,
më 12.6.1999 Kosova u liru,
kurse Pavarësin e vendit e sigurove.

14.
Tani jemi bashkuar, në radhë për homazhe
po përkulem para arkivolit
se ato qe i folën dhe i berën më heret ndaj jush,
për Ju të rënda e për ta hajgare,
veq luftë për pushtet e kishin
por vendin dhe popullin
e demtuan dhe e përqanë shumë.

15.
Në varrimin tënd një grup mëndjelehtë
që në gishtat e dorës numërohen
bllokuan Garden kombëtare,
kurse do tjer janë idhnu
por për çka, nuk din më tregu.

Gardën e shtetit të Kosovës
për marrshin në varrim
komandantet e vetqujtur e kan ndalu
po thonë se nuk e ke meritu,
se qenkan kinse të „mënqur“e dinë më vlersu,
më moto se janë dikushi,
e ata as vet nuk din kush janë
dhe çfar meritave kanë.

Por nejse s´duhet më ta mu marr
populli thot:”Korija brina nuk ka”,
edhe Jesusi në kryq ka thënë:
„O Zot fali këta njërz, se nuk din çka po bëjnë“

16.
Nga dhoma e mbyllur
Ramushi Haradinaj foli,
sa ma shpejt Gardën tjeter kombëtare më formu,
më ceremoni shtëtrore
varrimi i Presidentit Rugova ka më shku,
se ceremonia e varrimi është standart i shtetit tonë.

Nga Shqiperia Z.Sali Berisha ka mbrri,
Mbreti i shqiptarve më suitën e ti,
ceremonis së varrimit i dhan madhëri,
do tjer këtu edhe ne Shqiperi ishin të frustruar,
në varrim nuk erdhën
por as vet nuk din pse nuk erdhën më tregu.

17.
Në kët januar më acarë
të ngrohta rrugët e Prishtinës u bënë.
Populli më lule të kuq në duar
ishin dhuratë nga Holanda
për ta përcjellë kët varrim.

18.
Birit të madh të Kosovës
sebashku populli më miq nga mbar bota,
më përkuljë i dhanë lamtumirën e fundit.

Garda ushtarake kombëtare e Kosovës
më trupin e Prsidentit Ibrahim Rugova
parakalon pran popullit
për në banesën e fundit
në varrezat e dëshmorve.

Dias emra të njohur shqiptar
në varrim nuk muaren pjesë
as vet nuk din pse,
mëndojnë se jan dikushi
pati thën njëhere Profesor Mark Krasniqi.

Në çmojmë urtësin tënde,
nga Ju kemi porosi,
jemi në pluralizem
të gjithë e kemi një qëllim,
por mëndime të ndryshme,
në rrugtim tonë për Kosovë.

30.01.2006 Bad Peterstal

Hero i Dardanis
(Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova)

Në vargun e heronjëve të kombit
u radhit edhe Presidenti Ibrahim Rugova.

Në januar 2006 më acarë
në Prishtina populli dhe miqet e Kosovës
i dhën lamtumirën e fundit
birit të madh të Kosovës.

2.

Më urtësi dhe durimin tënd
Bota për ne ishte e kapshme.

Në kancelarit demokratike
në Europë e Amerikë
Kosovën e radhite
krahas vendeve demokratike.

Puna e juaj për vendin
më përkushtim hyjnor,
apelove kudo në botë
ndihmoni Kosovën,
ju lutem mbroni popullin tim
Pavarësia e Kosovës është kompromis i jonë.

Vepra e juaj,
për ne.
jeton në ne
dhe më ne.

3.

Politika paqësore
dhe gjakun i dëshmorve
levizi fuqin hyjnore,
në Kosovë e skalitën LIRIN e shumë pritur.

Liria e Kosovës u skalitë kudo
në qiell, ajr,
mal, fushë, gurë,
në lumenjët e bardh,
kudo në gjakun tonë.

Emri Rugovë,
përsonifikim i malve,
mburojë për Kosovë.

1.2.2006 Offenburg

Në ditën e 12 të zisë për Presidentin Rugova

Historia e Kosovës
e dizajnuar nga Ibrahim Rugova
është histori e jetës së ti.

Vdekja e Ti një ngjarje e dhimbëshme
për Kosovën do të mbetët në histori,
Presidedi i parë i Republkës së Kosovës
i shtetit më të ri në Botë
Ibrahim Rugova ndërroj jetë në Prishtinë,
më 21 januar 2006 në moshën 61 vjeqare.

Populli bëjn homazhe tek varri,
më porosi që amaneti i Ti
për Kosovën të vazhdon.

Friga në bisedime e politikajve pa përvojë,
për statusin e Kosovës
në udhëkryqin e brisht politik,
leht mundet të devijoj.

Bisedimet për Pavarësi e Kosovës
vazhdojnë tani më tjetër delegacion.

1.2.2006 Offenburg

Homazhe pa nderpre

Njërzit e mëdhenjë lindin por nuk vdesin kurr,
pas ditës se 12 të zi,
emri Ibrahim Rugova do të mbet
President historik i Kosovës për mote.

Më rrugtimin e Juaj politikë
Kosova në kët pranverë,
pas liris më 12.06.1999
do të kët kjartësim për Pavarësi.

Faliminderimet për miqet
që sebashku
dhimbjën e kishim më të leht,
se nga 21 januari në homazhe
acari nuk na pëngoj.

5.2.2006 Offenburg

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.