Biblioteka e parë shqipe do të hapet së shpejti në qytetin e Manastirit

0
621
Shtëpia e Kongresit të Manastirit

Fotoja: Shtëpia e Fehim Zavalanit, ku u mbajt Kongresi i Manastirit në 14-22 nëntor 1908. Që nga nëntori 2012, Muzeu i Alfabetit Shqip

Doriana Musai

Manastiri çdo vit, më 22 Nëntor feston Ditën e Alfabetit shqip.

Përhumbur mes trojeve të mbetura jashtë Republikës, i njohur ndryshe edhe si Bitola, qyteti po humbet identitetin e tij shumë domethënës për shqiptarët kudo ndodhen, gjuhën shqipe. Shkollat shqipe janë drejt mbylljes totale, dhe çdo ditë e më pak shqiptarë identifikohen me gjuhën.

Pas humbjes, djegies, vjedhjes dhe shkatërrimit të trashëgimisë materiale në këto vite që nga 1913; harresës etnografike dhe asaj pjese të kulturës së pashkruar, si zanatet, mjeshtëritë apo qëndistaritë, shqipja duket se është po aq në rrezik zhdukjeje. Kompjuterizimi po zhduk ë dhe ç, ndërsa brezat sa vijnë, shkruajnë më pak në shqip.

Iniciativa e studentes shqiptare, lindur e rritur ne Shkup për të ndërtuar bibliotekën e parë të gjuhës shqipe në Manastir, në 115 vjetorin e Kongresit, duhet të lexohet si kumt përtej disa librave. Kontributi i gjithësecilit për një, dy apo qoftë një kolanë me libra, për të themeluar bibliotekën e parë shqipe, të parën e llojit të saj, është ndoshta vepra më e madhe mbarëshqiptare e ndërmarrë që pas tërmetit te 26 Nëntorit.

Ftoj gjithësecilin nga miqtë e mi, të dhurojnë një libër shqip për Bibliotekën e Manastirit dhe në muajin mars të dëshmojnë themelimin e saj në Manastir të Maqedonise së Veriut.

Për kontak në Tiranë, Emira Selimi ideatorja dhe nismëtarja e vetme i këtij akti, që ka marrë përmasat e një misioni patriotik, ka Adriatik Kurtin, i cili është mëse i predispozuar të mbedhë për të Shqipërisë, e ndërsa Gresa Sefaj është kontakti pēr Kosovën.

Për më shumë informacion Emira vetë ju rrëfen në këtë intervistë sot.

Kliko Watch on YouTube për të parë videon e Shqiperia Live,
intervistë me Ermira Selimin.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.