“Unë e vrava gruan dhe fëmijët”

0
266
Ilir Muharremi - Thyerja

Dani: Jo… Ne i donim vajzat! Familjarët e saj më thanë që
Anabla nuk ishte njeri i qëndrueshëm, por nuk mendoja se
ajo ishte e aftë të bënte diçka të tillë!
Asenga: Mirë, atëherë çfarë ndodhi?
Dani: (pauzë) Futa trupat në makinë, vinte erë e keqe! U
çudita se sa shpejt kufomat kishin marrë erë!
Asenga: Ku janë? Ku janë??!!
Dani: (qetë) Nuk isha i ndërgjegjshëm. Ende mbaj mend
fytyrën e saj të nxirë. Ia shtrydhja venat e qafës derisa
qarkullimi u shua në tru dhe ajo u zhduk! Janë… Janë…
Në vendin ku punoj… në fushën e naftës! Anablën e kam
varrosur aty afër, ndërsa trupat e gocave i kam hedhur në
cisternat e naftës. Nuk mund të besoja se sa lehtë ishte t’i
lija të binin nga vrima! Pasi ranë poshtë, dëgjova spërkatjen
teksa gocat godisnin vajin!
Asenga: Çfarë ka brenda në cisterna?
Dani: Përzierje të ujit dhe të vajit.
Asenga: E mban mend kur u ule këtu fillimisht dhe të
thashë se është puna ime të zbuloj të vërtetën? Kjo është e
vërteta?!
Dani: (lëviz kokën) Po!
Asenga: Mendoj se jemi afër… por jo aty ku duhet…
Dani: Unë nuk i lëndova vajzat!

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.