Rezistenca shqiptare, në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1953

0
34
Shqiponja në hyrje të Podujevës

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit” – Prishtinë
Shoqata e Historianëve “Vendenisi “- Podujevë

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar Trojet e Arbrit – Prishtinë në Bashkëpunim me Shoqaten e Historianeve Vendenisi në Podujevë organizojnë sesionin e XVIII-të të rregullt shkencor në Podujevë më, 09.06.2024 duke filluar nga ora 11:00. Ky sesion shkencore mbahet me temën bosht:Rezistenca shqiptare, në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1953.

Temat bosht që do të paraqiten në këtë sesion shkencor do te jenë:

  1. Rezistenca shqiptare gjatë viteve  1912-1953;
  2. Rezistenca e llapjaneve në luftën e Merdarit 1912;
  3. Themelimi i qytetit të Podujevës 1913;
  4. Levizja kaqake në Llap;
  5. Shpërnguljet nga Llapi – Podujeva 1912-1953;
  6. Nënprefektura e Llapit 1941-1944;
  7. Formimi i Gjandarmerisë shqiptare në Llap 1941-1944;
  8. Hapja e shkollave shqipe 1941 -1944;
  9. Personalitetët më të njohura në Lllap 1912-1953;
  10. Formimi i NDSH në Llap;
  11. Masakrat serbe në Llap 1912-1953 dhe
  12. Dhuna dhe terrori komunist në Llap  1944-1953.

Ftojmë të gjithë studiuesit shqiptarë që te paraqitën me temate e tyre.Afati për paraqitjen e temave është deri më, 01.06.2024.Temat mund ti dërgoni në këto email adresa: nue_oroshi@yahoo.de dhe  adem.ajvazi@hotmail.de

Ju mirëpresin

Shoqata e intelektualeve shqiptarë “Trojet e Arbrit” Prishtinë
Shoqata e Historianeve “Vendenisi” Podujevë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.