Koment
— Me sa duket shoqëria është e ndërtuar në një mënyrë të tillë që nuk vlerësohen njohuritë, kompetenca dhe përgjegjësia. Në vënd që të ndërtojmë një shoqëri të qytetëruar në po kthemi mbrapa. Ne kemi idividë të jashtëzakonshem të cilët kan mundësi të lulëzojnë në këtë “shkretëtirë” politike. Kjo është arsye që sistemet po vdesin në kuptimin thelbësor…
Skënder MULLIQI
Ne jetojmë në kohë revulucIonesh dhe konfliktesh të vazhdueshme. Shtrohet pyetja a mund të shpresojmë për kohë paqësore? Të gjithë shpresojmë së kjo çmenduri që ka mbulura sot botën do të kalojë. Por natyrishtë së shpresat realizohen më njerëz kompetentë, të arsimuar dhe më qëllime të mira. Vetëm këta mund të imponohen sot udhëheqës. Neve ne Kosovë, shumë kemi nevojë për njerëz kompetent. Që një kohë të gjatë, sjellja e udhëheqëse të caktuar politikë, na kujtonë do pijanecë arrogantë në ndonjë bar, se sa në njerëz serioz të cilët dinë të bëjnë politikë. Ata që nuk dinë të bëjnë politika të mira për qytetarë dhe për shtet, krijojnë vetëm skandale pas skandaleve të cilat janë duke na shkaktuar shumë deme.
Dhe, neser ata si të dehur pas pushteti kërkojnë një rrugëdalje dhe akuzojnë të tjerët për gabimet e tyre. Dhe sërish këmi të bëjmë më pyetje, si është e mundur që këta sundimtarë arrogantë mos të largohën nga jeta politike ? Tjetra. Si është e mundur që këta të marrin gjithmonë pushtetin?Kjo po ndodhë së qytetarët po heshtin para këtyre hazarderve politike, të cilët në vend që të ndërojnë shtet ligjor dhe funksional, po shkatërrojnë të ardhmën tonë në këto hapësira ballkanike të trazuara. Epo problemi nuk qendron vetëm në atë se kush është në pushtet, por sa dhe si kontrollohen pushtetet. Krejt pas luftën ka humbur kontrolli mbi pushtetëmbajtësit, të cilët pushtetin e kan kaleruar si kalin pa fre.
Ne vendin tonë, të gjithë janë mësuar disi të respektojnë qeveritë më shumë së ligjet! Kjo e bënë mjedisinë të kontaminuar dhe në një mjedis të tillë vështirë edhe jetohet. Jo pak po shumë qëndron faji edhe nga ana jonë? Politika ka marrë moti një ton primitiv, se politikanët nuk merren më gjera të cilat e bëjnë jetën më të mirë, por merren më luftën për pushtet. Këtyre njerëzve duhet tu hiqet fuqia politike dhe ata tu drejtohen disa punëve të tjera? Nuk është faji tek e fundit i tyre, së ne po lujamë kryesishët qka po kërkojnë ata. Krijuesit e politikave mediatike dhe kulturore janë përgjëgjës, sespe ata krijojnë trende sipas shijes së tyre. Kjo praktikë e keqe e këtyre njerzvë që shumë pak kan dijeni më politikëbërje , duhet të ndalohët.
Njerëzit e këtij nënqielli nuk e ndan kurrë të njejtin fat më padronët e politikës, të cilët përvetësuan të gjitha të mirat. Këta po na qojnë drejtë rrënimit e jo drejtë prosperitetit? Ne kemi idividë të jashtëzakonshem të cilët kan mundësi të lulëzojnë në këtë “shkretëtirë” politike. Me sa duket shoqëria është e ndërtuar në një mënyrë të tillë që nuk vlerësohen njohuritë, kompetenca dhe përgjegjësia. Kosovës nuk i duhen politikat pa përmbajtje. Në vënd që të ndërtojmë një shoqëri të qytetëruar në po kthemi mbrapa. Kjo është arsye që sistemet po vdesin në kuptimin thelbësor. Nuk guxojmë të sakrifikojmë shtetin tonë për teke të askujt. Sot kemi rënë gadi në fund të Evropës. Jemi lodhur nga gjendja e keqe politike dhe institucionale ku nuk po zbatohen reformat. Njerëzit kërkojnë një të ardhme të ndritur, dhe jo që në fund mos të ndodh asgjë…











