Shkruan: Florim Zeqa, 26.04.2026
Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe avangarda e ndryshimeve pozitive përmes veprimeve ligjore dhe demokratike. Të zgjedhurit e popullit duhet të jenë zëri i qytetarëve në Kuvend! Mirëpo kur të zgjedhurit e popullit shndërrohen në pengje të liderëve partiakë dhe nuk përfillin interesin e shtetit dhe të qytetarëve, atëherë populli duhet të mobilizohet për të dalë në mbrojtje të instuitucioneve shtetërore!
Çka mund të bëjë populli?!
Në demokraci populli mund të bëjë shumë, pasi është forca dhe është mbi të gjitha partitë politike, e ka të drejtën legjitime të ushtrimit të presionit ndaj të zgjedhurve të vet kur ata e lëshojnë ‘rrugën e Zotit’!
Në të kundërtën, mos reagimi i popullit ndaj politikanëve që shpërdorojnë vullnetin e qytetarëve është heqje dorë nga shtetndërtimi dhe sovraniteti!
Mos interesimin e popullit për t’i mbrojtur institucionet e shtetit nga rrënimi dhe demokracinë nga abuzimi, politikanët e papërgjegjshëm janë duke e shfrytëzuar maksimalisht heshtjen e qytetarëve karrshi lojrave të ndyra për pushtet!
Një popull që heqë dorë nga interesi i shtetit i harron të gjitha mjetet demokratike për mbrojtjen e shtetit siq janë: protestat dhe demonstratat, bojkoti dhe padëgjueshmëria qytetare e deri tek bllokimi i institucioneve shtetërore, ai kthehet në servil i politikanëve!
Duke e njohur mirë shpirtin liridashësh së popullit tim, rezistencën e gjatë titanike për çlirim dhe luftën heroike kundër pushtuesve serbë, kam besim të plotë se kësaj radhe nuk do të rrijnë duarkryq, por do të veprojnë në mbrojtjen e shtetit.
Bllokimi i deputetëve në Kuvend më 28 Prill deri në zgjedhjen e Presidentit të ri duhet t’iu jepë fund lojrave të ndyra politike, ofertave të pasinqerta dhe refuzimeve abuzive të liderëve partiakë, të cilët po sillen sikur Kosova të ishte pronë private e tyre e jo shtëpi e të gjithë qytetarëve të devotshëm të këtij vendi!
Ftesë publike qytetarëve dhe gardianëve të shtetit (policëve dhe ushtarëve)
Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të zakonshëm dhe të uniformuar, intelektual dhe punëtor, mjek dhe profesor, artist dhe krijues letrar, me 28 Prill 2026 bashkohuni si një trupë e vetme para Kuvendit të Kosovës për të ndihmuar institucionet dhe për të mbrojtur ekzistencën e shtetit!
Paraprakisht rekomandoni deputetët para hyrjes në Kuvend se nuk nuk të ketë dalje nga objekti i Kuvendit pa zgjedhjen e Presidentit qoftë edhe nëse seanca zgjedhore zgjatë me ditë e netë të tëra, me javë apo muaj!
Vetëm bllokimi hermetik i Kuvendit (të gjitha hyrje-daljet dhe dritaret), qoftë nevoja edhe me murosje të përkohshme, do t’i detyronte deputetet t’i thërrasin mendjes dhe t’i unifikojnë qëndrimet në gjetjen e zgjiidhjes për Presidentin, si kusht i vetëm i daljes nga Kuvendi!
Po ashtu, kësaj radhe inspektorati i punës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duhet që ta mbyllë edhe byfenë e Kuvendit, në mënyrë që të zgjedhurve të popullit mos t’u lejohet të konsumojnë pije dhe as ushqim nga brendia e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit!
Këto masa të rrepta paralajmëruese do t’i vetëdijësonin deputetët dhe padronët e tyre (liderët partiakë) në marrjen e vendimeve të drejta dhe të shpejta në dobi të shtetit dhe qytetarëve!
Lufta e hapur e liderëve partiakë për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit në gjetjen e një emri konsensual për President, që moti do duhej të kthehej në garë, se cili prej tyre do ta ofrojë kandidatin më serioz dhe më të mirë, më të përshtatshëm dhe më unifikues të skenës së trazuar politike.
Nëse edhe këto masa rekomanduese nuk përfillen, atëherë duhet të pasohet me hapin e radhës për caktimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar jashtë këtyre forcave parlamentare!
Vetëm në këtë mënyrë, qytetarët e ndershëm dhe atdhetarët do ta shlyejnë borgjin që kanë ndaj vendit. Në të kundërtën me heshtje, pa ndërmarrjen e asnjë veprimi demokratik do të bëhemi të gjithë bashkërrënues të shtetit që e fituam me gjak dhe sakrifica të mëdha.
Florim Zeqa, 26.04.2026
Shënim: Kush e ka fuqinë në Demokraci që t’i bllokojë deputetërt në Kuvend?! Ky është mentaliteti turqeliko-islamik, që kanë shqiptarët, që hiqen edhe demokratë, nuk e kuptojnë demokracinë dhe sillen me diktat si autoritarë ose diktatorë… Populli është turmë po nuk u drejtua nga dikush, e kush e drejton popullin drejt bllokimit të Kuvendit?! (demokrati liberal Florim Zeqa) /AÇ











Zotëri i nderuar, kjo është thirrje për dhunë. Ekzistojnë dhjetëra rrugë të tjera paqësore për të bërë zgjidhje të duhur.
Pjesë e këtyre mosmarrëveshjeve jemi ne vetë që për interesa çfardo qofshin ato i votojmë ata që luftojnë për t’i ruajtur privilegjet që ua sjellë imuniteti i deputetit dhe beneficionet shtesë.
Sikur të peshonim drejtë dhënien e votës dhe painteres do të kishim gjendje stabile sikur që kanë shumica e vendeve në Evropën Perëndimore.
Por ne fare lehtë biem në karemin e atyre që vite e vite mbajnë pozita deputetësh dhe vazhdimisht premtojnë parajsën e në fakt punojnë për veten dhe klanet e tyre.
Një urti popullore thotë: hallall mashtrimi i parë se ai i dytë s’do të ndodhë. Ne po na ndodhë mashtrim pas mashtrimi sepse vetë po i bëjmë argatin të korruptuarve dhe kolltukqinjëve. Mbase mundem me gabuar por Ju, pati shprehur publikisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së. Çfarë ndodhi ?
Shënim: Keni hequr Vuçiqin, ky o kërkon një Vuçiq për me i ba zap deputetët e Kosovës… E kush ia jep atë forcë atij për ta bëre këtë punë mbi të zgjedhurit politikë të Kosovës?! Pra, ky në ndjenjën e brendshme don me qenë më lart se të gjithë, me i komandua të gjithë deoputetët e Kuvenduit – si diktator në emër të popullit – e këtu merr fund demokracia. Si po bën Rama në Shqipëri, që e vjedhë vendin, e nuk po pyet për askënd.