Festimin e 25 Vjetorit të Ditës së Çlirimit, në Grykën e Shalës, më 14 Qershor 2024, nga ora 14:00

0
54
Agjenda për 25 - vjetorin e Çirimit

FTESË

Shalë, 11 Qershor 2024

Të nderuar media,

Organizata Joqeveritare ‘Vizioni Rinor i Shalës’ po organizon aktivitete për 25 Vjetorin e Ditës së Çlirimit, mbështetur nga DKRS-Lipjan, andaj kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndjekni:

Festimin e 25 Vjetorit të Ditës së Çlirimit

Në Grykën e Shalës

Më 14 Qershor 2024, nga ora 14:00

 “Kujtesa Kolektive nga lufta në Fshatin Shalë”, është një ndër projektet më të frytshme dhe emocionuese! Duke u fokusuar në kthimin e kujtimeve tek banorët e fshatit Shalë dhe më gjerë nga lufta, ne po ndërtojmë një rrugë që e lidh të kaluarën me të tashmen në një mënyrë të veçantë. Kjo lloj iniciative nxit bashkëpunimin dhe dialogun mes brezave, duke krijuar një përvojë të rëndësishme për të gjithë komunitetin tonë.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është mbledhja e kujtimeve të banorëve shaljan dhe është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së historisë dhe identitetit të tyre, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit tonë dhe duke përkujtuar e nderuar luftën dhe rezistencën e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në këtë aktivitet do të ketë prezantim të fotografive të viteve 1990-1999, ku do të sjellin një frymëzim dhe një rikthim kujtese për kohën e luftës. Ne si organizatë do krijojmë një ambient autentik për të  shpalosor se si jetonin dhe përballonin banorët sfidat në kohën e luftës në Grykën e Shalës, duke ndërtuar tendat e improvizuara, ata do të jenë në gjendje të përjetojnë përjetimet e të kaluarës dhe të sjellin në jetë historinë e tyre për të tjerët. Kjo nismë do të ndikojë thellë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, duke i afruar ata më shumë me historinë e luftës.

Gjatë këtij aktiviteti do të bëhet kombinimi i  ushqimit tradicional me një program kulturoro-artistik për të festuar 25-vjetorin e Çlirimit, ku do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme që do të mbahet në kujtesë për shumë kohë.

Aktiviteti mbahet me datë 14 qershor 2024 (e premte) nga ora 14:00 deri në ora 16:30 në Grykën e Shalës, afër Kullës së ‘Vehbi Metë Shamolli’, si dhe programi kulturo-artistik nga ora 20:00-22:00 në Sheshin ‘Rambouillet’ në Shalë.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet telefonit në numrin: 045 894 013 ose 046 113 184 ose email-it tek: vizionirinorishales@gmail.com, më së voni deri të enjten, 13 qershor 2024. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për çdo informacion shtesë që keni nevojë.

Sinqerisht,

Leotrim Pajaziti
Drejtor Ekzekutiv
OJQ ‘Vizioni Rinor i Shalës

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.