DITËT TRIUMFATORE PËR SHQIPËRINË ILIRO-ARBNORE

0
720
Sali Leka

Tregim nga libri: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”

SALI LEKA

E martë 19 Korrik 2022. Në Bruksel të Belgjikës, Këshilli i Bashkimit Europain mori vendim unanimisht, për të nisur hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë demokratike, pluraliste me 46 particka dhe shoqata anarshiste kaotiste me cirrkimicka, që kanë 5 vite me broçkulla, gënjeshtra, sajime e shpifje nëpër gazeta dhe televizione për të penguar hapjen e negociatave me Europën e bashkuar e zhvilluar e qytetëruar.

Që nga 7 Shkurti 2017 dhe deri me 7 Korrik 2022, kryesia e 46 partickave neomarksiste kriptokomuniste me gjashtë gazeta dhe gjashtë televizione, çdo ditë me rubrika e misione antiamerikaniste dhe antieuropianiste, për të ndaluar medoemos përparimin e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe integrimit dhe për ta ndarë nga Europa, por nuk ia arritën qëllimit, por do të zhyten në pellgun e muzgut e të errësimit.

Kurse blerimin dhe shkëlqimin e Shqipërisë Iliro Arbnore Epirotike pellazgjike Shënkostandinike as e kanë dashur, as e duan antiamerikanistët, dhe antieuropianistët e shekullit XXI.

As haxhiqamilistët, dumbabistët dhe enveristo-ramizistët zullumcistët e shekullit njëzet koha e skëterrit komunist, marksist hoxhist.

Komunizmi marksist hoxhist i lindur në Gjirokastër të Argiros Kristianike dhe i rritur  në Tiranën Ballgjiniste, me dy gazeta partiake, “Bashkimi dhe Zeri Popullit” katër dekada, 1945-1985 kanë shkruar trakte komuniste dhe referate marksiste, për të rrëzuar imperializmin amerikan dhe kapitalizmin europian, por nuk i rrëzuan dhe nuk kanë me i rrëzuar as sot.

Del pyetja pse? Përgjigja: Amerika demokratike ligjore, juridike, shembullore e Bidenit, Blinkenit, Palmerit, është më e fuqishme moderniste e Niksonit Bushit, Reganit e Xhonsonit, Klintonit shekulli XX.

Europa e sotme është më e forcuar, më e konsoliduar sesa në Korrik 1990, kur klika uzurpiste staliniste ramiziste dyndi me yrysh katërmijë e pesëqind njerez në korridoret e dymbëdhjetë ambasadave europiane me 2 Korrik 1990 në Tiranë.

Tani jemi në fund korriku e fillim gushti 2022.

Dy gazeta enveriste ramiziste antiamerikaniste “Zeri Popullit dhe Bashkimi” nuk funksionojnë në skenën mediatike në Tiranë.

Këto dy gazeta të tmerrshme, antihumaniste, antidemokratike te egra i ka larguar nga lulishta mediatike publike kombëtare Shqiptare Edi Rama socialisti model solid eposik, për drejtësi shembullore dhe për demokraci triumfatore.

Jam i obliguar me i falenderuar Edi Ramën, por edhe me e këshilluar: Në Tiranë veprojnë, sorollaten e qarkullojnë gjashtë gazeta e gjashtë televizione, akoma më antidemokratike, antiamerikaniste, antieuropianiste, antijuridike, antimoderniste, antipërparimtare, antinegocianiste dhe antidialogiste sesa “Bashkimi dhe Zeri Popullit” dy gazeta të partickës komuniste.

Gazeta “Zeri Popullit filloi botimin e trakteve komuniste 25 gusht 1942 me financimin e Fadil Hoxhës dhe Ramadan Citakut, dy pasanikë të mëdhenj me fonde monetare kolosale dhe i shpenzuan për maskarada revolucionare në Shqipëri dhe Kosovë.

B. Citaku dhe A. Kelmendi dy komunistë të angazhuar vetveten me e pasuruar, u lindën, u rritën në Kosovën bardhake dardane, por e kthyer në anadollake otomane në vitin 1392 shekulli XIV, 13 vite përpara se me lindur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në Krujë kryeqendra e principatës ushtarake kombëtare dalmatike. Kurse kryeqendra e principatës civile publike qeveritare ishte Shkodra epike Iliro Arbore, me shkolla, biblioteka, shtypshkroja për libra amtare, por u shkretuan mbas vitit 1507.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shkrimtar e poet ish i burgosur politik nga diktatura komuniste enveriste ramiziste.
Diktatura dhe katrahura më e rrezikshme më e tmerrshme antinjerëzore e pamëshirshme.
Me e egra mizore sesa diktatura komuniste në Jugosllavi, Bullgari, Rumani, Hungari, Çekosllovaki, Poloni.

Në tregimet e tjera në muajt Shtator, Tetor, Nëntor, Dhjetor, do të shkruaj për fitoren shembullore të negociatave me Bashkimin Europian. Fitore emblematike historike por ka acaruar dumbabistët e qëlbëzuar, antiamerikanistët e gangrenizuar që janë strehuar e mbuluar nëpër zyrkat e partickave destruktive dhe nëpër kthinkat e gazetave dhe televizioneve regresive.

TIRANË, GUSHT 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.