Për një histori më objektive, larg pasioneve të ideologjive

0
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Shikojeni, Enveri është më kingu, më i mbajturi aty. Ata të dërguatit e Partisë Komuniste Jugosllave ndihmuan, por nuk e sollën në pushtet Enverin, siç e solli ushtria e Pashiqit në pushtet Zogun, duke rrëzuar Fan Nolin. Pastaj Zogun nuk e rrëzoi Enveri, e rrëzoi pushtimi fashist italian, me të cilin u bënë menjëherë “nacionalistat” tanë, që u digjte leshi për vatanin… U hante palla shumë atyre… Se nacionalistat tanë e shitën bythën, nuk ishte faji i Enverit, apo jo?

Ambivalenca shqiptare në këtë rast, ishte dhe është e madhe, ndërsa Enveri me partizanët e tij, u bë pjesë e koalicionit anti-nazi-fashist, nacionalistët tanë ishin për pushtimin fashist të vendit, e kjo i nxorri ata në anën e kundërt të historisë, se nazi-fashizmi e humbi luftën, e bashkë me ta humbën edhe nacionalistat tanë. Enveri me partizanët dolën në favor dhe morën pushtetin… me forcat e veta. E ndihmuan me partizanë edhe çlirimin e Jugosllavisë.

Nacionalistët tanë nuk zunë mend, se mend nuk kishin. Ata e panë se ne ishim gati duke humbur si shtet, kur ramë në dashuri me osmanët, e kur donim autonomi nën Turqi, në kohën kur Europa i kishte thënë Turqisë, ik, largohu nga Ballkani (1898-1912). Trojet shqiptare u copëtuan, edhe me pranimin e fuqive të Europës, pikërisht se ne donim Turqinë, kur Turqia duhej të ikte. Kështu nacionalistët tani të supozar po bënin të njëjtin gabim, ata donin nazi-fashizmin, kur koalicioni botëror ishte kundër tij dhe e fituan luftën.

Po të mos ishte Enveri me partizanët e tij, ne rrezikonim të ndaheshim përsëri, të mbeteshim pa shtet shqiptar. Lexo për më tepër Elaboratin për Shqipërinë, 1939 të Ivo Andriçit, për të kuptuar lojërat që bëheshin në kurriz të Shqipërisë në atë kohë, para luftës, kur na pushtoi Italia fashiste. Ne edhe sot, pas kaq dekadash, nuk kemi more mend si popull, për të bërë zgjedhjet e duhura racionale, që na shtyjnë përpara si shoqëri. Ende pëllasim arabisht, e duam të merremi/konsiderohemi seriozisht si popull.

Historia për të qenë e besueshme duhet parë me objektivitet. Edhe konmunizmi i egër bëri shtet, një shtet shqiptar funksional, që nuk e kemi as sot. Njerëz që e mbajnë veten edhe për intelektualë thonë: “Po çfarë shteti funksionasl ishte ai?!” Shtet që zbatonte më mirë se sot ligjet e veta, apo jo? E një shtet quhet shtet, edhe komunist qoftë, kur zbaton ligjet e veta… Ky është shteti, për të perifrazuar Thomas Hobes, që thotë në librin e tij politik Leviathan, se “tirania është më e mirë se anarkia“. Në 34 vjet demokraci në tranzicion, shqiptarët provojnë ende një shtet anarkik, e të parregullt, ku humbjet në njerëz e pasuri, janë edhe më të mëdha se gjatë komunizmit diktaturë. Aq sa është bërë bajate – propagandë, të shash komunizmin sot. Pasi shumë shqiptarë, konceptin shtet si referencë, e kanë të formuar për në atë kohë.

Nuk bëhet historia me tifozllëk politik, me urrejtje ose adhurim të një ideologjie, por duke thënë të vërtetën objektivisht, ashtu si ishte dhe si është.

Kemi Kinën sot, a është shtet? Shtet komunist me ekonomi tregu. Shteti më i fuqishëm në botë sot për prodhim bruto. Sikur Enveri të liberalizonte ekonominë, ishte e mundur, që tokat të ndaheshin më mirë e sipas ligjit, në krahasim me sot. Dhe ne sot do të kishim një prodhim me siguri më të lartë të produkteve të vendit, se sa e kemi tani. Por historia nuk bëhet me sikur. se Enveri e njerëzit rreth tij, ranë viktimë e ideologjisë, dhe jo vetëm se bënë krime të tmerrshme, por edhe e ngordhën vendin ekonomikisht.

Pa harruar këtu, heqjen e fesë. Kjo ishte e tmershme, se shqiptarët me sa po shihen, dhiten pas fesë. Duke qenë një popull kryesisht i paditur e me kulturë neurotike, shqiptarët e konsiderojnë fenë si një gjë të rëndësishme. Ishin disa priftërinj, që e dhanë jetën për fenë – rreth 31 prej tyre u shpallën martirë të kishës nga Vatikani. ‘E si jepet jeta për ideologjinë?’ – pyesin psikoanalistët. Nuk jepet, nuk ka asgjë në jetë, më të rëndësishme se vetë jeta, por ata e bënë, e gjithë kohën thonin, ‘duam fe’, ‘duam fe’. Erdhi viti 1990, regjimin e rrëzuam – jam edhe unë një kontribues i kësaj lëvizjeje për demokraci, dhe e mbushëm vendin me xhamia turko-arabe. Ne na rroftë feja, se ia futëm sa krahu vetes.

Ndërsa sot xhamitë pëllasin në gjuhën arabe, ne dukemi më shumë si popull oriental, se sa si popull europian. Pra, nga pikëpamja civile e kulturore, priftërinjtë që dhanë jetën pë fe nuk ofronin një zgjidhje të mirë për vendin, as feja vetë, e cila konsumon një sasi të konsiderueshme të fondeve publike për ‘shurdhatriçet kombëtare’, nuk sjellin asnjë zhvillim pouitiv për vendin, asnjë prodhim bruto nacionale, por na kthejnë prapa në kohë, në mentalitetin e kohës kur Shqipëria e shqiptarët ishin më të pazhvilluar e poshtëruar se kurrë, edhe më të poshtëruar se në kohën e Enverit, nën sundimin osman, i cili na mohoi gjuhë e etni, dhe na ndau në 4-5 vilajete me shumicë shqiptare, që nuk mund u bashkuam më, se kemi islanmin, që na pengon, na pjerdhë në kokë e na dëmton, e nuk na lë të bashkohemi. Islami si ideologji është qartë, më i dëmshëm e më i prapambetur se komunizmi, për këtë krahaso Kinën me vendet arabe, kush është më i zhvilluar?!

Por shqiptarët që dhiten për fe e pas fesë, me shën Pal Gjatojen me brekushe në krye, që në vend të synojë zhvillimin e këtij vendi don edhe një shtet islamik bektashi në mes të Tiranës, zgjedhin pra turqelizimin si kulturë, ndërsa synojnë integrimin Europian. A nuk është kjio ambivalencë? A nuk ngjan kjo me ata shqiptarë, që shkojnë në Perëndim e ndërtojnë xhamia për të përhapur islamin atje?! I shkërdheu osmani, e sillern si turq! A nuk ka më turp?! Të krijohet ideja, se edhe këtë integrim shqiptarët e duan jo për t’u zhvilluar e për të ikur nga kultura arkaike islamike, por për t’i mbajtur dikush, se janë ende të paaftë për të bërë e mbajtur një shtet funksional, modern e të zhvilluar… Sorry, por për mua, ky është objektivizmi!

Nacionalistët shqiptarë, u panë edhe në demokraci, pas rënies së komunizmit, me partitë e  djathta shqiptare, hajna të kategorisë së parë. Nuk e ka fajin komunizmi për këtë jo, se shqiptarët nuk po thërrasin sot me brohorima All’ah Enver, por turko-arabisht, All’ah Ykber (Ukbar). Pra, ne jemi ende në kohë, për të kuptuar, se oprientrimi shoqëror i shqiptarëve është i gabuar, i ndikuar ndjeshëm, nga ideologjitë e huaja jo-produktive, ku islami luan rolin kryesor në këtë ngecje, jo komunizmi. E megjithatë, duhet pranuar, se komunizmi ishte dhe është një ideologji e dëmshme, por ai nuk luftohet mirë me islam, por me shkollim e dije, me punë e zhvillim racional, të arsyeshëm të shoqërisë.

Shënim: Ky reagim u bë nga kjo foto e shpërndarë në FB nga Kastriot Dervishi, duke i paraqitur dy komunistët jugosllavë si themelues të PKSH-së.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.