Arben Çokaj
Pas luftimeve të ashpra, por pa sukses, të ushtrive të mëdha osmane kundër Shkodrës e Krujës, Gjergj Kastrioti arriti në një marrëveshje paqeje me sulltanin turk, por kjo marrëveshje u prish nga Gjergji, pas nxitjes nga Vatikani dhe Venediku.
Papa i Romës i premtoi Pal Engjëllit me origjinë nga Drishti, arqipeshkvit të Durrësit, se do e bëjë Kardinal, ndërsa Gjergj Kastriotin – komandant të përgjithshëm të forcave të krishtera kundër Perandorisë osmane.
Kur papa u nis të vinte në Shqipëri, rrugës për në Ankona, nga ku do të nisej bashkë me ushtri për në Shqipëri, ai vdiq. Kjo bëri që kryqëzata e krishterë kundër osmanëve në atë kohë të dështonte. E për rrjedhojë, osmanët më pas u hakmorën egërsisht ndaj Shkodrës e Krujës, të cilat mbetën nën kujdesin e Venedikut.
Pas vdekjes së Skënderbeut, i biri ishte i vogël, dhe ai e la principatën e tij nen përkujdesje Venedikut, derisa i biri të rritej e të mund ta mbronte atë.
Nuk mundën turqit t’i merrnin me luftë këto kryeqendra të qëndresës shqiptare, megjithatë, por i shiti Venediku (i Jozefinës), në një marrëveshje që bëri në atë kohë me sulltanin turk, duke ia dhënë edhe Shkodrën e Krujën osmanëve.
Marrë nga Historia e Skënderbeut, Marin Barleti.