Lutfi Coka
Vesi zevendëson virtutin
E padobijshmja urren të dobishmen,
Burrat poshtë, burrecat lart
Timat vdesin, frikacakët qeshin.!
Drejtësia pjell padrejtësinë
Traditat positive shkrumohen,
Pozitivja bije, negatvja ngrihet
E bardha zevendësohet me të zezën.
Kudo si asnjëherë
Lartësohet e keqja,
Triumfon mashtrimi
Preferohet gënjeshtra.
Na mbuloi hutimi
Kemi rënë në trubullirë
Askush nuk e din,
Nga vjen kjo e mirë.
Kush e luan propogandën?
Populli si ka qënë
Nuk është tani,
Ka mendjen e prishur
Ka kokën e ulur.
Është bërë i pavetëdijshëm
Familjarizohet me gjendjen,
Pajtohet me bindjet
Kundër të vërtetës.
Merr mësimet mashtruese
I buzëqesh të keqes
Kundërshton të mirën,
Të dobishmen epozitiven.
Nuk ka filozof e profet
Që vlerëson çfarë ngjet,
Në këtë vend plot siklet
Sejcili mbret mbi mbret!


