Medvedev: “Johnson dhe Draghi ikën, kush e ka radhën?”

0
Dimitry Medvedev

ISH-PRESIDENTI RUSoe24.atPërktheu Arben Çokaj

Medvedev postoi me radhë foto të kryeministrit britanik Boris Johnson dhe kryeministrit italian Mario Draghi, atëherë një figurë në të zezë me një pikëpyetje, që do të thoshte “Kush do të jetë i radhës?”

Romë/Moskë/Kiev (Kiev). Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka komentuar në mënyrë sarkastike zhvillimet politike në Romë dhe Londër. Medvedev postoi me radhë foto të kryeministrit britanik Boris Johnson dhe kryeministrit italian Mario Draghi, atëherë një figurë në të zezë me një pikëpyetje, që do të thotë “Kush do të jetë i radhës?“.

Ditët e fundit, Medvedev ishte shprehur pas dorëheqjes së kryeministrit britanik, duke shkruar edhe përmes telegramit: “Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! Iku i pari…“. Draghi njoftoi dorëheqjen të enjten në mbrëmje.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.