PROCESI I BERLINIT apo BALLKANI I HAPUR?

0
480
Open Balkan - Oher
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Nëse 6 shtetet e Ballkanit i hapin kufijtë, për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, kjo është me shumë rëndësi për rajonin tonë. Si do të bëhet ai, nga Procesi i Berlinit, mini-Schengeni, apo Ballkani i Hapur, kjo nuk ka edhe aq rëndësi. Ka rëndësi kjo për shtetet që nuk e pranojnë Ballkanin e Hapur, pa dyshim.

Por megjithatë, siguria e marrëveshjes nuk diskutohet, që ruhet më mirë nga BE, pasi atje zbatohet edhe marrëveshja e Schengenit, nga e cila merret edhe shembulli, për t’u zbatuar nga 6 vendet e paintegruara në BE të Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit garantohet nga BE, dhe mund të pranohet më me lehtësi edhe nga Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, që e kundërshtojnë Ballkanin e Hapur. Kurse Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e tre liderve të Ballkanit, konkretishjt të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, e cila u pa me mosbesim nga 3 vendet e tjera, dhe u paragjykua si iniciativë serbe e ruse…

Prandaj me rëndësi është, që kufinjtë në Ballkan të liberalizohen, tensionet mes vendeve të ulen, dhe bashkëpumimi rajonal të rritet ashtu si e kërkon BE, që vendet e Ballkanit të daklin nga strofulla e tyre e helmatisur me nacionmalizma e marrina të tjera dhe të përparojnë.

Nëse Gjermania hyn garant për ta marrë përsipër, dhe/ose mbështetur këtë proces, do të ishte shumë mirë dhe një garanci e shtuar, që procesi i liberalizimit në Ballkan të ecë në një drejtim më të besueshëm dhe me të sigurtë, në rrugën e integrimit në BE.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.