VEPRIMI POLITIK I ALI AHMETIT

0
137
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Po, veprim i mençur politik – Historik, kohën e fundit në politikë nga “Abazi” i Malit, dhe Sot i Fushës: Që, gjatë këtyre zgjedhjeve luftarake presidentciale dhe parlamentare me “Grupin e Zjarrit”, dhe të Fushës (Ditën e Nesërme). Qafëpërqafe, me kuoalicione në dy Fronte: “Fronti Evropian”, dhe “Grupi Zjarrit” VLEN. Hë për hë, fati tyre si politikanë: “Fronti i Fushës”, nuk doli në fushën e mejdanit. Ali Ahmeti, i  mori me vete si sejmenë përmbrapa edhe parititë politike turke dhe rome. Pse, jo: ndoshta, Nesër edhe ato serbe. Kutadi, Unë?!

Përballë të pranishmëve në sallë dolën edhe drejtuesit e partnerëve të koalicionit nga “Fronti Evropian”, ku spikati shtrëngimi i duarve edhe mes Selës dhe Menduh Thaçit, të cilët poashtu janë të njohur edhe si dy armiq të përbetuar për një dekadë. Akuza për vrasje, tradhëti, korrupsion dhe shitje të interesave kombëtare shqiptare. Fyerje, të pakursyera ndërmjet tyre ishin shoqëruar vite me radhë të aktiviteteve tyre në skenën politike. Luftë për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Pajtim kombëtar partiak, që vështirë Sot, do ta bënte edhe Anton Ҫeta. Po, ja ia arriti qëllimit Ali Ahmeti i Zajazit (“Abazi”).

Nuk, e them shkakun e këtyre përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë shkrim publicistik. E kam thënë vite me radhë nëpër shkrimet e mia publicistike të publikura në mjetet e informacionit. Edhe, me libra: librarive dhe bibliotekave, në Shqipëri dhe nëpër Botë. E ka thënë edhe vetë Ali Ahmeti, pjellat e tia partiake me poste partiake dhe pasuri marramendëse, që i polli vetë gjatë pushtetit tij “demokratik”, Sot: ia fusin thikën pas shpine. Edhe, Sot: i dalin krye më vete si kundërshtarë në gara parazgjedhore politike për pushtet. Poste partiake dhe pasuri personale, familajre?! Vetë, i mësoi keq “Abazi” i Malit. Sot, i Fushës për në Liri.

Pamarrë parasysh, se: njërën nga Shtëpitë e para Gazetare Botuese “ASDRENI” (1992), gjatë pushtetit të tij “demokratik” me argatët e tij partiak politik, pa asnjëfarë paralajmërimi dhe dënimi me para në bankë, e fshinë nga Regjistri qëndror i IRJ të Maqedonisë, dhe e mbyllën me dry, duke ia konfiskuar me qindra mijëra denarë, pa shenja paralajmërimi dhe dënimi gjygjësor.

Unë, Sot: Si Kalosh Ҫeliku, nuk jam anëtar i asnjë partie politke shqiptare, as “maqedonase”. Aqmëpak, i “Frontit Evropian”, dhe as i “Grupit Zjarrit” me këmbët dhe trutë legen. Shkaku, se: jam i bindur, se: në politikë nuk ka “besë”. Po, vrasje, mashtrime, vjedhje dhe tradhëti. Ndoshta, Nesër mund të jem anëtar i Grupit Fushës, pasi të zbres me Penë nga Mali?!

Dhe, ky veprim politik i tyre fytas njëri me tjetrin para fushatave parazgjedhor për poste partiake dhe pasuri familajre: Mua më trembë pas “fitoreve tyre madhështore” të Ditës Nesërme. Se, e di: “Abazi”, do të fitojë edhe në këto zgjedhje presidenticiale – parlamentare. Arsyeja: populli shqiptar, Sotpërsot, nuk ka rrugë tjetër për të zgjedhur parti politike shqiptare. Kopilat, që i pollën vetë Dje Partitë Politike Shqiptare me argatë, Sot: “hyzmeqarë” me “Din e Iman”, dhe “Besë”, gjatë këtyre viteve “demokatike” për “Ndryshime” (?!), që, na i lanë pas porte si “Kalë Troje”. Dhe, i kanë vënë pusi Lirisë. Ditës Nesërme.

Vështirë, se: pas kësaj fushate parazgjedhore do të fitojnë shqipëtarët e Maqedonisë Veriut me këto kopila të partive politike. Pamarrë, parasysh fushatat e tyre parazgjedhore të “zjarrata patriotike” me premtime pas  “fitoreve madhështore”.

Që, ua dimë Nënën, por jo edhe Babën?!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.