Pse Sali Berisha në vitin 1996 nuk shkoi në Paris me Kadarenë?

0
897
Kadare - Fahri Xharra

Shkroi Fahri Xharra

Ceremonia e mori kahen jo të deshiruar, sepse Sali Berisha e kishte dërguar Ambasadorin e Shqipërisë në Francë.

Zoti Alain Planty – Kryetar i Akademisë, u drejtua me këto fjalë: “Më falni Zoti Ambasador, protokoli e do Kryetarin e Shtetit të jetë i pranishëm në mënyrë që të ngritet flamuri shqiptar dhe të këndohet Hymni i Shqipërisë. Meqenëse Kryetari nuk është prezent, atëherë nuk mund ta zbatojmë protokolin

“Ne ju duam, Zotëri, dhe jo pse e duam Ismailin, por me ju së bashku edhe Shqipërinë e bjeshkëve dhe legjendave, të rapsodëve dhe të bardëve, Shqipërinë e rezistencës dhe okupimeve të vazhdueshme, Shqipërinë e të vdekurve dhe të gjallëve, që nëpërmjet magjisë së shkrimeve kanë hyrë në historinë e përjetshme botërore (Séance du lundi 28 octobre 1996 Académie des Sciences morales et politiques.)“. I madh je, zoti KADARE!

Ishte kjo nata, kur ismail Kadaresë iu nda çmimi anëtarë i përjetshëm i Akademisë së Shkencave politike dhe morale (Académie des Sciences morales et politiques, Paris, Francë)

“Urdhëroni Zotëri e zëni vend në mesin tonë, sepse duke ju zgjedhur juve, ne jemi përcaktuar për një Europian të vërtetë, por një Europian të llojit të posaçëm, një Ballkanas i cili edhe më shumë se kjo është edhe një Shqipëtar, përfaqësuesin eminent të një kombi dhe një kulture më autentike të Ballkanit.“ Fjalë të zgjedhura të njeriut të madh dalë nga një popull i madh !

Kadare duhet ditur të lexohet !

Përderisa japonezët e lexojnë Prillin e thyer, norvegjezet e lexojnë Kush e solli Doruntinën ?, derisa Baskët e lexojnë në gjuhën e tyre Urën me tri harqe, të gjithë në një çast flasin shqip, dhe mundohen ta kuptojnë dhe përjetojnë jetën politike shqiptare.

Ky Ballkan, dmth. malet e thyera; gadishulli morfollogjija e të cilit është e një origjinaliteti shqetsues, tokë e udhëve kaluese të hapura dhe e klimës së tepruar dhe erërave të egra, e kryqëzuar nga stepat e vrazhdë me butësinë e brigjeve të lumenjëve, udhëkryqi i qytetërimeve. Shpërnguljet dhe pushtimet janë munduar të lëne shtresat etnike, të përziera nga fiziku njerëzor, i komplikuar nga nga karakteri njerezor dhe social.

Pelazgët, ilirët, grekët dorik+e, Romakët, Gotët, Bizanti, Hunët, Bulgarët dhe turqit aty janë takuar dhe kanë luftuar. Të gjthë i kanë lënë gjurmët, por askush nuk ka mundur ta bashkojë Ballkanin. Por gjuha fenomen natyror, në jë shtrierje të madhe shqiptare ka dhënë shembull.

Por të gjitha këto i mësuam nga Kadareja, të cilin e kemi në mesin tonë, u tha në natën e të Hënës së fundit të Tetorit 1995, në Paris. E madhe ajo natë! (por pa kryetarin e shtetit shqiptar ?)

Ju, Zotëri e keni treguar se sa e fuqishme është etika dhe politika nga mesazhi letrar, i cili pushon në guximin dhe talentin e juaj. vendi i juaj është në mesin tonë – u tha atë mbrëmje.

Por kë po e pranojmë sonte në mesin tonë ? – M. ALAIN PLANTEY (Président de l’Institut, Président de l’Académie). “Romansierin më të madh të kohës sonë, që do të ulet në mesin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Akademisë sonë. Zotëriu Plantej ( Plantey ). Pastaj e vazhdoi ” Në vitin 1989, Ismail Kadare ishte zgjedhur anëtar me korrespondence në sektorin e historisë dhe gjeografisë të Akademisë sonë.

Një njeri i romaneve në sektorin e gjeografisë dhe historisë? Po, ishim plotësisht të bindur që puna e juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolomeu i pari e quajti Albanoi. një fjalë që ai mendonte vendin me male të cilat e zënin dy të tretat e territorit, atu ku u mëshefen jo vetëm të gjitha rezistencat kundër pushtuesve, por mëshifej dhe ruhej, vallja, zakonet dhe muzika dhe më thelbësorja gjuha shqipe.

Ju Zotëri, jeni i tokës së shqipeve ! Ju i lëvizni shekujt duke e shkruar DAULLET E SHIUT, dhe e shihni Gjergj Kastriotin i quajtur Skënderbe, princin e Shqipërisë dhe të Epirit në fikjen morale dhe ushtarake te dy sulltanëve.

Kadare e mori fjalën: ”Jam i sigurt që kur flisni për Shqipërinë e keni gjithmonë parasysh anijet e mbushura me varfnjakë duke kërkuar ikje. Por ju qe e keni pasur lirinë, ju e keni pranuar pa ngurrim të uleni rreth tavolinës sonë të varfër për të shijuar ushqimin shpirtëror që e kishte parë dritën në skllavëri.

“Shqipëtarët, bashkatdhetarët e mi e kishin humbur Europën në dy raste tragjike, në shek e 15-të, sikur edhe të tjerët në Ballkan që ranë ndër okupimin ottoman; dhe së dyti pas luftës së dytë botërore në kthetrat e komunizmit”

Për më shumë lexoni http://www.asmp.fr – Académie des Sciences morales et politiques.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.