Arben Çokaj
Çmime të larta në vendet e Perëndimit nga laperët e tregut, më shumë spekulim, katastrofë në Ukrainë, shkatërrime, vrasje e gjymtime, që nuk mund të ri-kthehen më.
Por shumë njerëz po kënaqen ndërsa e shohin Ukrasinën tek shkatërrohet, me idenë se po dëmtojnë Rusinë, e po rrëzojnë Putinin.
Zelensky thotë se 100 ushtarë ukrainas vriten në ditë, e rreth 500 të tjerë plagosen… ndërsa Amerika e Anglia, dhe vendet e BE-së më pak, po e ndihmojnë Ukrainën që të mbrohet me armët deri edhe më modernet. Por makineria ushtarake ruse godet nga larg dhe po i shkatërron qytetet.
Si do të shkojë kjo luftë, kur projektuesit e kanë menduar që të zgjasë shumë në kurriz të Ukrainës – kokë turku – derisa Rusia të lodhet e Putini të bjerë? Ide gjeniale kjo, djeg Ukrainën, që të bjerë Rusia, nëse ecën… Vështirë të parashikohet, por ajo që po shihet më shumë është se Ukraina po shkatërrohet, dhe disa që bëjnë sikur janë me Ukrainën e nuk të lejojnë as të arsyetosh, nuk e di, a janë ashtu se janë destruktivë dhe u pëlqen shkatëerrimi, apo vërtetë mendojnë se Ukraina duke u shkatërruar përditë do e fitojë luftën?
Unë nuk besoj se Ukraina do e fitojë luftën, sorry, dhe jam për paqe sa më parë, për t’i dhënë fund kësaj lufte të marrë.
Njerëzit imbecilë duan luftë, ndërsa njerëzit e arsyeshëm duan dhe bëjnë paqe! Kjo gruaja këtu në foto, i lutet Zotit, që lufta të pushojë, por ata që e kanë bythën rehat, e shëtisin pyjeve për ajër të pastër, e kanë edhe mendjen e nxehtë dhe duan luftë… Të gjithë po paguajmë për këtë luftë të marrë, por Ukraina më shumë!
Lufta në Ukrainë ndalet në dy mënyra:
1. Armëpushim dhe bisedime paqësore,
2. Një fuqi më e madhe se Rusia e ndalon Rusinë, gjë që duket e pamundur.
Hjekësit, Amerika me Anglinë duan që lufta të zgjasë gjatë, se nuk goditet me të vetëm Rusia e Ukraina, por edhe BE, Europa, madje edhe Norvegjia e shëtitjeve në pyll, që ëndërron për lirinë romantike të Ukrainës…
Lufta mund të ndalet edhe nëse Rusia detyrohet e hedhë diku një armë bërthamore, si Amerika dikur në Hiroshima e Nagasaki, duke shkaktuar një dëmtim ekstrem dhe duke i bërë mendjet e nxhehta të ftohen: “ah bytha ime“…