Gadishulli i Ballkanit – barbaria serbe e paraqitur si barbari ballkanike…

0
Balkans regions map

Ekziston nje fenomen për të cilin ka kohë që mundohem të e kuptoj dhe të e analizoj, dhe për të cilin kam deshirë të e shprehi mendimin tim. Çështja është për përdorimin e termit shumë here të përdorur kohëve të fundit nga shumë analistë dhe nga shume politikanë shqiptarë.

Fjalën e kam për perdorimin e termit gjeografik, që e përcakton sipërfaqen e gadishullit ballkanik dhe konvertimit të tij në term inekzistent politik. Shumë analistë edhe jo-analistë e përdorin termin faktikisht jo-ekzistues në formen reale, gjoja se në Ballkan ka diçka te përbashkët në filozofinë politike të popujve që e banojnë siujdhesën ballkanike, dhe jo vetëm në filozofinë politike por edhe në pothuaj të gjitha karakteristikat e njeriut banor të ballkanit. Pretendohet të cilësohet se vete përkatësia gjeografike në këtë gadishull apriori të bën të jesh i karakterizuar me cilësi të konotacioneve negative.

Mendoj se burimi i cilëssimit të Gadishullit Ballkanik në kontekst negativ rrjedh nga ardhacakët e Ballkanit, që erdhën nga viset karpatike dhe që sollën këtu vrazhdësine,  injorancën dhe egërsinë e rrafshnaltës karpatike.

Ballkani banohet nga këta popuj: Grekë, Shqiptarë, Kroatë, Serbë, Malazezë, Turq, Bullgarë, Sllovenë, Maqedonë, Boshnjakë, Hungarezë, Rumunë dhe shumë minoritete. Historikisht këto kombe filluan ta krijojnë identitetin e tyre politik pas pavarësimit, që pasoi me c’thurrjen e dy perandorive të mëdha, të perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane.

Gjatë kesaj periudhe të krijimit të shteteve të reja, populli serb okupoi më së shumti teritor duke i falënderuar ndihmës së madhe të Rusisë. Në krahasim me trojet etnike serbe, teritori i këtij populli u rrit shumëfish dhe atë në kurriz te popujve tjerë e më së shumti në kurriz te popullit shqiptar. Kjo rritje apo okupim i territorit është realizuar me gjenocid dhe përndjekje në disa periudha dhe i planifikuar nga qarqet intelektuale të shtetit serb, që nga koha e Garashaninit.

Gjatë okupimit të ketyre trojeve etnike nga popujt e ndryshem të Gadishullit Ballkanik, serbët kryen veprime barbare, gjenocidiale dhe demonstruan një egërsi maksimale të paimagjinueshme… Një pjesë e inteligjencës serbe duke vërejtur këto veprime c’njerëzore filluan të perdorin termat si vijon: “punë ballkani”, “veprime ballkanike”, “egërsi ballkanike”, “ne ballkanasit jemi të tillë”, “primitivizem ballkanik”, “fuçi baroti“. Të gjitha këto terma të shpikura nga intelegjenca serbe kishin për qellim amortizimin e veprimeve të egra të popullit serb.

Termat e lartëpërmendura në esence do të duhej te tingëllonin si vijon: “punë serbi”, “veprime serbe”, “egërsi serbe”, “ne serbet jemi të tillë”, “primitivizëm serb”…

Ky amortizim i veprimeve jonormale të një populli në gadishullin ballkanik edhe sot funksionon për mrekulli. Pothuaj janë bere dy shekuj të perdorimit të këtyre termave dinake, tinzare qe përhapen dhe propagandohen nga të gjitha mediumet nëpër të cilat shkruhej dhe shkruhet për ngjarjet që ndodhën ne gadishullin ballkanik.

Kjo propaganda e hatashme për fat të keq të popujve të ballkanit, është e establishuar në mendjen dhe ne publicistikën e Evropës dhe Amerikës veriore.

Publicistika dhelprake serbe kurrë nuk shkruan apo nuk e pranon se: ne serbet jemi të tillë, por e konverton në “ne ballkanisit jemi të tillë”.

Te gjitha veprimet e kryera gjenocidiale në vitet e pavarësimit të shteteve kombëtare, dhe multikombëtare të u krijuara nga krijesa artificiale e quajtur RSFJ, cilësohen nga shumë media dhe shumë analistë si qështje e egërsisë ballkanike. Kryeprotagonisti i gjenocideve te viteve 1991-1999, Millosheviq, cilësohet si “Ballkans Butcher” apo si kasap i ballkanit.

Fakt i pamohueshem është se kemi të bëjmë me një egërsi serbe apo një kasap serb ose “Serbian butcher”. Këtë e pohoj sepse serbet nuk kanë bërë veprime të egra si pasojë e perkatësisë gjeografike apo politike ballkanike, por si pasoje e egërsisë se tyre kombëtare të zhvilluar në dy shekujt e fundit. Populli serb gjate dy shekujve të fundit ka krijuar dhe publikisht ka shpallur programe kombëtare serbe ku parashihej shfarosja e popullit shqiptar dhe e popujve tjerë ne gadishullin ballkanik. Programet gjenocidiale te Garashaninit, Jovanoviqit, Moleviqit, Çubrilloviqit, Andriqit dhe se fundi i tërë akademisë së shkencave serbe në memorandumin e vitit 1986, në menyre eksplicite planifikojnë politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe ndaj popujve tjerë të gadishullit ballkanik.

Ku qëndron publicistika shqiptare në referencë të kësaj dinakërie publicistike serbe?

Kjo pyetje ka për fat të keq përgjigje dëshpruese, sepse edhe publicistika shqiptare e ka gëlltite këtë kurth dinak, ose më mire të thuhet, ka ra në këtë grackë të madhe të intelegjencës serbe. Shpesh here mund te lexohen analiza të ndryshme, artikuj politik apo edhe libra të tërë ku shprehet naiviteti, injoranca (padituria), ku veprimet serbe cilësohen si veprime ballkanike. Ne shqiptarët nuk kemi pasë as nuk kemi plane te publikuara apo te papublikuara që parashikojnë gjenocid ndaj serbeve. Ne nuk kemi pasë veprime shfarosëse, aq me tepër edhe në veprimet vetëmbrojtëse nga veprimet shfarosese antishqiptare, ne i kemi ruajtë dhe aplikuar kodet morale njerëzore.

Një nder përdoruesit apo propaganduesit më të mëdhej të kësaj dinakërie serbe është letrari I. Kadare, i cili në shumicën e analizave të tij politike të “gjeopolitikes” së gadishullit ballkanik shpreh mosinformimin personal për atë se çka në të vërtetë ka ndodhë në sferën e politikës së popujve të gadishullit ballkanik në dy shekujt e fundit e sidomos në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Në shumë analiza ky letrar i cilëson ngjarjet në ballkan si primitivizëm ballkanik, çështje ballkanike, ballkan i trazuar etj. Në gadishulin ballkanik nuk ka pasë dhe nuk ka asnjë filozofi politike e përbashkët e poashtu nuk ka as veprime politike të përbashketa të dy ose më shume popujve banues të gadishullit. Në Gadishullin ballkanik ka politikë Greke, Shqiptare, Serbe, Turke, Kroate, Sllovene, Rumune, Boshnjake por me sigurine më të madhe të mundshme mund të konstatoj se nuk ka politikë ballkanike.


I. Kadare, me rastin e fitimit te shpërblimit ndërkombetar “Man Booker” tha:

Unë jam një shkrimtar nga Ballkani, një pjese e Europës, që për një kohë të gjatë është njohur vetëm për lajmet e tragjedive njerëzore, konfliktet e armatosura, luftërat civile, pastrimet etnike dhe gjëra të tilla“,

Kjo deklarate shpreh nje vetemohim të qenurit letrar Shqiptar, sepse Kadareja ka shkruar në gjuhën shqipe, dhe po qe se veprat kanë tema të gadishullit ballkanik ai është prap letrar shqiptar, e jo letrar ballkanik.. Annacionalizmi komunist ka lënë gjurmë të thella në mendjen e shumices së shqiptareve të Shqipërisë. Poashtu në këtë sentencë shihet mohimi apo mos informimii tij, se në gadishullin e Ballkanit lajmet e këqia dhe tragjeditë vinin vetëm nga veprimi i shovenizmit serb.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës I. Kadare përgjigjet si vijon:

Zëri i Amerikës: Sa i vështirë mendoni se do të jetë procesi i bisedimeve, kur dihen qëndrimet diametralisht të kundërta të palës serbe dhe asaj shqiptare?

I. Kadare: Natyrisht, bisedimet do të jenë të vështira. Ne jemi ende në Ballkan dhe ai ende nuk ka ndryshuar. Ballkani do të ndryshojë shumë ngadalë dhe në këtë gadishull, bisedimet janë më të vështira se kudo. E megjithatë, bisedimet janë më mirë se ndërprerja e tyre; gjithmonë janë më mirë dhe asnjëherë nuk janë më keq, kështu që shqiptarë dhe serbë bashkë, kanë shansin ta prishin këtë traditë të vjetër dhe të keqe ballkanike dhe me vështirësi, aq sa munden, natyrisht, nën trysninë dhe praninë ndërkombëtare, mendoj diçka do të arrihet nga ky dialog.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë kritik ndaj politikës shqiptare në Shqipëri e Kosovë për mungesë uniteti në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Sa mendoni ju se e dëmtojne këto veprime procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës?

Ismail Kadare: Unë mendoj se nuk kam qenë vetëm unë kritik. Përgjithësisht, të gjithë shqiptarët kanë qenë kritikë dhe përgjithësisht, për çdo vend të botës, kur nuk ka unitet mendimi në majat e shtetit, natyrisht, kjo gjë nuk miratohet në publik dhe nga populli në përgjithësi. Kështu që për fat të keq, kjo është një sëmundje tradicionale në Shqipëri dhe në Ballkan.

Edhe në këtë intervistë për negociata, që zhvillohen ndërmjet shovenistëve të sotëm serbë, dhe forcave demokratike te Kosovës, ai e propagandon si një të keqe ballkanike e jo si një bisede ndermjet atyre që dojnë pranim ndërkombetar të lirisë, dhe atyre që deshirojnë kthimin e robërise të një kombi. Prapë një mosinformim apo shpjegim i gabuar i I. Kadarese.

Këto ditë ne Tiranë u organizua koncerti i muzicientit sarajevas me përkatesi serbo–kroate, që për kualitete e tij muzikore aspak nuk është relevant dhe asgjë të keqe nuk ka në organizimin e koncertit të tij. Koncerti dhe muzika dhe duartrokitjet në koncert janë normale dhe askush nuk ka kundër tyre asgjë. Problemi është te laurimi i tij me titull politik nga prefekti i Tiranës.

Muzicienti Sarajevas ka kenduar shqip në kohën e histerisë anti-shqiptare te viteve 80-ta. Në pyetjen e një gazetari: perse sot po kendoni shqip? Bregoviqi u përgjegj se ai është takuar me shumë shqiptarë gjatë jetës së tij dhe të gjithë dinin serbokroatisht. Pse pra edhe ne mos t’i mësojme dy-tri fjalë shqip përmes muzikës time. Kjo ishte pergjigjia e tij. Ky ishte nje veprim qëllimmirë i Bregoviqit.

Ky ishte viti 1983.

Por ne vitet e gjenocidit dhe shkatërrimit të Bosnjes, të organizuar nga shovenizmi serb, Bregoviqi per çudinë e të gjithëve o orientua pro-shovenizmit serb, duke e gjetë strehimin nën ombrellen e regjimit te Beogradit. Ai iu bashkua nje regjisori me përkatesi Rome, i cili u konvertua në serb ortodoks, për çka askush nuk i bën vërejtje në perkatësine e tij kombëtare por vërejtja vjen në përkatësine e tij politike, pro-shovenizmit serb. Bregoviqi bëri muzikën për filmin e Kosturicës, që ishte financuar nga regjimi shovenist serb dhe i cili film duke iu falënderuar korrupsionit e fitoi palmën e artë në festivalin e Kanës. Pra këtu vjen problemi politik. Nëse Bregoviqi nuk është i pranuar politikisht në vendin e tij dhe në qytetin e tij është shume i dyshimte dhe i papranueshëm dekorimi i tij politik në Tiranë.

Një analist nga Shqipëria në gazetën Ekspres të Prishtinës shkroi një artikull lidhur me këtë koncert me vërejtjen e tij se do të shkojë në koncert si evropian i moderuar e jo si ballkanas i përçarë. Prapë këtu kemi të bëjmë me një ginjeshtër, sepse Ballkani nuk është i përçarë, kemi vetëm popullin serb të helmosur me urrejtje patologjike ndaj të gjithë joserbeve. Në koncert muzikor mund të shkosh si individ e kursesi si evropian ose ballkanas.

Më 1997 aktori i shqipërise Mirush Kabashi (me origjinë nga Kosova), në festivalin e teatrit në Kairo fitoi shpërblimin e parë (Sfingën e Artë), dhe për këtë sukses të aktorit shqiptar, RTSH-ja e bëri një reportazhë dhe krejt motoja dhe esenca e këtij lajmi ishte se në Kairo u vërtetua se Ballkani ka aktorë të mire, duke ikur prej të vërtetes se aktori ishte shqiptar që shpërblimin e fitoi për aktrim në gjuhën shqipe e jo në “gjuhën ballkanike”. Ishte edhe ky një mohim i vetvetes, një mosrespekt i identitetit kombëtar shqiptar.

Me fjalë të tjera deri sa intelegjenca serbe e amortizon ligësine e tyre kombëtare dhe e konverton në mënyre dinake në atë ballkanike, në anën tjeter “intelegjenca” e shqipërise e bën të kundërtën, ajo të arriturat dhe sukseset që bëhen si shqipëtarë i konverton në suksese dhe mburrje inekzistente ballkanike. Mjerim kulminant dhe një pasojë tragjikomike e shkombëtarizimit të Shqiperisë. Shqipëria u bë me 1912, bërja e shqipëtareve ne Shqipëri po vazhdon edhe sot… se shqiptarët nuk mbushin lehtë, nuk e kuptojnë realitetin objektiv si e sa duhet…

Qëllimi i këtij shkrimi është të vërtetohet se në publicistikën dhe kritikën shqiptare ekziston një lajthithje e madhe, si pasojë e dinakërise së intelegjencës serbe, që egërsine e tyre dhe arsyetimin e barbarive me rastin e okupimit të trojeve të popujve të tjerë e shpjegojnë duke e konvertuar barbarinë serbe në barbari inekzistente ballkanike.

Besim Prishtina
Prill 2006

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.