MEVLUD BUCI
Shëngjergj me kodra, male e preka
Shëngjergji i vetë burmisë
Lindi e rriti korifeun Sali Leka
Prometeun e betuar të demokracisë
Martir vital e vigan i gjallë
Opozitar me vilacakët e trumcakët
Ke qen e je democrat I klasit të parë
Solid sublime me vetë bajrakët
Është Dibra e nalta, e drejta, e vërteta
Eshte Drini mbush me kroje shkulm e gura
E do të jesh përjet o Sali Leka
I thjeshti I miri me pesëqind milion burra
Qofsh bekue moj Perëndi!
Sa e cmumuar qenka jeta
Besnik për drejtësi demokraci
Tungjatjeta o Sali Leka.
I përndritur, I papërtuar, I padëshperuar
Durimtar e fetar I dallgëve të jetës
E guximtar e krenar I fisnikëruar
Na flet pena e zemra e Sali Lekës.
Mevlud Buci
LIRI E MOHUAR
Kushtuar poetit e të përndriturit Sali Leka i Tiranës dhe i të gjithë poetëve e shkrimtarëvë desidentë, demokratë dhe oponentë të vërtetë.
O njeri i urtë, i vuajtur, i torturuar.
A e ke ti vallë lirinë e mohuar?
A e ke të shtrenjtën mirësi në jetë?
A e ke lumturinë e drejtësinë e vërtetë?
Trumpetat me fjalë të cdo qeverie.
Të lanë në vuajtje, në zhgënjime varfërie.
Ti kurrë nuk kërkon lluks të harbuar:
Nën diktatur-lirinë e mohuar, as se ke kerkuar.
Flasin tellallët me dokra e llogje.
Premtojnë me dredhi të pashoqe.
Thonë se nderojnë cdo njeri të presekutuar.
Duket sheshit liria e mohuar e kane poshtruar.
Shqiptari i gjorë i nderuar ne lashtësi.
Pa se si poetët u flijuan për demokracinë.
Janë në altar e në histori të shkruara.
Pendën e artë për lirinë e mohuar.
Nga MEVLUD BUCI
STUDIUES-KULTUROLOG-MASTER
LISI I MOTIT SALI LEKA
I ngjan lisit rrënjë thellë
I ngjan blerimit, i ngjan mesë (1)
Shtat vigan porsi kèshtjellë
Sali Leka i Tomadhesë
Sali Leka i Tomadheseës!
Si vete kenga e si blerimi
Pende drite – përmes resë
Nuk e mposhti përsekutimi.
Nuk e mposhti pèrsekutimi
Atdhetar bash si e vërteta
N’Tomadhe te flet nderimi
LISI I MOTIT SALI LEKA
Mesë-mbajtja e blertë e arës, ku bleron bari dhe bimët.
MEVLUD BUCI
CEL: 0682577460
KUJT SI DHIMBSET SALI LEKA I TIRANËS ?
KUSH NUK ËSHTË ME SALI LEKËN E SHËNGJERGJIT?
Sinqerisht cilido njeri i cilësdo ngjyre qoftë, nëse ka sado pak shpirt njerëzor kur me bemat me vuajtjet e ato cka shkruar Sali Leka Tiranës do të ndjente dhimbje e përgjegjesi shpirtërore, do të kuptonte se si censura sot shfaqet ne forma të ndryshme.
Misionar dhe vizionarë, i papërtuar e shpirt bardhë, njeri i guximit e i veprimit për demokraci të vërtetë.
Sali Leka nuk tërhiqet, nuk tutet, nuk heshtë. Ai ka vizion të qartë sic e shkruan edhe në dokument të titulluar: ‘INFORMACION I HAPUR PUBLIK‘.
TIRANË, SHTATOR 2022