KONKLUZIONET E MBLEDHJES PËR NISJEN E PUNËS SË KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR
Ne, qytetarët e mbledhur në Kuvendin Kombëtar Qytetar, vijmë të bashkuar rreth bindjes se Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët dhe se e ardhmja e saj është përgjegjësi e secilit prej nesh.
Ne besojmë se një demokraci e fortë ndërtohet mbi qytetarë aktivë, institucione të përgjegjshme dhe respekt për ligjin. Prandaj zgjedhim të organizohemi, të bashkëpunojmë dhe të veprojmë në mënyrë paqësore e demokratike.
Ne besojmë se:
Shqipëria nuk është një mall që mund të trajtohet si pronë për t’u shitur.
Çdo vendimmarrje publike duhet të jetë transparente, e debatueshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogaridhënie dhe të marrin pjesë në jetën publike.
Për këtë arsye, Kuvendi Kombëtar angazhohet të punojë për forcimin dhe mbajtjen ndezur të Protestës Qytetare, forcimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje,
mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive të përbashkëta;
E thamë shqip: Shqipëria nuk është në shitje! Kush nuk e kupton shqip, le ta dëgjojë edhe anglisht.
Albania is not for sale.










