Plaku i PD duhet të iki në shtëpi, pa kërkuar ndjesë

0
171
Charles McGonigal with his wife

Roland Bejko

I vetmi akt moral për tu shpëlarë nga imoraliteti i tij politik për mënyrën si i manipuloi një pjesë të mirë të demokratëve, për Sali Berishën, mbetet vetëm dorëheqja nga kreu i foltores.

Pa kërkuar ndjesë sepse ai nuk gaboi pa dashje kur i helmonte mendjet e militantëve me teza të tilla për ish kryetarin legjitim të PD-së si i kapur nga Rama, i shitur te Rama, broker kryetar, i implikuar në lobime me rusët, i ndaluar nga SHBA-të për të hyrë në territorin e tyre, i implikuar në trafikun e drogës dhe në aferën e pareve që vinin nga Brukseli me toyotën Yaris, i implikuar në aferën e portit në Durrës me Ramën, etj, etj shpifje të tilla pa fund.

Ata që e besuan, e ndoqën nga mbrapa në marëzinë e tij.
A patën militantët faj që e besuan “lexhendën” në shpifjet dhe gënjeshtrat e tij?
Joo, nuk patën fare faj për disa arsye:

Arsyeja e parë, sepse kush më mirë se Berisha që ish bashkryetar i PD me Lulin në krye të saj qysh prej 2013 do ta njifte më mirë atë?! Duke qenë se Berisha e njihte mirë Lulin, besohej në ato që thoshte. Për më tepër që namin e kish si burrë që nuk gënjen kurrë…

Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill 2021 të gjithë ishin të dëshpëruar e të pashpresë pasi pritshmëria për të fituar ishte e lartë. Si të tillë, kur Berisha u idendifikoi shkaktarin që “i shiti” zgjedhjet në “marrëveshje ” me Ramën, ata e besuan.

Arsyeja e tretë, është sjellja e vet Bashës i cili nuk mundi të merte dot distancën e duhur nga Rama pas marrëveshjes kokë më kokë me të në vitin 2017. Asnjëherë nuk u çlirua dot nga kompleksi i pazarxhiut që spas Berishës së foltores ” në atë marrëveshje bëri pazar me Ramën në shkëmbim të përfitimeve financiare me firmën e kunatit..”

Arsyeja e katërt, ishte se Basha tregoi inkompetencë serioze në drejtimin e partisë duke mos dalë dot kurrë nga hija munduese e Berishës që e mbulonte ashpër vet, drejtëpërdrejtë, por edhe duke e mbajtur në rrethim me “bashkëpunëtorët” e tij më të afërt, të cilët i mori paketë me vete te Foltorja sapo u prish me Bashën.

Sot që lakrorit i dolën petët dhe duket qartë se Rama jo vetëm nuk e ka pasur të kapur kryetarin e djeshëm të opozitës, por ka shpenzuar shuma të mëdha parashë duke korruptuar finksionarë të shtetit amerikan për të goditur kryetarin dhe Partinë Demolratike duke sajuar një implikim të remë në lobime me para ruse.

Dhe Berisha, nuk është se nuk e dinte që Basha nuk ka qenë i kapur nga Rama, por Berisha me një narativë makiavelike përça e sundo, i interesonte ta shiste Bashën para militantëve dhe opinionit publik si armikun që kish thyer besimin e atij vet, që kish “tradhëtuar” interesat e demokratëve e të shqiptarëve duke i lejuar Ramës marrjen e mandatit të tretë në shkëmbim të përfitimeve personale e familjare.

Berisha, i refuzuar vet nga gjithë perëndimi euroantllantik me damkën e non gratës, pati guximin të akuzonte të tjerët si njerëz që nuk e kalonin dot oqeanin për në SHBA.

Sot, pas lajmeve që po trondisin botën mbarë se si një kryeministër paguan ryshfet për të dëmtuar opozitën e vendit të tij të vijë në pushtet në mënyrë demokratike, gjithçka është e qartë.

Kështu që Berishës i kanë rënë të gjitha argumentat me të cilat morri një pjesë të PD duke e ndarë atë në disa copë.
Tashmë ka ardhur koha të iki me turp në shtëpi, dhe t’i japë mundësi PD të bashkohet nën një filozofi të re, e me një ekip të ri të dalë nga një proces demokratik zgjedhjesh të nëhet alternativa që duan shqiptarët për tu qeverisur normalisht.
Ne e dimë që Berisha nuk e bën këtë gjest.

Nuk e bën se atij i duhet ta përdorë PD si strehimore për tu mbrojtur politikisht nga sulmet që mund t’i vijnë nga drejtësia për dosjet e hapura.

Por PD nuk është pronë e tij. Demokratët nuk mund të mbeten pengu i tij i përjetshëm. Ata sot që e vërteta doli sheshit, kanë rastin të distancohen prej tij. Këtë akt duhet ta bëjnë sot. Sepse që do ta bëjnë një ditë, kjo nul diskutohet. Por, nëse e bëjnë pasi të humbasin edhe zgjedhjet e 2025-ës, atëherë do jetë vonë. Ramës, apo pasardhësit të tij në pushtet, për intetesat e Berishës, do t’i kenë falur edhe mandatin e katërt qeverisës.

Kjo llogjikë është e tillë sikur drejtësia, apo faktorë të tjerë të mos kenë ndërhyrë më parë për t’i çliruar shqiptarët nga Trekëndëshi i Bermudës që prej 32 vjetësh e mban të ardhmen e tyre peng të imteresave të veta korruptive dhe antishqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.