“Kush s’mund mi pa xhamitë le t’ia mësynë Beogradit” – Myftiu Naim Tërrnava

0
216
Mevi Rafuna - Erdogan - Tërnava

Nga: MEVI RAFUNA

Këtë deklaratë nuk do ta thoshte asni myfti patriot e atdhetar, por për Tërrnaven nuk vlejnë këto atribute, sepse prej qiellit shihet kujt i shërben ky person.

Për cilat xhami e ka fjalën dihet…

Xhamijat që e pushtuan Kosovën e pasluftës, ku u ndërtuan në çdo cep e në çdo kënd të tokës sonë.

Xhamiat ku imamët nga të cilët kurrë nuk është distancu Myftiu Tërrnava, predikohet Incesti, Pedofilia, Albanofobia dhe Dhuna në të gjitha format e saj.

Vetëm në luftën e Sirisë,qindra të rinjë nga Kosova u nxitën nga imamët nëpër këto xhami, pastaj përdorën platformat online për ligjerata të çmendura dhe si rezultat qindra familje u shkatërruan, u vranë e mbetën në Siri, meshkuj dhe femra të manipuluar ndërsa kampet u mbushën me fëmijë jetim.

Për këto gjëra nuk ka folur asnjëherë Myftiu Tërrnava e as BIK-u.

Madje në heshjte e kanë përkrahur shkatërrimin e Islamit Tradicional dhe shkatërrimin e harmonisë ndër-fetare.

Para dy ditësh u arrestuan pesë persona në Kosovë, për terrorizem dhe lidhjen e tyre me Shtetin Islamik por këto nuk i bëjnë përshtypje Tërrnaves, pasi që është i zanun duke e akuzuar Akademikun Mehmet Kraja pse foli hapur për një të Vërtetë Historike – rikthimin e shqiptarëve me dhunë dhe terror në islam, përmes pushtuesve otomanë.

Terrnavë neve që nuk na pëlqejnë Xhamiat ku nuk keni arritur të ruani Njerëzinë por keni kriju Bisha që flasin, nuk e kemi ndërmend të shkojmë në Beograd, e askund tjetër.

Mijëra të rinj shqiptarë i kanë marrë rrugët e Europës për punë, që t’i ndihmojnë vetes dhe familjeve të tyre, sepse e kuptuan Kurthin në Xhamiat e tua.

Kurth i randë Antinjerëzor dhe Antishqiptar.
Sepse Zoti nuk e do terrorin dhe dhunën të cilën ju thirreni dhe e praktikoni.

Sipas juve ne shqiptarët nuk kemi vend as në këtë botë e as në parajsë, pasi që flasim Shqip dhe Allahu nuk e do gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar.

Ne nuk kemi Atdhe që ty dhe grupit tuaj t’ia lamë e të bahet këtu ma zi se në Iran dhe në Afganistan.

Toka e Kosovës – Dardanisë antike mbanë ende aromë gjaku dhe ëndrrat tona nuk kanë lidhje me Ferrin e kësaj bote, të cilin ju e predikoni dhe praktikoni.

Mjaft e keni shfrytëzuar butësinë e popullit për të predikuar diçka që nuk na takon.
Feja është personale dhe besimi apo mos besimi në zot është subjektiv.
Cili është mesazhi i kësaj deklarate në një Festë Krishtlindjesh?!..

E keni për mision Shkatërrimin e Akademisë dhe Shtetit të Kosovës dhe Kushdo që ka Guxim të dal kundër juve, ju e kërcënoni ja gjuani pas ushtarët virtualë dhe realë të Xhihadit të mallkojnë e kërcënojē apo edhe të vrasin “armiqtë e juaj” me gurë midis sheshi.

Ashtu siç keni filluar të ngrisni padi në emrin e BIK-ut ndaj atyre që flasin e shkruajnë kundër juve në publik apo në rrjete sociale.

Tërrnavë ti njerën kambë e ke në Beograd dhe tjetrën e ke në Stamboll.
Ne nuk kemi Atdhe tjetër dhe nuk kemi ku të shkojmë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.