Nga Rexhep Çullhaj
Në kohën e kooperativave bujqësore, një kooperativist ftoi për drekë, Xhemsin brigadierin dhe ftoi Kriston specialistin e bujqësisë dhe specialistin e bujqësisë. Gruaja e koperativistit shtroi sofrën si për dasmë: vezë të ziera, djathë, domate, kastravecë, ullinj e plot meze të tjera. Pasi hëngrën pak, koop.nxori krenar një shishe litërshe me raki.
— Hajde, Kristo, për mbarësi të kooperativës! — tha Xhemsi. — Për mbarësi! — u përgjigj Kristo. Një gotë, dy gota, tri gota… bisedat u bënë më të zjarrta, të qeshurat më të forta dhe shishja gjithnjë e më bosh. Kur rakia po i afrohej fundit, Kristo e pa se kishin mbetur vetëm dy gishta në fund të shishes. — Xhemsi, mos të na ngelë hatri i shishes. Ta mbarojmë edhe këtë që ka mbetur! — Mure ja pret! — tha Xhemsi. — Rakia nuk lihet jetime. E zbrazën edhe pikën e fundit.
Kur dolën nga shtëpia, këmbët po u merrnin. Ecnin zig-zag nëpër rrugë. — Moj raki, moj majoshe po më hedh qoshe më qoshe! — murmuriste Kristo duke qeshur. Rruga kalonte buzë një gremine. Ishte e ngushtë dhe duhej kujdes. Kristo ecte përpara, ndërsa Xhemsi pas tij. Në kokën e Xhemsit, të dehur nga rakia, i lindi një mendim i çuditshëm: “Po ta shtyj Kriston tani, bie drejt në humnerë!” E mendoi një herë. Pastaj prapë.
Më në fund i tha: — O Kristo, po më ka hyrë një mendim në kokë… — Çfarë mendimi? — Kam dëshirë të të hedh poshtë në humnerë! Kristo, edhe ai i dehur, por jo budalla, e kuptoi menjëherë. — Mirë, mirë — tha. — Veç lërmë të dal pak më përpara, pastaj më hidh. Dhe sapo tha kështu, ia krisi vrapit sa i mbanin këmbët e rakisë. Pas pak u largua nga vendi i rrezikshëm. — Hë, Kristo! Prit aty! — bërtiti Xhemsi. — Ç’do tani? — tha Kristo nga larg.
— Të më hash munë, o i pijetar! Më ike nga dora! Kristo qeshi me lot: — Po ta hash vetë, se unë shpëtova nga humnera dhe nga rakia jote! Dhe të dy vazhduan rrugën duke qeshur, ndërsa fshati për vite të tëra e tregonte këtë histori si shembull se rakia të bën shokë të mirë, por edhe mendje të çuditshme











