Bisedë me njerëz të çmendur e të mençur

0
275
Sinan Kastrati, 1995

Sinan Kastrati, në festën e fundit të vitit shkollor. Oskarsham, qershor 1995

Dje lexova për jetën e Vincent van Gogh
Artin e Van Gogut nuk e kuptoj
Mbrëmë lexova edhe Dritëroin, për të satën herë
Sot mu kujtua ish profesori im
Latif Berisha dhe vjersha
Tri gotat, me ujë

Para dritares time binte borë, shllunga, shllunga.
Unë e shikoja e lapsin nga dora nuk e lëshoja.

Artin, vizatimin, pikturën nuk i kam njohur.
Mund të them se kam qenë nxënës i dobët në art figurativ dhe art muzikor.
Ama artin e desha por kurrë artsit nuk u bëra.

Mbrëmje dimri në Malmö, 3 janar 2024

Nuk fleja pa e dëgjua një ose dy këngë të Salihit e Ferizit, një valle të bacës Ndue dhe në të njëjtën kohë lexoja për nënen, tokën e për poetët që do të vijnë, për fushat e malet e për Turjakën e Tiranën.

Fleja me libra nër krye, përfundi jastëkut e shtija librin sepse mendoja se natën, edhe pse në gjumë, mësimet që mi jipte mësuesi, detyrë shtëpie ti mësoja.

Ne nuk patëm njerëz të mëdhenj si Vincent van Gogh e Ludwig van Beethoven por ne patëm, për kohën, 100 e 200 vite më vonë, Fishtën, Esadin e Hasanin, Kadrenë e Agollin, Ibrahim Tukiqin, Tanon, Bekim Fehmiun e Hadi Shehun, përkthyesit e poetët, Poradecin e Nolin, V. Kokonën dhe, patëm fat e kishim edhe Salih (Bajramin) e Feriz Krasniqin e Ndue Shytin që nuk i pat e nuk mundet me i pasur as anglezi, frnacezi e gjermani.

Sa keq që sot nuk lexohen, nuk shikohën filmat e nuk dëgjohën këngët.
Libri, falet si dhuratë e kënga (këngëtarja) shikohet. Tekti e melodia, nuk janë shqipe, as nga tradita e as moderne.
Për festën e motmotit, një televizion shqiptar dha disa fragmente me Tano Banushin, aktorin shkodran.

Pikturë e Van Gogut

Unë dëshiroja të kishte më shumë filma e muzikë me Tanon, me Marie Krajën, Luçie Milotin, Vaçe Zelën e dadën Fitnete Rexha – ”Bubullim te shkomi Kavajes” ku një vajzë tironse (qytetare) i këndon një katundari fukara që i digjet shtëpia.

Këto vlera kulturore po zbehen ndërsa te suedezët së pakut njëherë në javë veprat e artit, në film, teatër e … muzikë transmetohen në programet më të shikueshme televizive.

Kështi ishte edhe për festat e motmotit. Televizioni suedez na paraqiti pjesë që nuk ishin parë e dëgjuar me Astrid Anna Emilia Lindgren, vendlindjen, Vimmerby, krahinën e Smålandit dhe kryeveprat ”Pippi Långstrump (1945)”, ”Barnen i Bullerbyn (1947)”, ”Karlsson på taket (1955)”, ”Madicken (1960)”, ”Emil i Lönneberga”, me aktorët, rgjisorët, fotografët etj.

Për lexuesin shqiptar:

Edhe Astrid Lingren, fëmiun e parë, jashtë martese e lindi në Danimarkë sepse ishte turp të lindëte fëmi me një burrë që nuk e martuar.

E ngrata Astrid çka ka heqi e sa vuajti. Fëmiu u rrit pa nënë e pa babë.

Një film ”Lilla huset på prärien (TV-serie)”, dramë amerikane televizioni suedez që nga viti 1992, herë pas here e përsërit.

Astrid Lingren me personazhin më të dashur, Emilin

Një burrë me emrin Adam don të martohet me Evën, prifti pyet i habitur:

  • Po unë kush jam?

Van Gog ra në depresion vetëm pse e refuzoj dashurinë e tij një grua. Ai e dogji dorëne pre, u veshin dhe e qëlloi veten me armë në kraharor.

“Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes”.

Por ai edhe pse ishte i tillë, e me çrregullime nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. (Pjesë nga jeta e Van Gogut).

Legjendat e këngëve të trimërisë, Salih dhe Feriz Krasniqi, Shtëpia e Lidhjes, Prizren,
10 qershor 1978

Po ne shqiptarët a kemi Van Gog?

Së pakut në festat e motmotit, televizioni mundët dhe duhët të paraqes pjesë nga tradita sepse edhe fëmijëve nënat e gjyshet nuk iu tregojnë përralla e nuk iu këndojnë këngë.

Më në fund presidentja e Kosovës dekoroi disa nga figurat e ndritshme të muzikës, letërsisë e kulturës shqiptare.

Vaçe Zela, këngëtarja e paharrueshme

Dita e parë e vitit të 2024, sivjet qëlloi të ishte e hënë prandaj urimi im ishte:

Një ditë, javë, muaj e vit të mbarë, për të gjithë!

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 3 janar 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.