MEMORANDUMI DREJTUAR LIDHJES SË KOMBEVE

0
Memorandumi drejtuar Lidhjes së kombeve

Nga: Isak A H M E T I
———————————
Kohë më parë ka dalë në dritë libri me titull:

MEMORANDUMI DREJTUAR LIDHJES SË KOMBEVE
Klerikët: Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi.

Dëshmitarë të popullit martir, i autorit të mirënjohur Dr. Nikollë Loka, me një Parathënie shumë përmbajtësore nga Prof. Dr. Ana Lalaj.

Ky libër mjaft interesant dhe me shumë vlera, të cilin autori ma ka dhuruar me një dedikim shumë të veçantë, (për çka e falënderoj nga zemra!), ka këtë përmbajtje të cilën po e paraqesim këtu në vijim me qëllim që ta kemi si pasqyrë për ta kuptuar më mirë dhe më lehtë se për çka bëhet fjalë:

Denoncues të barbarisë, misionarë të qytetërimit

KREU I
PAKICAT KOMBËTARE DHE SHQIPTARËT NË SHTETIN SERBO-KROATO-SLLOVEN (Jugosllavi),

KREU II
SHKELJA E TË DREJTAVE KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE,

KREU III
SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE ME DHUNË DREJT TURQISË,

KREU IV
VEPRIMTARIA POLITIKE DHE DIPLOMATIKE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË MINORITETIT SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI

KREU V
PROMEMORIA E TRE KLERIKËVE, MONUMENT ATDHETARIE,

KREU VI
LARGIMI I DETYRUAR NGA KOSOVA,

KREU VII
TRE KLERIKËT ZËDHËNËS TË POPULLIT TË VET.

Ky është libri i tretë i trilogjisë (me 350 faqe), që ka në qendër njërin prej martirëve të Kishls në Shqipëri dhe njërin midis 38 të Lumëve, Dom Shtjefën Kurtin. Dy librat e parë, siç dihet, Dr. Nikollë Loka i ka përgatitur me bashkautorë, ndërsa në të tretin është autori i vetëm.

Ky libër, siç tregon edhe vetë titulli, i referohet aktit të tre klerikëve nga Kosova, më 1930.Të tre ata kishin qenë bashknxënës në Seminarin Papnor të Shkodrës, të tre misionarë dalë nga Kongregata Propaganda Fide në Romë, ndërsa dy prej tyre edhe bashkëstudentë për teologji në Insbruck të Austrisë. Në fillim të viteve ’20 ata u dërguan në Kosovë dhe për gati dhjetë vite shërbyen më së shumti në Gjakovë e rrethina, pjesë e Ipeshkvisë Shkup-Prizren.

Sipas autorit, por edhe sipas Prof.Dr Ana Lalajt (fq.5), historia e këtyre tre klerikëve është sa interesante e po aq impresionuese edhe për faktin se gjatigjatë gjithë kohës ishin dëshmuar jo vem si misionarë të dëvotshëm të fesë por edhe si misionarë atdhetarie, për çka ishin bërë therrë në sy për autoritetet serbe.

Për shkak të telasheve, por jo nga frika,për motive patriotike, ata e ndërprejnë shërbimin në Kosovë dhe ilegalisht kalojnë kufirin me Shqipërinë dhe pas 15 ditëve arrijnë në Tiranë dhe prej andej shkojnë në Romë. Prej aty, gjysëmilegalë, udhëtojnë për Gjenevë dhe atje ata dorëzuan në sekretarinë e Lidhjes së Kombeve PROMEMORIEN për gjendjen e minoritetit shqiptar në Jugosllavi, e cila mban datën 5 maj 1930. Prommoria hyri në procedura të shqyrtimit të saj dhe pati një vemendje nga Lidhja dhe bëri jehonë të madhe në shtypin e atëhershëm evropian.

Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se autori Dr. Nikollë Loka ka zgjedhur që në funksion të këtij akti të punojë më shumë për këtë libër. Çështjet që autori ka marrë në shqyrtim për një historian mbeten ende nga më intrigueset përgjatë gjithë historisë së shqiptarëve (Prof. Dr. Ana Lalaj, vep. e cit. fq. 6-7).

Kapitulli i fundit i librit në fjalë, Kreu VII, është ai me titullin shumë domëthënës :TRE KLERIKËT ZËDHËNËS TË POPULLIT TË VET (fq. 266-277, vep. e cit.), ku veç tjerash është theksuar se, citojmë”klerikëve katolikë shqiptarë u ka ra përgjegjësia historike që, për shkak të lidhjeve historike me Perëndumin, të bëheshin zëdhënës të shqiptarëve në kancelaritë perëndimore. Shembull për klerikët shqiptarë në ish Jugosllavi u bë Kryeipeshkvi Lazër Mjeda, i cili në vitin 1913 informoi rregullisht autoritetet austro-hungareze mbi krimet dhe gjenocidin serb e malazez mbi shqiptarët.

Gjatë Luftërave Ballkanike, protektorati austto-hungarez ishte tejet i rëndësishëm për popullatën shqiptare, pasi nuk mbronte vetëm shqiptarët katolikë siç kishte ndodhur gjatë pushtimit osman, por bënte mbrojtjen e popullatës shqiotare nga sulmet e pamëshirshme serbe dhe malazeze. Përmes protektoratit mbroheshin interesat e popullit shqiptar si dhe interesat e Monarkisë Dualiste.Gjatë kohës së shërbimit të tij në Shkup dhe Prizren, Lazër Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve, për të.cilat i kishte dërguar Vatikanit një raport të hollësishëm.

Raporti do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freumdlich për librin “Golgota e Shqipërisë. Në gusht të v.1920, për shkak të veprimtarisë patriotike, Imzot Lazër Mjeda u burgos nga serbët bashkë me parinë e Pejës dhe të Prizrenit, për shkak të veprimtatisë së çetës së Drenicës. Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin Ushtarak të Beogradit, Imzot Lazër Mjedës i kishte mbërritur një letër, e shkruar në italisht, nga Dom Mikel Tarabulluzi prej Stublle mr 15 janar 1920.

Nga letra del se Dom Mikel Tarabulluzi vepronte kundër shtetit jugosllav… Pas hapjes së letrës, Dom Mikel Tarabulluzi burgoset për shkak të angazhimit të tij për shkollën në gjuhën shqipe… Ndërsa Imzot Lazër Mjeda vazhdonte të dërgonte letra në kancelaritë botëtore për mbrojtje të shqiptarëve.

Vlen të theksohet se në kushtet në të cilat ndodheshin shqiptarët, klerikët katolikë të kombësisë shqiltare n’ato rrethana duhej të ishin jo vetëm barinj të mirë shpirtërorë,por edhe atdhetarë të vendosur. Ata iu përkushtuan me mish e me shpirt çështjes kombëtare, në këtë kontekst u dalluan Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi, veprimtaria e të cilëve, dhe jo vetëm e tyre, ndiqej barbarisht nga sutoritetet serbe.

Prandaj Memorandumi i tre klerikëve në fjalë ngjan më shumë në një aktakuzë juridike që paraqitet para një Gjykate. Për më tepër ata në krye të herës kishin menduar se ai do të shkonte para Gjykatës Ndërkombëtare pranë Lidhjes së Kombeve. Autorët e Memorandumit dëshmuan me fakte se pushtimi serb dhe malazez ishte më i dhunshëm dhe më kriminal se ai turk për shqiptarët.

Karakteristikë për serbët ishte ndëshkimi kolektiv, djegia dhe shkretimi i vendbanimeve shqiptare, ekzekutimi i popullsisë së pafajshme, burra, gra, pleq dhe fëmijë, me akuza se “gjoja kanë strehuar kaçakët”. Prandaj jo rastësisht, klerikët në fjalë, Kurti, Bisaku dhe Gashi u vunë në mbrojtje të popullsisë, pasi ata ishin të ndikuar thellësisht nga trashëgimua e Rilindjes Kombëtare. Serbët dhe malazezët kishin guxuar të vrisnin klerikë në mes të ditës, në prani të shumë dëshmitarëve si në rastin e Françeskanëve At Luigj Palaj dhe At Shtjefën Gjeçovit. Mënyra publike e vrasjes së tyre tregon se krimi politik kishte marrë përmasa të frkëshme në Jugosllavi.

Është e rëndësishme këtu të theksihet në mënyrë shumë të veçantë se Kombi shqiptar, thekson autori i librit, u ka borgj këtyre klerikëve. Nëse Dom Shtjefën Kurti është lumturuar dhe ka marrë vlerësimet më të larta të Shqipërisë për veprimtarinë misionare dhe martirizimin e tij, të dy klerikët e tjerë kanë mbetur në harresë. Mjafton veprimtaria e tyre atdhetare në Kosovë si mësues, klerikë dhe atdherarë të përkushtuar që atyre t’u ngrihen memoriale, t’u vendosen emrat në rrugë e sheshe, të organizohen për ta veprimtari përkujtimore. Këta tre klerikë shqiptarë kanë ngritur një monument atdhetarie për shqiptarët që do të mbijetojë ndër shekuj (vep. e cit. fw. 277).

Në fund të librit është dhënë:

BIBLIOGRAFIA
Burimet arkivore
Literatura hidtoriografike
Gazeta shqiptare
Faksimile

Krejt në fund të këtij shkrimi, le të theksojmë se ky libër është një kontribut i çmueshëm për ndriçimin e kontributit të tre klerikëve: Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi-dëshmitarë të popullit martir, për të cilët edhe unë kam shkrua të libri im: Kosova, Prishtinë 1996, EDHE TRE QIRINJË TË KAUZËS SHQIPTARE, fq 90-91).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.