“2023” – Një përjetim me pak fjalë rreth ngjarjes së mbrëmshme në BBV 2

0
187
Robert Aliaj Dragot

Robert Aliaj Dragot

Turmat luajnë një rol të rëndësishëm me ndikim në sistemet sociale, politike dhe ekonomike dhe ndikojnë normat, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore.

NE VEÇANTI, roli toksik i trumes ka pasoja serioze negative, si nxitja e intolerancës, diskriminimit dhe trazirave sociale.

Ndryshimi kryesor midis turmave dhe individëve është niveli i anonimitetit dhe llogaridhënies që ekziston brenda grupit.

Kur njerëzit janë pjesë e një turme, ata mund të ndihen më pak përgjegjës për veprimet e tyre dhe më shumë gjasa të përfshihen në sjellje që normalisht nuk do të përfshiheshin si individ.

KJO NDODH ME POLITIKËN NË PËRGJITHËSI

Këtë e konfirmoi sjellja e fundit histerike e turmave të eksituara ndaj Kejvinës, (e akuzuar për sjellje të papërshtatshme) me manifestime dhe reagime të ashpra dhe skajshëm fyese kërcënuese dhe vulgare, më sjellin ndërmënd talebanët, kulturën e turpërimit dhe poshtërimit publik, që nxjerr në pah një prirje shqetësuese në shoqërinë tonë:

Tendencat për t’u përfshirë në kësi lloj sjelljesh thuajse linçuese ndaj individidit, minojnë kuptimin dhe procesin e prezumimit të pafajësisë dhe desensibilizimin shoqëror ndaj dhunës dhe agresionit, pasi njerëzit fillojnë ta shohin atë si një mjet të pranueshëm ndëshkimi.

Në romanin “1984” te George Orwell, koncepti i Big Brother shërben si një simbol i një qeverie totalitare që ushtron kontroll të plotë mbi qytetarët dhe dënon ata që nuk përputhen me normat dhe pritshmëritë e vendosura, pa përfitimin e një gjykimi të drejtë. Ndërsa ata që përjetësojnë status quo-në shpërblehen.

Në rastin tonë kemi të bëjmë me një lojë televizive, por që temat që preken janë ende të rëndësishme në shoqërinë tonë aktuale.

Kejvina (një vajzë që nuk është në shijet e mia, por kjo nuk ka asnjë rëndësi) arrin pikën e saj të thyerjes dhe reagon ndaj veprimieve bullizuese te Luizit, duke e goditur atë me shuplakë në fytyrë. Kjo për mua është më tepër se një akt rebelimi.

Kjo është një ngjarje paralajmëruese për rëndësinë e qëndrimit dhe rezistencës kundër bullizmit dhe shtypjes, padrejtësisë shoqërore maskiliste, edhe nëse kjo do të pasonte me përballjen, përjashtimin dhe reagimin negativ shoqëror.

Unë e kuptoj këtë si reagim legjitim të një gruaje përballë shtypjes dërrmuese të turrmës. Anjë grua nuk godet pa arsye. Dënimi duhej të ishte për të dy të implikuarit njësoj.

Ndërsa të gjithë u hodhën dhe manifestuan dëshirën e tyre për të dënuar Kejvinën për veprimin e saj, djali që e bullizoi dhe provokoi atë nuk përballet me anjë pasojë.

Kjo rrezikon të legjitimoje dhunën verbale që aplikohet aty nuk pafund si dhe shërben që publiku të përjetësojë stereotipe dhe paragjykime të dëmshme që përforcojnë idenë se gratë duhet të mbahen në një standard të ndryshëm nga burrat.

Tek “1984” të George Orwell, nxirren në pah qëndrimet e mësipërme problematike të shoqërisë ndaj bullizmit dhe agresionit, si dhe rreziqet e një kulture në të cilën ngacmuesit nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Si përfundim, është thelbësore që: mediat në veçanti, dhe shoqëria në përgjithësi, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre ndaj akuzave dhe të akuzuarve për të siguruar një proces të rregullt të prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjes për të gjithë.

Le të jetë historia e Kejvinës një kujtesë prekëse e rreziqeve në një shoqëri të kontrolluar nga një entitet i vetëm,

TURMA E TËRBUAR.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.