LUFTA VAZHDON ME PENË

0
Kalosh Çeliku

(Letër publike)

NGA KALOSH ҪELIKU

Përgëzime, Mujo! Ende, në Ditën e Sotshme: pa vëlla Halilin e kreshnikëve të Jutbinës?! Kreshnikët e këngëve popullore të Jutbinës me të cilat u rritëm me vite në bangat shkollore. Ditës, Nesërme. Ende, jemi gjallë.

Dhe, Ditë të mbarë! Falemnderit. E përcjell me vëmendje, dhe kënaqësi veprimtarinë tënde krijuese artistike – kulturore, dhe letrare, përmes Internetit. Shkaku, se: unë, nuk jam në Facebook. As, në Instagram. E, sidomos në Gazetën javore letrare dhe kulturore: NACIONAL. Edhe, pse: përçudi, gazeta ende nuk shpërndahet, në Shkup. Udhë të mbarë!

Mezi, dola nga Ferri: Koronavirusi dhe Pandemia politike. Masat Qeveritare: mos dil në rrugë pa maskë, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike! Miken. Mos hyn në Tavernë pa vaksinë! Mos e kalo kufirin shqiptaro – shqiptar! Liri pata vetëm me “hallallin” dhe “haramin”, në Shkup. E humba Gruan besnike. Miken. Miqtë. Lirinë.

Pak më vonë me masat Qeveritare pa “vaksinë”, nuk munda ta kaloj edhe kufirin shqiptaro – shqiptar. I burgosur, dhe izoluar me vite në burg shtëpiak: pa familje, pa gra besnike, tavernë, raki rrushi, verë, dhe, Shqipëri e Kosovë. Liri, pata vetëm te “Parku i Grave”, në Shkup. Shtëpi, brenda katër mureve. Terrin. Kokë më kokë, me rakinë e rrushit: verën, Poezinë, Ҫmendurinë, dhe Zonjën Vdekje. Nuk e di as vetë, sesi: kam mbetur ende gjallë?! Cila Grua, më shpëtoi nga Ҫmenduria dhe Zonja Vdekje: rakia e rrushit, apo Engjëlli Grua?!

Sidoqoftë, në këtë fushëbetejë me “armiqtë e padukshëm“, Natyral, dhe artivicial, ende jam gjallë, në Jetë. Dhe, e vazhdoj Luftën me Penë. Gjatë, viteve në burgun shtëpiak, masave Qeveritare politike. Përfitova: dola në Liri me dy libra: KORONAVIRUSI (poezi, 2020), dhe BURRI GRAVE (poezi, 2021).

         Lufta, vazhdon me Penë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.