2.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A kemi mungesë të kulturës së dialogut politikë?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Diskursi politik bashkëkohor është duket në krizë, e vëqenarisht në Kosovë, po jemi dëshmitarë më shumë të mbizotërimit të interesave individuale mbi interesin e përgjithshem, që po dominohet në skenën tonë politike që shumë kohë. Debatet në Kuvend, jashtë kuvendit dhe në mjetet e informacionit public po përdorin taktika të dialogut jo konstruktiv rreth çështjeve kapitale që e preukupojnë sot shoqërinë tonë. Akterët politik shpesh përdorin taktika që pasqyrojnë konflikte dhe zënka përsonale, duke e qitë në margjina qëllimisht idete politike.

Ky fenomen është bërë shqëtësues për zhvillim dhe proceseve demokratike në Kosovën e pas luftës. Kjo është reflektim i jo kulturës së duhur politike, veçmas kur bëhët fjalë për parlamentarët. Zënkat dhe lojërat politike në Kuvend, duke u marrë më çështje përiferike, janë largë idealeve të larta për shtëtndërtim dhe zhvillim të përgjithshem. Është krijuar pas luftës një narativë injorante në relacione më preukopimet e qytetarëve të cilët votën e tyre, e kan dhënë për zgjidhjen e çdo problemi shoqëror dhe politike, që e bënë jetën e tyre më të begatshme. Në vend që të fokusohet në zhvillimin e politikave strategjike të vendit, po përdorën strategji së si të denigrojnë njeri-tjetrin.

Kjo gjuhë denigruese po mbretëron edhe të një pjesë jo e vogël e mediave dhe në rrjete të ndryshme sociale. Lojërat e tilla përfshijnë insinuata për lidhjet e kaluara politike, që sigurishtë dikush nuk ka edhe biografi të mirë, por të cilat nuk janë të rëndësishme për sfidat reale me të cilat përballet shoqëria. Shfaqjet e tilla teatrale e kan lodhur popullin, i cili ka vuajtur shumë deri të liria dhe pavarësia. Po shohim në kohën e fundit, kur akterët kryesorë të opozitës në mënyrë jo parimore u fokusuan në rrëzimin e Qeverisë e cila punojë kryesisht mirë, sesa në zgjidhjen e problemeve të paraqitura.

Një qasje e tillë krijon përçarje brenda shoqërisë dhe largon vëmendjen nga çështjet që janë thelbësore për të mirën e përbashkët. Mediat, në vend që të shërbejnë si roje të së vërtetës dhe të japin informacion objektiv, shpesh përfshihen në këtë lojë pasionesh të ulëta, si narrativë negative. Disa figura të partive politike po përdorim platforma të tilla për të përhapur fyerje, informacione jo të sakta që nuk i kontribuojnë të mirës të Kosovës dhe as të ardhmës së saj. Kjo vlenë edhe për disa analistë të cilët nuk janë duke i konstribuar sa duhet proceseve pozitive dhe as kur bëhët fjalë për dialogun Kosovë–Serbi.

Në këtë atmosferë humbet politika e lartë. Për t’u kthyer në një standard të lartë të politikës, është e nevojshme të rishikohen prioritetet të cilat janë më bollëk. Njerëzit, mediat dhe akterët politikë duhet të luftojnë së bashku kundër vendosjes së këtij lloji të narratives. Është e nevojshme të promovohet një kulturë e dialogut. Vetëm në këtë mënyrë debatet politike bëhën mjet për arritjen e së mirës shoqërore dhe prosperitetit të Kosovës, për tju bashkangjitë kështu familjës së madhe evropiane.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit