HYSEN IBRAHIMI, OSE PENA E VYER PAN SHQIPTARE

0
539
Vepra 4 - Veprimtari kulturore - janar 2023

Shaqir Foniqi

Aktivisti i paepur dhe i palodhur për kauzën kombëtare, Hysen Ibrahimi, prej shumë vitesh zhvillon aktivitet pan shqiptar në shtetet skandinave, në veçanti në Suedi

Sot doli nga shtypi libri i radhës, i titulluar ”VEPRA 4 (Veprimtari kulturore), autor z. Hysen Ibrahimi. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Aktivisti i paepur dhe i palodhur për kauzën kombëtare, Hysen Ibrahimi, prej shumë vitesh zhvillon aktivitet pan shqiptar në shtetet skandinave, në veçanti në Suedi. Ai, qoftë si kryetar shumëvjeçar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, qoftë si aktivist i thekur, gjithmonë ishte një zë i fuqishëm i shqiptarizmës. Ibrahimi nuk u lodh kurrë në rrugëtimin e tij, si një marathanomak, për çështjen shqiptare dhe sensibilizimin e saj në vendet skandinave.

Puna e tij e vyer i ngjason një peme plot me frute atdhetare, në shkallë lapidare.

Hysen Ibrahimi po lë gjurmë të thella edhe në publicistikë, duke botuar tituj me opinione, por edhe monografi.

Ai, duke ditur se gazetaria është sikur pema që rrënjët i ka të hidhura, por frutin e ka të ëmbël, i ka hyrë kësaj hullie me plot elan dhe dashuri.

Ai tashmë është dëshmuar më se një herë se shkrimin e ka pasion dhe vokacion shpirtëror, prandaj çdo vepre i qaset me seriozitet dhe angazhim deri në admirim.

Ky elan e përshkon edhe veprën e tij të radhës, të titulluar ”VEPRA 4”, (Veprimtari kulturore), cila pa dyshim do të jetë një gjerdan plot shkrime interesante dhe faktografi të përzgjedhura e domethënëse.

Pra, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, që nga themeli e ruan dhe kultivon prefiksin Pan shqiptare, sepse është bērë një vatër e ngrohtë, ku të gjitha mendjet e ndritura gjejnë vend, me shkrimet e vyera, e me taban kombëtar!

Ajo, ka relacione të ngrohta me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me intelektual nga e gjithë gjeografia jonë kombëtare, ku organizohën aktivitete të rëndësishme e të përfillshme shkencore, me çka shoshitën çështje të mëdha, që kanë të bëjnë me fatin e kombit!

Një Akademi do të organizohet edhe sivjet më 18 shkurt 2023 me rastin e 500 vjetorit të Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetorit të shtetit të Kosovës.

Me një fjalë, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, me qendër në Suedi, është për çdo lakmi.

Kësisoj, unë, në cilësinë e recensentit, kam dhënë pëlqimin për botimin e veprës së tij, shoqëruar me urimin dhe shpresën se nuk do të ndalet në rrugëtimin e tij shkrimor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.