SA “ARMIQ TË POPULLIT” KISHTE NË VLORË NË VITIN 1960?

0
636
Komiteti ekzekutiv i rrethit Vlorë

Në vitin 1960, Partia kishte evidenuar se në qytetin e Vlorës vepronin 84 “armiq të popullit”, kulakë, dhe po kaq vepronin edhe në fshat!!!

Nga Enver Memishaj

Terrori dhe demaskimi publik i kulakve, “armiqve të popullit”.

Lufta kundër kulakve në Shqipëri që zgjati për më shumë se 40 vjet përbën një nga faqet më të errëta në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 1912. I vetmi qe deri më sot ka marrë përgjegjësinë dhe ka studjuar këtë masakër çnjerzore është studjuesi i apasionuar dhe serioz Xhafer Sadiku në artikuj dhe libra të botuar.

Komunizmi shqiptar ishte vetëm një kopja më e egër dhe më barbare se komunizmi rus. Për afro gjysëm shekulli me radhë, shteti dhe regjimi komunist u grabiti të ashtuquajturve kulakë pasurinë, të drejtat elementare njerëzore, lirinë dhe pjesës më të madhe të tyre edhe historinë. Kulakët apo “armiqtë e popullit” mbetën në ndjekje të përherëshme nëpërmjet përpunimeve agjenturore, kontrollit postar e telefonik, survejimi dhe “vërtetimi i fajit”, në kërkim të lirisë; arratisje, dëbime, internime.

“Titulli” kulak trashëgohej.

Me titullin kulak nuk cilësohej vetëm kryefamiljari, por e tërë familja e tij, madje edhe gratë edhe fëmijët. Në vitin 1951 krahas masave të tjera shtërnguese kundër kulakëve, “u vendos trashëgimia e titullit kulak edhe për pjestarët e tjerë të familjes, jo vetëm kur vdiste kryefamiljari që mbante titullin, por edhe në rastet kur pjestarët e familjes ndaheshin”.(Apostol Kotani “Rreth politikës së P.P.Sh., për likujdimin e kulakëve si klasë”)

Kështu p.sh. në Lepenicë në listën e kulakëve rezulton të jetë edhe Veziko Çarçan Veshaj e shoqja e Veledin Veshit që vdiq nga tortuart në qelitë e Sigurimit të Shtetit. Po ashtu kulake rezulton edhe Shyqyre Hazbi Hysaj, e shoqja e Hysni Lepenicës që kishte rënë dëshmor më 14 shtator 1943.

Por kulakë do të cilësoheshin edhe bijtë e këtyre grave heroina, Kujtimi dhe Leka, pra trashëgohej titulli kulak!

Po kështu në Lepenicë në listën e kulakve ose armiqve të popullit janë edhe dy emra të njohur Nebi Sadedini dhe Hysen Sinani, nga Lepenica si dhe familjarët e tyre, gratë djemtë dhe vajzat. Në listën e kulakve gabimisht shënohen me mbiemrin Memishaj, ndërsa nga kjo familje kulak ishte Shaqe Beqiri.

Nga tatimet e rënda, varfëria dhe burgosjet, pati vdekje të shumta nga familjet e kulakëve. Shumë familje u ndanë duke krijuar familje më të vogla me iluzionin se do t’i shpëtonin luftës. Por komunistët nuk bënë lëshime. Kur vdiste kryefamiljari kulak, familja mbetej kulake nën emrin e atij që mbetej i pari familjes!

Në dhjetor të vitit 1968, në rrethin e Vlorës kishte rreth 4000 të rinj të lënë jashtë radhëve të organizatës së rinisë, pasi ishin fëmijë të familjeve të kulakëve. Lufta ndaj kulakëve përfshinte edhe ndalimin e martesave me familje kulake, izolimin e tyre në ceremonitë e varrimit. Kur ndërronin jetë keta ose anëtarë të familjes kulake varroseshin vetëm nga familjarët e tyre. Jeta e familjeve të kulakve ishte e kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij.( Xhafer Sadiku “Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948 – 1990”, “Vest Print”, Tiranë 2013)

Kulakët e Lepenicës.

Kujtim Veshaj sapo ishte martuar dhe më 5 janar 1956, në moshën 20 vjeçare atë e shpallën “armik të populli”, kulak, së bashku me Lekë Hysajn, fëmijën e vetëm të Hysni Lepenicës dhe deri në vitin 1990 të dy këta mbetëm “armiq të popullit”, duke vuajtur dhunën, terrorin, përbuzjen, diskriminimin dhe mohimin e të drejtave elementare njerëzore.

Shpallja kulak e këtyre djemve të rinj, Kujtim Veshit dhe Lekë Hysajt u bë në përmasa terrori. Në atë kohë Kujtimi ishte sekretar i rinisë së fshatit dhe u lajmërua fshati të mblidhej në oborrin e shtëpisë së Jaho Lames. Në krye kishte dalë Muharrem Rrapi nga Mallkeqi, instruktor i Komitetit të Partisë dhe Rexhep Osmëni sekretar i organizatës bazë të partisë për Gjormin. Ata i thanë fshatit se Kujtim Veshaj dhe Lekë Hysaj shpalleshin “armiq të popullit”, kulakë, dhe prej asaj dite askush nga fshatarët nuk duhet të kish me ta asnjë lidhje, as të jepte dhe as të merrte, as të hynte dhe as të dilte. Disa burra që guxuan dhe thanë: këta janë kalamaqër dhe me këta do matet fshati? Përgjigja si gjithnjë ishte: E di Partia… Gratë e fshatit, që nuk u ishin tharë ende lotët nga djegia e fshatit në vitin 1943 prej Hysni Kapos, u larguan duke qarë për atë mëxyrë që po e godiste fshatin e tyre.

Po këtë vit u formua edhe Kooperativa Bujqësore, Kujtimin dhe Lekë Hysaj nuk i pranuan në kooperativë si “armiq të popullit”, megjithëse nuk u pranuan, tokën dhe bagëtinë ua muarën. Kujtimit dhe Lekës u muarën nga 70 dylym tokë bujqësore dhe u lanë vetëm nga 4 dylym tokë jo pjellore.

Në vitin 1985 u përsërit skema e arrestimit të Veledinit e vitit 1951, babait të Kujtimit, por kësaj here Kujtimin nuk e shpunë në burg si i ati por e demaskuan publikisht përpara fshatit. Ngreu i thanë Kujtimit, po të japim fjalën për t’u mbrojtur, por vetëm një minut do të flasësh!

– Goja ime, tha Kujtimi, ka qëne e kyçur nga frika juaj, jo nga ndërgjegjia ime dhe prandaj nuk kam folur, pra nuk u kam asnjë borxh juvej, ju më kini borxh mua.

Pas tij u ngrit Tefide Ngucaj, një grua trimëreshë dhe ju drejtua me zë të lartë presidiumit:
– Jazëk u qoftë që ja bëtë edhe këtë Kujtim Veshit!, pastaj u shkreh në vaj dhe doli nga salla…
Ajo klithmë e kësaj gruaje thoshte shumë… Ajo ishte klithma e fshatit për drejtësi. E ndiej për detyrë ta falnderoj këtë grua, që nuk pyeti për familjen e saj, pasi mbi atë dashuri qëndronte liria dhe e vërteta.

U jam mirënjohës fshatarëve të mi të cilët u ngritën të gjithë në këmbë në formë revolte dhe e mbrojtën Kujtim Veshin.

Nuk mjaftoi vetëm demaskimi, Partia duhet ta thellonte luftën e klasave, prandaj Kujtimin e hoqën nga sharrat ku punonte në mal të Lepenicës, djalin e tij e hoqën nga bari, Lavdoshin vëllainë e tij e hoqën nga zdruktaria, gruan dhe fëmijët e Kujtimit i shpinin në punët më të vështira.

* * *

Në vitin 1960 partia do të bënte “inventarin” e kulakëve të Vlorës se mos kishte “humbur” ndonjë, apo mos ishte arratisur! Komiteti Ekzekutin i K.P. të Rrethit me shkresën nr. 1/359 datë 10.5.1960, i kërkon Komitetit të Qytetit listën emrore të kulkaëve të qytetit. Komiteti Qytetit i përgjigjet me shkresat nr. 1/64 datë 20.5.1960 dhe nr. 1/80 datë 26.5.1960, duke renditur sipas lagjeve 84 kulakët e qytetit:

Lirim 3 familje: Tofik Shehu, Kimet Robi, Nafije Agaj.
Karabash 3 familje: Zija Kuçi, Filo Shaska, Sherif Mara.
Vrenes 9 familje: Arif Caushi, Hakim Braka, Mynyre Vranari, Abaz Mezini, Qazim Sora, Eqerem Sorra, Pullumb Kalo, Enver Mustafaraj, Xhemile Çala.

Tophana 9 familje: Nuri Grabova, Gani Pehi, Kudret Kokoshi, Fetanete Haxhiu, Meleqe Haxhiu, Nikit Lamaj, Hilmi Murataj, MarigoThomanasi, Sadik Boraj.

Skelë 11 familje: Mustafa Canaj, Razip Murataj, Axhem Kapa, Zilini Kapaj, Pranvera Kokolari, Hysen Dudushi, Hajrije Muço, Serije Xhindi, Piro Xhindi, Nesije Xhindi, Besim Kokoshi.

Muradije, 11 familje: Refat Hoxha,Sihat Beqo, Qefsere Beqo, Petref Fallani, Muharrem Shehu, Baki Shehu, Veip Vranari, Xhemil Kuçi, Xhemil Beqo, Lilo Grabova, Liri Hoxha.

Lagjia e Re, 17 familje: Taifur Musa Shehu, Ëngjëll Taifur Shehu, Isak Mete Dulaj, Hetem Kadri Dulaj,Sabadire Meçorrapaj, Nazmije Beqir Shehu, Samine Leskaj, Shano Çobaj, Kujtim Muço Meçorrapaj, Miri Xhafer Meço, Myrdije Teki Meço, Avduraman Hysen Meço, Skënder Shaqo Shehu, Batije Muharrem Shehu, Qefalete Sabri Shehu, Marije Shaqo Shehu, Skënder Qerim Gumbardhi

Çole, 13 familje: Nga Trevëllazëri. 1.Skëndo Muhamet Myrtaj, 2.Mamude Sulo Myrtaj, 3. Përparim Skëndo Myrtaj, 4. Serije Skëndo Myrtaj, 5. Koçi Skëndo Myrtaj.Nga Panajaja: 1) Koçi Tahir Aliraj, 2) Mato Hysen Aliraj, 3) Tana Xhezo Aliraj, 4) Fatbardha Dushan Aliraj. Nga Oshtima: 1. Fiqiri Ymer Xhaferi, 2. Fevri Ymer Xhaferi, 3. Nadire Hasan Xhaferi, 4. Merushe Halil Xhaferi.
Kume, 4 familje: Enver Neim Xhaferi, Kajaçe Avdul Xhaferi, Shefiko Feim Xhaferi,
Mbarime Qani Xhaferi
Uji i Ftohtë, 4 familje: Brahim Hoxha, Tri Luzaj, Drita Hodo, Fatime Haxhi

* * *

Në fshatrat e Vlorës gjithashtu Komiteti Ekzekutiv i Rrethit kishte evidentuar një listë me emra kulkësh praj 84 familjesh, si më poshtë:

Kanina, 9 familje: 1. Qazim H. Bonjaku, 2. Sabri H. Bonjaku, 3. Cano A. Bonjaku, 4. Hyqmet D. Luzaj, 5. Qani I. Luzaj, 6. Qazim I. Luzi, 7. Ahmet L. Xhindi, 8. Brahim H. Vranari, 9. Hydo F. Hoxha
Narta, 4 familje: 10. Nako Qirko, 11. Jani Andrea, 12. Vangjel Papa, 13. Vasil Papa
Panaja, 1 familje: 14. Gano Hoxha Panaja
Oshtima, 2 familje: 15. Vexhi S. Xhaferaj, 16. Beshir N. Xhaferaj.
Zvërnec, 1 familje: 17. Bexhet I. Shehu
Çeprat 4 familje: 18. Xhevit Mersini, 19. Faik Isufi, 20. Refat Isufi, 21. Sehit Myftari
Dukat, 18 familje: 22. Serri J. Jazaj, 23. Adem J. Jazaj, 24. Isuf J. Jazaj, 25. Axhem I. Çeloaliaj,
26. Ahmet M. Mëhilli, 27. Zini I. Hamiti, 28. Haxhi I. Haskaj, 29. Muharrem K. Nelaj,
30. Shyqyri M. Çeloaliaj, 31. Alim M. Çeloaliaj, 32. Xhezo M. Çeloaliaj, 33. Xhavit L. Hamiti,
34. Azem S. Hamiti, 35. Qerem I. Hamiti, 36. Hamit G. Hamitaj, 37. Xervish I. Jazaj, 38. Isuf M. Koshena, 39. Qirie Notaj
Radhimë, 1 familje: 40. Yzeir Llakatundi
Lepenicë. 2 familje: 41. Leke H. Hysaj, 42. Kujtim V. Veshaj
Gjormi, 4 familje: 43. Neki L. Gllucaj, 44. Hysen L. Gllucaj, 45. Ymer R. Hoxhaj,
46. Zagoll Sefedini.
Matogjin, 2 familje: 47. Jaçe M. Leskaj, 48. Bado M. Leskaj.
Mavrovë, 4 familje: 49. Hajro Merkaj, 50. Hodo Nelaj, 51. Batjar Nelaj 52. Arif Bejtaj
Hysoverdh, 1 familje: 53. Fejzi Agaj, Hysoverdh
Vajzë, 1 familje: 54. Merxhane Iliazi
Velçë, 3 familje: 55. Nexhip Myslymi, 56. Rujo Sabriu, 57. Selman Beqiri
Gumenicë 2 familje: 58. Zeno Shabani, 59. Qerim Numani
Lezhan 3 familje: 60. Sadik Çelo, 61. Shaban Beqiri, 62. Taip Beqiri
Shkozë 1 familje: 63. Sabri Mane, Shkozë
Kuçi, 4 familoje: 64. Arshi Zekaj, 65. Bejtash Nuraj, 66. Metlli Ymeraj, 67. Hysen Karrocka
Kallarat 2 familje: 68. Shate Qeramaj, 69. Tahir Qeremaj Kallarat
Himara, 7 familje: 70. Katina Kaçelako, 71. Stefo Goro, 72. Kaliro Goro, 73. Milto Rexho, 74. Koço I. Llazari, 75. Grigor Bollano, 76. Kozma Kallushi.
Dhërmiu 6 familje: 77. Vangjel Dhima, 78. Milo Goreci, 79. Foto Martino, 80. Kleantho Gjikuria, 81. Stefo I. Duni, 82. Thanas Duni
Trevëllazëri, 2 familje: 83. Sadil Lamaj, 84. Rexhep Lamaj Trevllazër (Të dhënat nga: AQSH, F. 1 V. 1960, D. 294, f. 1 – 6)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.