KRIZË E KAOS NE PARLAMENTIN E KOSOVËS

0
173
Parlamenti i Kosovës

Nga: Binak MAXHARRAJ

Sot si rrufe zbriti nga qielli deklarata e kryeparlemntarit Glauk Konjufca se ”kjo legjislaturë e Parlamentit te Kosovës nuk meriton te vazhdoi për shkak te papërgjegjesisë se deputeteve”.

Por çka është deputeti?!

Me duket se përkufizimin me të mire ne këtë pyetje e ka dhënë i Madhi At Gjergj Fishta qysh ne virin 1923 ne Parlamentin e Shqipërisë, midis tjerash ai thotë:

“Deputetët duhet të jenë njërëz të ndershëm më virtyte të larta njerëzore, njerëz te beses e te fjalës. Për deputet duhet zgjedhur me të diturit, më te shkolluarit, të mençurit, më të kulturuarit dhe më te edukuarit. Në Parlament nuk duhet të zenë vend njërezit e pamoralshëm, njerëzit pisa, rrugaçë, sallahana, intrigash”, etj. Pra sipas Fishtes populli, votuesi për deputet duhet zgjedhë më te mirët, me te diturit, me te shkolluarit me te edukuarit.

Detyra e deputetit është që të çojë në vend verdiktin e popullit e jo të parrtive politike.
Kjo është bukuria e se mires më qenë deputet, me qenë i besëe, i respektueshëm, i cili e qon amanetin e popullit në vend.

Por si, cili është deputeti i Kosovës?!

Në Parlamentin e Kosovës në të gjitha ligjeslaturat ka pas dhe ka njerëz te ditur, të urtë por një pjesë e madhe janë militant të partive qe as emrin e tyre s’din mire me e shkru janë njerezë te pashkolluar dhe shumë te paedukuar, grindaveca, hajna rrugaça ku më shumë ndegjohën sharje, fyertje të njeri tjetrit, sespe secili mundohet me qenë më azgan, me bajraktar se sa tjetri qe ne të vërtëtë nuk janë askushi, ata me shumë piskasin se sa flasin.janë rebelues te vertet nuk njohin as rregullore, hyjnë dhe dalin ne salle kur të ju don qejfi, i zbatojnë vetem urdhlrat e liderve te tyre partiak. Në Parlamentin e Kosovës ka shumë inate dhe aspak mirësi,shtyrje brylash për interesa partiak e më pak asosh për interesa të shtetit.

Në Paralementin e Kosovës nuk janë raste te rralla kur deputeti edhe kontrabandohet, bëhet mall i cili shitet dhe blehet në tregun e partive politike e jo pse ky ose ai deputet paska cilesi me te mira, por thjeshtë e konsiderojn deputetin si një numër.

Deputetet e Parlamentit të Kosovës shumë here nuk janë ne funksion te mbrojtjës të shtetit, nuk janë në mbrojtje të kufijve, te sovranitetit dhe integritetit te vendit por shkojnë kolektivisht në tradheti kombëtare. Këtë me se miri e tregon kur ata e votuan humbjen e Çakorit të cilët e bën tradhetin më te turpshëm në historin parlamentare të Kosovës, ata lejuan diskutime te mshefta me armiqet tanë për ndarjën e Kosovës, etj.

Ky është deputeti i jonë më shumë mjeran, rrugaç, grindavec, te pa dinjitetshëm, njerez qe se respektojnë as votën e popullit.

Sjellja e deputeve të Parlamentit te Kosovës është e papranueshme, e pamoralshme, pa fije educate me shumë sharlatana, me sjellje rrugaqerie të cilët vijën e shkojnë në Paralemet pa kurrfar obliogimi, ata dalin nga seancat e Parlemntit sipas qejfitë te tyre, sipas urdhërsave te të shefave te tyre partiak, i bojkotojnë seancat edhe ateherë kur Parlamenti duhet te votojë liogje te rëndesishme për vendin, ata mungojn nuk janë ne séance. Me sjelljet e tyre arrogante e pengojnë dhe neglizhojnë punën e Parlamentit me ç’rast Parlamenti si institucion me i rendesishëm ligjedhënes ka ardh ne krizë në një kaos me ç’rast siç thekson edhe vetë kryeparlamentari kjo legjeslatur kështu siç është nuk mund te vazdoi.

Po pse ndodhë kështu, ku e marrin deputetet të sillën sipas deshirës e jo sipas rregullave parlamentare dhe rregullores se Parëamentit.
Një proverb i moçem popullor thotë siç është i ”zoti i shpisë, ashtu janë edhe riobët e shpisë”?!

Vetë kryeparlamentarët viza vijë ne te gjitha legjislaturat e pasluftës nuk kanë qenë në nivel te te detyrës, nuk janë sjellë karshi rregullores se Parlamentit, veta ata kanë kontribouar qe deputetet te sillën kështu siç po sillen pa kurrfarë pëgjegjesie, vije e shkojn kur te dojn,dalin nga seancat kud tu teket, i bojkotojnë seancat kur nuk i përshtatet partis prej nga vijnë dhe kugjë askujtë. Faji jetim, jo faji kryesor për një sjellje te ketillë është vetë kryeparlementari, i cili nuk vepron sipas ligjit dhe rregullores se Parlamendit duke i ndeshkuar me heqjen e pagave për mungesat e tyre dhe sjelljet e tyre arrogante. Çdo deputet nuk guxon te mungoi e as të largohet nga séance pa lejen e kryeparlamentarit, në te kundërten kraparlamenatri duhet te ndermerrë masa ndeshkimore. Deputeti është i obliguar te qendroj ne sale edhe ateherë kur nuk pajtohet për diçka, ai e ka te drejtën e voptes,por nuk guxon te largohet nga salla.

Kjo është ajo më kryesorja qe kryeparlementaret duhet ti zbatojnë rregullat e ndeshkimit për deputetët e papergjegjshëm, ndonëse është edhe e nevojshme qe vetë Parlamenti te votoj rregulla edhe ligje për te ndergjëgjesuar sjellet e vetë deputeteve.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.