POETI, MUZA DHE LIBRI

0
Atdhe Geci - Shqipëria është më e madhe...

POETI, MUZA DHE LIBRI

Libër, jam gjak hyjnor i të lashtëve
jam flaka e pellazgëve nëpër kohëra
jam fryma re e kallinjve nëpër ylbere,
jam vëlla i Pirros e i Gjergj Kastriotit.
Libër, e ndiej muzën e pastaj shkruaj,
e ndjej muzën e lëndën letrare të saj,
muza e di saktë sa zjarr t’i vë këngës,
dhe sa zjarr ti vë lotëve të dhimbjeve.
Libër, muza më dha dorën të lindesh,
ti, shpirti më i kulluar i poezisë sime,
të tëra krijimet e mia i ngjajnë jetës,
i ngjajnë atdheut e gjeografisë sonë,
i ngjajnë lirisë e udhëtimit kombëtar.
Libër, brezi im u mbështet tek himni,
te arma që mbron kufirin, te marinari
që mbron detin, tek piloti që e mbron
qiellin, tek populli dhe mbështetja tij.
Libër, poezia ime i ngjanë Kosovës
dardane, Shqipërisë së Skënderbeut,
Epirit pellazg të Çamërisë, Krahinës
së Mollës së Kuqe, Ulqinit dhe Korrit.
Libër, je i bardhë si reja e qiellit, dhe
je bjond si vashat e bukura shqiptare,
shpirt, je jeta ime nëpër kohë, krijimi!…

Atdhe GeciDortmund, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.