Organizatat Patriotike Kosovare 1945-1999

0
Kosova Map

Organizatat më patriotike që kanë ekzistuar dhe vepruar në Kosovë, dhe të cilat e qliruan Kosovën ishin:

Organizatat legale SHFNK (Shkollat Fillore Në Kosovë).
Organizatat legale SHEMNK (Shkollat e Mesme në Kosovë).
Organizata legale UIPNK (Universiteti i Prishtinës Në Kosovë.
Organizata legale IIANK (Instituti i Albanologjisë Në Kosovë).
Organizata legale SQMMSNK (Sportistët që merren me Sport në Kosovë).
Organizatat rinore TE KURRIZI, TE QAFA, TE SANTEA.
Organizata patriotike KEP (KORZOJA E PRISHTINËS).

Dhe organizata më e rëndësishme super-patriotike SHQKNINK (Shqiptarët Që Kurrë Nuk Ikën Nga Kosova).

Këto organizatat janë më të rëndësishmet që i ka pasë kombi SHQIPTAR në Kosovë gjatë e okupimit që zgjati nga 10 Korriku i vitit 1945 deri më 12 Qershor 1999, kur AMERIKA & BRITANIA e qliruan Kosovën.

Kosovën e ruajtën, shpëtuan dhe e qliruan ata që kurrë nuk ikën nga Kosova, ata për të cilët intervenoi AMERIKA & BRITANIA, e jo për ata që shkuan në Turqi, Zvicër, Gjermani, Suedi, Australi, London, New York… etj.

Sepse masakra e Reqakut ndodhi në Reqak, e jo në Zurich.
Familjet Jashari, Deliu, Ahmeti, Berisha… u vranë në Kosovë, e jo në Skandinavi. Mijëra femra u dhunuan në Kosovë e jo në BE. Shkollat në shtëpi u mbajtën në Kosovë jo në Shtutgart. 14 mijë Shqiptarë u vranë në ATËDHE jo në europën perendimore, r prej tyre 1800 fëmijë u vranë në MËMËDHE.

Në 1998-99 jetonin në male deri në 300 mijë Shqiptarë, e jo nëpër hotelet, motelet, diskotekat, banesat e BE-së.

Kosovarët transportoheshin si kafshë me tren deri ne Bllacë, e jo në Banhoffa. Masakrat u kryen në Krushë, Mejë, Gjakovë…. jo në mërgim.

Disa “aktivist politik” mahniten me këngën lajthitëse me titull hipokrit:” Niset trimi për gurbet”! thua se shkuan në luftë me Zvicran e Gjerman …etj.

Kënga duhet quajtur:

“Mbeten trimi dhe trimnesha në vend t’vet”…me u përball me armikun e vet”.

Në protesat 1968-1998 në Kosovë vriteshin Shqiptart, ndërsa në Europë një kime floku nuk ju ka munguar “aktivistëve”, si pasojë e protestës.

Disa “aktivistëve politik” në mërgim ua vlerësoj një aktivitet gjatë luftës: ju lodhën duart duke e ndërruar kanalet televizive: BBC, CNN, SKYNEWS, EURONEWS, dhe duke shikuar se qka po ndodhë “atje poshtë” në Bllacë, Krushë, Gjakovë, Pejë…

Nga mërgimi janë shumë hajna qeveritar, komunal dhe parlamentar, që u kthyen me vjedhë në Kosovë …pas 12 Qershorit 1999.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.