BORELL, A PO I FRYN ZJARRIT NË VERI TË KOSOVËS?

0
205
Takimi Kurti-Vuçiq - 2 maj 2023, Bruksel

Gani I. Mehmeti

Gjatë bisedimeve Kurti – Vuçiq më 2 maj në Bruksel

Me deklaratën e tij, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në veriun e Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit për pushtetin komunal, që u bojkotuan nga votuesit serbë me kërkesën e Beogradit, mund të çojnë në përshkallëzim dhe të pengojnë zbatimin e marrëveshjes”, për normalizimin e marrëdhënieve siç e tha Borell, nuk është një shqetësim i tij, por kjo është një thirrje e serbëve për përshkallëzim të gjendjes nga ana e serbëve në veri të Kosovës. Kjo është një thirrje që të çohen në këmbë serbët, se në krah e kanë Borellin, i cili i përkrah ata, ndërsa e fajëson Kosovën.

Borell nuk ndalet vetëm me kaq, ai vazhdon pas mosmarrëveshjes Kurti-Vuçiq, sërish fton serbët për situata të këqija: “Për fat të keq ata nuk arritën asnjë marrëveshje për këtë çështje dhe kam frikë se mund të përballemi me situatë të keqe”, tha zoti Borrell.

Borell nuk do duhej të ftonte serbët për keq, ai do duhej të kërkonte që të vazhdojë qetësia deri sa të mirren vesh politikisht për gjithçka. Dhe se, për mosdalje në zgjedhje të serbëve me ftesën e Vuçiqit, nuk mund të fajësohen shqiptarët e as Qeveria e Kosovës, por faji është i tyre, që kur lëshuan punën kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe të tjerët, si dhe për mosdaljen në zgjedhje më 23 prill.

Ndërmjetësi nuk guxon t’i fryjë zjarrit në asnjë mënyrë dhe në asnjërën anë. Ai nuk duhet e nuk guxon deklarativisht të anojë e as të shprehë shqetësimin për ngjarje të këqija, sepse në këtë mënyrë kuptohet sikur ai thërret njërën palë për përkeqësim të gjendjes, gjë që Borell e bën një gjest të tillë. Kjo është sikur ai i prin së keqes dhe sikur i fryn zjarrit.

Krejt kjo ishte pasi Kurti-Vuçiq nuk u morën vesh për projekt statutin e Asociacionit të paraqitur, të hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhet nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.