“Morali” politik i pushtetarëve!

0
118
Florim Zeqa - Donika Gërvalla

Shkruan: Florim Zeqa, 24.04.2024

Paradoksalisht, në të njëjtën ditë kur ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Donika Gërvalla-Schwarz merr vendim për “ndalimin” e punësimit të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD, Albin Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin, pikërisht në komisionin për sekretar të ministrisë që ajo drejton!

Vendimi i Gërvallës për të fshehur punësimet familjare

Mbase do të ishte krejt normale sikur z. Donika Gërvalla- Schwarz këtë vendim ta merrte në fillim të mandatit politik dhe ta respektonte me devotshmëri, por, ajo tani kur këtë po e bën si kamuflazh për të hipnotizuar elektoratin e mashtruar dhe qytetarët e dëshpruar sipas receptit të Albin Kurtit, për kinse qeverisje të mirë dhe me duar të pastra, siq ishin deklauar në fillim të mandatit politik!

Pra, Zv. kryemininistrja e parë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka nënshkruar një vendim përmes të cilit kinse “ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, por në fakt po del të jetë e kundërta e saj çfarë ka nënshkruar!

Nepotizmi dhe familjarizmi janë dukuri të trashëguara dhe të shëmtuara në secilën ministri.

I gjatë dhe i pafund është rreshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në të gjitha ministritë, i punësimit të familjarëve të ngushtë: i motrave dhe vëllezërve, grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, dajëve dhe tezeve, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, policëve dhe inspektorëve të sigurimit, prokurorëve dhe gjyqtarëve të ish regjimit të Millosheviqit.

Të mos flasim për përfaqësitë diplomatike që janë krejtësisht të familjarizuara dhe stërmbushura me militant partiak.

Punësimet nëpër ministri dhe përfaqësi diplomatike, me lidhje familjare ose kush “qet n’Def më shumë”

Ky është kushti dhe kriteri kryesor i punësimeve në ministri dhe staf diplomatik e jo siq e pohon z. Gërvalla- Schwarz: “Punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”!

Le të ma thotë zonja Gërvalla-Schwarz, se cili diplomat në këto tre vjetët e fundit është emëruar sipas kritereve të sipërcekura?!

Përgjigja është, asnjë i vetëm!

Sipas burimeve të Insajderit, në ditën kur zonja Gërvalla-Schwarz nënshkruan vendimin e kamufluar, shefi i saj, Albin Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin në komisionin për sekretar të ministrisë që ajo e drejton!

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike ka themeluar komisionin për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë pozitë janë emëruar persona që janë të lidhur me pushtetin. Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes se vendit, do jenë ata që do vendosin për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës”! (Insajderi).

Ndryshimi vetëm në kohë dhe përmbajtje

Për të mos u zgjatur më tepër në të dhënat dhe faktet që dëshmon Insajderi, shtrohet pyetja e logjikshme, çfarë ndryshimi sollën këta që erdhën në pushtet!?

Përgjigja është asgjë ndryshe nga pararendësit e tyre! I kanë mbushur ministritë dhe stafin diplomatik me militant partiakë dhe injorantë të papërgatitur në aspektin profesional, me servil dhe puthador të të gjitha pushteteve, e për më tepër se kaq edhe me bashkëpunëtorë të regjimit okupues të Kosovës së viteve të ’90-ta!

Thënë të vërtetën edhe pushtetarët aktualë në aspektin material nuk qëndrojnë keq. Nga hiqi edhe këta u bën milionerë, i blen nga tre-katër shtëpi dhe banesa në vlera milionëshe, janë aksionarë të bizneseve më profitabile në vend. Këtë nuk po e themë unë, por e thotë raporti i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë, në të cilin raport, presidentja Vjosa Osmani renditet milionerja e dytë në vend!

Në që e marrim guximin dhe i kritikojmë pushtetarët, duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të kujdesshëm nga mendësia autoritare dhe hakmarrëse e dy krerëve shtetërorë, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët mund t’na “shpërblejnë” në çdo formë të mundshme!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.