VAJTIMI I QEVERISË BESNIKE “VËLLAZËRIM – BASHKIMI”

0
401
Kalosh Çeliku - 200

(Elegji me çifteli)

NGA KALOSH ÇELIKU

TRUSAKATËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË

(Në stilin e Çajupit)

Popull, trim me fletë
Votën e ke dhënë vetë!
Të kanë vjedhur, të kanë humbur,
Të kanë tundur, edhe shkundur.
Bëre e ç’nuk ke bërë:
Bëre një histori të tërë.
Linde burra, edhe gra
“Patriotë “, me kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të mira,
Polle edhe egërsira:
Polle ujkun dhe arinë
E polle edhe Kurvë Partinë.
Dy shqiptarë – parti dhjetë
“Demokratë“, e trushkertë:
Shumë nga ata pisa. Pabrekë.
Kur do të shporret kjo farë
Shqipëria do vejë mbarë!
Kur të hedhësh votën sot,
Mblidhe mendjen bëje top:
T’i shkulim me degë e rrënjë
Se: frymën na e kanë zënë!…

E MORA LAPSIN
DOLA NË MAL

E mora lapsin, dhe dola në mal
Rrugës takova “vojvodën” me kalë.
Që, i dilte: ehu, zot Atdheut
Me shpatën e Skënderbeut?!

E mora lapsin, e dola te Shadërvani
Kokëmëkokë “burrat” që i ka vatani.
Herë me popull, e herë me pushtet
Me vete e kishin edhe një këlysh “poet”.
Betejat heroike t’ua fus nëpër libra
Ehu, si Hajredin Pashën dikur Dibra.

E, “burrat” tanë, hiç pa marre
Kush do të na i shti në varre?!…

HEU KUR BËRTET “VOJVODA“
E PJELLË KURVË PARTIA

Heu, kur bërtet “vojvoda“
e pjellë viça Kurvë Partia,
bëhesh artist. Dhe, poet:
taxhi të jep Ministria.

Heu, kur bërtet “vojvoda“
e pjellë viça Kurvë Partia.
Burra me pashterka
Sot: që, i do Qeveria.

Heu, kur bërtet “vojvoda“
e pjellë viça Kurvë Partia:
Arsim, dhe kulturë
bën tollumbaxhia…

O VIÇAT E MI TË PALËPI
MË TË MIRËT NË QYTET

O viçat e mi, të palëpi
më të mirët në Qytet!
Që, verë e dimër. Borë
Selfie bëni në Parlament.

O viçat e mi, të palëpi! Qytet
më të mirët, Sot: në Parlament,
kur dal unë si poet nën Rrap
pas shpine, m’i ndërseni qentë.

O viçat e mi, të palëpi
më të mirët në politikë!
Që, me premtime e rrena
Sot, na bëtë Amerikë?!…

NË MINISTRINË E KULTURËS
EDHE SOT LUHET LETRA

Hajdutë e rrugaçë nëpër zyra
Mrizin nën hije, e do Natyra.
I kullotë te stani Nënë Partia
Lumë kultura. Rroftë Qeveria!

Kulturës shqiptare i kanë vënë pusi
E sakatuan “burrat”, bëjnë letërsi.
Argatët tanë trima, i kanë të parë
Dje, “komandantë”. Sot, ushtarë.

U pri para në betejë një kryelopë
Viçat tanë pas tambëlit copë-copë.
Kurva Parti, seç i ka tredhë
I trashin qafat për zgjedhë:
Kabineteve, sot bëjnë pazare
E shesin lirë kulturën shqiptare.

Kafe pijnë, në zyra luajnë letra
Dergj kultura. Borxhet e vjetra…

ELEGJI PËR KËLYSHËT
E KURVËS PARTI

Një këngë patriotike, këndoi Huti
Erdhën horrat, u ngritën nga tabuti.

Këlysh bir qeni, ai Dudum Lolja
Erdhi, vrik turrevrap Hojdodolja.
Bashkë me ta, edhe Nuse Rrospia
Me lotë në sy u printe Tollumbaxhia.
U erdhi keq për Këlyshin me zgjebe
Rrufjanin servil, që sot fërkon hebe.

Dhuratë, na i solli Kurva Parti
E shitën veten një torbë taxhi…

DJE HALLDUPË SHKUPI
E SOT JANË “VOJVODA”

Kush ka qenë ky Sanço Panço shqiptar
Kulturës shqiptare, që iu sul mbi gomar?!
Rrospi Partia me një çetë trusakatë
Librit shqip i ranë tinës me sëpatë.
Sytë ua lidhën Manifestimeve letrare
Arat e të parëve tanë t’i lënë ugare.

“Burrat” e ngrejnë zërin për kisha e xhamia
Shporruni “vojvoda”, u delë para shqiptaria!
Nuk ka mbetë arsimi, dhe kultura shqiptare
Në “burra” hyqymeti, siç jeni ju me kollare.
Dje halldupë, e sot: mbi gomarë “vojvoda”
Kultura jonë ka lindë me shekuj nëpër oda…

VAJTIMI I QEVERISË BESNIKE
“VËLLAZËRIM – BASHKIMI”

(Në stilin e Tatës Madhe me dajre)

Ende shpirti pa i dalë – ëëë
po e vajtoj me dy-tri fjalë:
E kërkova Pellagonisë – ëëë
m’iku, dje Pollogut – ëëë
me “vojvodën” mbi kalë – ëëë.

E mora “Bit – Pazarin” – ëëë
ta zë, në pusi: partizanen – ëëë!
Që, e dhunoi “vojvoda” – ëëë
në mes të Pollogut. Ehu, ëëë.

E vajtoj sot Qeverinë – ëëë
ende shpirti pa i dalë – ëëë.
Që, e grabitën Yllkuqët – ëëë
Ehu, i vraftë Zoti Madh – ëëë!

Dashurova, partizanen – ëëë…

HEU KU PO SHKON
O KALOSH ÇELIKU

Heu, ku po shkon, o Kalosh Çeliku
Me poezi rebele, turr e nën Rrap?!
Partia pusi të ka vënë lum miku
E shalon gjokun, s’e bën asnjë hap.

Lufta yte, moti vazhdon me poezi
Herë me “vojvodë”, e herë me mbret.
Kot, nëpër “Bit – Pazar” kërkon liri
“Kali Shemës”, Sot: pas porte të pret.

Heu, ku po shkon, o Kalosh Çeliku
Sot, me poezi nuk vritet armiku?!…

RROKNI ARMËT DHE BINI

Rrokni armët, dhe: o “burra” bini!
Armik është i Shkupit. Shekullor.
E shani. Vrisnje, gjallë mos e lini
Këlyshin me zgjebe shpalli tradhtor.

Doktor Ziun e zhveshi lakuriq. Medet
Këlyshin e Sharrit e veshi me dimia.
O bini! Përderisa, nuk ka parti, miq
Sulm, në Qeveri! Sulm, te Ministria!

Rrokni armët, dhe: o “burra” bini!
Shtini nga pusia, partia është e jona
Gjallë, nën Rrap. Hije, mos e lini!…

FRASHËRI DHE ҪELIKU

Naim Frashëri:
Do të shkrihem
të venitem,
si kandili kur s’ka vaj;
Balt’ e pluhur
do të bëhem,
të më shkel’
një këmb’ e saj;
E të prehem
duke puthur
Atë këmbë pasandaj…

Kalosh Çeliku:
Durim, më s’kam. Haj moj jetë, haj
Ty të rroftë “Bagëti e bujqësia“!
Përderisa, ty të shkelë këmbë e saj
Ditenatë, mua më shkelë Nënë Xhadia…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.